Rreth Nesh

E përjavshmja “Nacional” dhe e perditshme online në adresen: www.gazeta-nacional.net, është gazeta(revista) e vetme në tregun mediatik shqiptar e dedikuar ndaj kulturës, letërsisë, arteve, kerkimeve shkencore albanologjike dhe çeshtjes nacionale.

Si pjesë e grupit mediatik “Nacional Group”, është krijuar, në Tiranë, 8 vjet me parë nga një grup shkrimtarësh,  publicistësh dhe perkthyesish elitar, duke krijuar me shpejtësi emrin e saj prestigjioz. Gazeta botohet në Tiranë dhe është e vetmja media e shkruar shqipe që shpërndahet në 10 mijë kopje në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi.

Gazeta drejtohet nga studiuesi, përkthyesi, publicisti dhe poeti i mirënjohur dhe me famë ndërkombëtare Mujë Bucpapaj, i ndihmuar nga një staf profesionistësh në Tiranë, Prishtinë, Shkup, SHBA, Romë, Athinë, Bazel dhe Ulqin, duke patur korespondentët e saj në të gjitha vendet e rajonit, në Europë dhe në SHBA.

Revista Akademike “Nacional” është një media ndërkombëtare e hapur për bashkëpunim të nivelit të lartë kërkimor, akademik, por edhe për krjimtari letrare dhe artistike.

Na shkruani në adresen: nacionalalbania@yahoo.com dhe bucpapaj@yahoo.com.

Mob: +355 68 20 74 316

Adresa: Blloku i Mediave, ish-Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë

E-mail: nacionalalbania@yahoo.com dhe bucpapaj@yahoo.com.

www.gazeta-nacional.net

Tel: +355 42 455 544

Mob: +355 68 20 74 316

 

Kush është Shtëpia Botuese “Nacional”

Shtepia Botuese “Nacional” është një ent botues që u përgjigjet më mirë se kushdo tjetër politikave botuese dhe promovuese të librit në shekullin e 21-të. Ajo po përballet me gjetjen e rrugëve të reja të tejkalimit të spostimit të vemendjes që ka pësuar libri i printuar nga konkurentë të fortë të informacionit të sipërfaqshëm si televizioni dhe interneti. Shtepia Botuese “Nacional” është pjesë e një gjigandi mediatik si gazeta javore kulturore Nacional ( e përditshme në ëëë.gazeta-nacional.com) , Radio Nacional, dhe televizonit online “Nacional.”

“Nacional” është duke punuar fort për t’i kthyer statusin e humbur librit të printuar, duke i bërë atij publicitetin me të madh, duke e kombinuar atë në gazetë, radio, internet, televizon online dhe promovim në Qendrën e Letërsisë dhe Arteve “Nacional.”

E përjavshmja “Nacional” dhe e perditshme online në adresen: www.gazeta-nacional.net, është gazeta më e madhe në tregun mediatik shqiptar e dedikuar ndaj kulturës, letërsisë, arteve dhe çeshtjes nacionale. E krijuar tetë vjet më parë nga një grup shkrimtarësh, publicistësh dhe perkthyesish elitar, ajo ka krijuar me shpejtësi emrin e saj prestigjioz. Gazeta botohet në Tiranë dhe është e vetmja media e shkruar shqipe që shpërndahet në 10 mijë kopje në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni dhe në Mal të Zi.

Gazeta drejtohet nga një staf profesionistësh në Tiranë, Prishtinë, Shkup dhe Ulqin, duke patur korespondentët e saj në të gjitha vendet e rajonit, në Europë dhe në SHBA. Publikimi i krijimtarisë tuaj në faqet e gazetës “Nacional” do t’u afrojë numrin më të madh të lexuesve si dhe gjeorgrafinë më të gjërë të shpërndarjes.

Këtë prioritet e ka obsolutisht vetëm Shtepia Botuese “Nacional” e cila me këto parametra konkuron çdo botues tjetër në Shqipëri dhe rajon. Shtepia Botuese “Nacional “ është duke ndjekur prirjet e lexuesve per librin dhe mbi këtë bazë është duke ndertuar politikat botuese më të përshtatshme. Prandaj ne i kombinojnë botimet e printuara dhe ato në trajtën e E-book, botimet në tirazh të lartë me ato pak kopje, biles edhe një kopje të vetme, duke i ardhur në ndihmë çdo krijuesi i cili mund të mos ketë mundësi financiare për të botuar në qindra kopje. Për çdo liber të botuar, bazuar edhe në një marrëveshje më autorin apo mbajtësin e të drejtë së autorit, “Nacional” bën edhe publikimin e tij në internet në portalin e gazetës “Nacional”, si E-book. Po kështu Shtepia Botuese “Nacional “ në bashkëpunim me redaksinë e Radio “Nacional”, e cila ndiqet në 80% të territorit të vendit dhe në të gjithë boten në internet, organizon publikimin e çdo libri, përfshirë intervista me autoret, debat në studio me kritikë profesionistë dhe lexues të ndryshëm.

Mjerisht për të gjitha entet botuese shqiptare, publikimi i librit është një biznes i vogël në skemën e gjërave të ekonomsë së tregut dhe gjithnjë i kërcënuar. Sipas informacioneve, për të gjitha arsyet e dukshme e të padukshme , shitjet e librave nuk janë në rritje të qëndrueshme as në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Europë.

Për kompanitë amerikane, botuese , industria e librit sido me një rritje të ngadalshme, përseri mbetet e ngrohtë. Ndërsa për botuesit evropianët, kjo është diçka krejt ndryshe. Për shembull për një menaxher francez ose gjerman, një biznes që rritet me 1.5 për qind një vit është shkathtësisht duke mposhtur ritmin e rritjes ekonomike te vendit.

Ajo që është më problematike ky treg në Shqipëri nuk ofron perspektivat e një rritjeje të shpejtë. Shtepitë Botuese në Shqipëri përballen përveç të tjerash edhe me problemet e piraterisë dhe cenimit të të drejtës së autorit që mbrohet nga Ligji Nr. 9380, datë 28.04.2005 “Për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Lidhura me të.” Po kaq edhe me mundesitë e vogla të tregimit të librit, apo kostove të larta të shpërndjarjes së tij. Ky treg në hapsirat shqiptare paraqitet i mbyllur, i copëzuar dhe fragmentar, aq sa libri një libër i botuar në Prishtinë nuk qarkullon dot në Tiranë dhe anasjelltas.

Shtepia Botuese “Nacional ,“ dhe gazeta /revsita “Nacional mirëpresin gjithnjë bashkëpunimin tuaj në rrugën e rritjes organike dhe forcimit, duke u ofruar sherbime të standardeve ndërkombëtare, të harmonizuara me bujarinë dhe mikpritjen shqiptare.

Na shkruani në adresen: nacionalalbania@yahoo.com dhe bucpapaj@yahoo.com. Mob: +355 68 20 74 316

Adresa: Blloku i Mediave,

ish-Kinostudio “Shqipëria e Re” Tiranë

E-mail: nacionalalbania@yahoo.com dhe

bucpapaj@yahoo.com.

www.gazeta-nacional.net

Tel: +355 42 455 544

Mob: +355 68 20 74 316

Kush është drejtori i revistës “Nacional” Mujë Bucpapaj

mujo bucpapajMujë Buçpapaj lindi në Tropojë, Shqipëri (1962). Është diplomuar në degën Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Universiteti i Tiranës (1986).Në vitet 1991-1992 ka studiuar për skenar të filmit artsitik pranë Kinostudios “Shqipëria e Re“, Tiranë, sot “Albafilmi“ si dhe ka kryer shumë kualifikime të tjera të spektrit të kulturës në vend dhe jashtë tij.

Është një nga themeluesit e pluralizmit politik dhe të shtypit të lirë në Shqipëri (1990) dhe gazetar për shumë vjet në gazetat më të njohura të Tiranës. Buçpapaj është një nga eksponëntët më të shquar të poezisë bashkëkohore shqiptare me suksesin më të madh kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë dekadës së fundit, përkatësisht i botuar në disa gjuhë të huaja dhe i nderuar me disa çmime prestigjioze ndërkombëtare nga Greqia deri në SHBA dhe një nga manaxherët më të spikatur të kulturës në vend.Hartues i politikave kulturore dhe perkthyes.

Është organizator dhe drejtues i shumë konferencave nderkombëtare për problemet e artit, letërsisë dhe të të drejtave të autorit.

Është autor i shumë librave, por edhe i qindra shkrimeve publicistike, kritikave, esseve, studimeve përfshirë edhe ato për problemet rajonale, sigurinë kombëtare si dhe për manaxhimin e artit në kushtet e tregut, politikat kulturore dhe strategjinë kombëtare të kultures.

Njihet si një nga debatuesit më të fortë publikë për problemet e tranzicionit shqiptar, zhvillimeve politike rajonale, si dhe të demokracisë në tërësi. Është themelues i gazetës/revistës “Nacional” dhe drejtor i saj. Jeton, punon dhe krijon në Tiranë, së bashku me gruan dhe dy vajzat.

Mund të kontaktoni: bucpapaj@yahoo.com: Mob: +355 6820 74 316

Qendra Kombetare e Artit dhe Kultures “”Nacional”

Nga Mujë Buçpapaj

Qendra Kombëtare e Kulturës dhe Arteve “Nacional, e ngritur një vit më parë në kompleksin “Nacional”, në bllokun e mediave në ish-Kinostudion “Shqipëria e Re, Tiranë, po funksionon me sukses.

Krijimi i kësaj qendre i ka sherbyer një jete më të gjallë dhe më të pasur kulturore. E nisur si një ide e stafit tonë drejtues, e cila qëndron në themel të aspiratave të të gjithë njerëzve të kulturës së këtij vendi, Qendra u bë shumë shpejt funksionale. Ne ishim të bindur se nëpërmjet sukseseve të kultures, sa më e lartë dhe gjithëpërfshirëse që të jetë ajo, njerëzit aftësohen dhe komuniteteti i krijuesve forcohet.

Qendra Nacional gjatë kësaj periudhe demonstroi vlerat unike të kulturës dhe letërsisë tonë. Ne i njohim nevojat e Shqipërisë në shekullin e 21-të, dhe kjo qender nxiti me mundësitë e saj krijimtarinë dhe origjinalitetin e njerëzve, duke siguruar reflektimin e një potenciali kulturor në të gjithë zhvillimin kulturor dhe ekonomik të vendit.

Qendra Kombetare e Artit dhe Kultures është institucioni i parë origjinal kulturor në gjithë hapsirat shqiptare.
Ajo prej më shumë se një viti mbeshteti plotesisht përformimin e krijimeve moderne dhe bashkekohore, ku artet vizuale, teatri, muzika, letersia dhe gjuha e folur ishin të pranishme çdo javë.

Me një arkitekture origjinale që simbolizon frymen e viteve të Rilindjes Kombëtare, Qendra i ka hapur dyert e saj per publikun dhe është frekuentuar nga shkrimtarë dhe artistë të shumtë nga të gjitha hapsirat shqiptare. Qëndra e vendosur në një nga zonat unike të Tiranës, ne te njejten çati, me radion, gazetën shtepinë botuese Nacional dhe televizionin online, synon të jetë një nga nga qendrat me te rendesishme në rajon dhe më gjërë, e cila do të drejtojë bashkimin kryesor te artit modern dhe bashkekohor.

Mjediset e saj të reja përbehen nga nje biblioteke e madhe per 150 lexues dhe bibliotekën digitale të parën në hapsirat shqiptare, dokumentacion te pergjithshem të kinemase se shekullit te 21-te, të muzikës, botimeve elektronike, E-book, sallone te performances, muzikore, zona te aktiviteteve të regjistrimeve muzikore dhe poetike, një restorant dhe nje kafene për shkrimtarët dhe artistët.

Qendra gjatë vitit që lamë pas ka hapur ekspozita dhe fotoekspozita të autorëve shqiptarë dhe të huaj, ka promovuar filma dokumentare dhe artistike, ka organizuar konferenca, simpoziume, koncerte, aktivitete kulturore dhe kercime. Pjesëmarrësit kanë qënë si brenda dhe jashte Shqipërisë, sipas nje thirrje profesionale te fuqishme dhe nje misioni te themeluar per ta shperndare njohurine mbi veprat krijuese te kombëtare të shekullit te 21-të.

Kultura e Shqipërisë është dinamike dhe e larmishme, por vendet e prezentimit, ekspozimit dhe përformimit për fat të keq janë gjithnjë dhe më të pakta dhe më të shtrenjta. Tirana me mbi 1 milion banorë ka vetëm dy salla ku mund të përformosh, prezentosh një libër, një vidioklip, një dokumentar, një grup muzikor apo hapësh një ekspozitë.

Në kuptimin e saj më të gjerë, kultura mund të thuhet se është një kompleks i tipareve shpirtërore, materialit, veçorive intelektuale dhe emocionale të cilat karakterizojnë shoqërinë apo një grup të tërë. Ajo përfshin jo vetëm artin dhe letrat e shkruara, por në të njëjtën kohë modifikon jetën, të drejtat themelore të qenieve njerëzore, sistemet e vlerave, traditat dhe besytnitë.

Kjo qender po sjell pikëpamje të gjera të jetës kulturore të Shqipërisë, e cila përfshin ide, zakone, tradita, besime, ide të menduari dhe shprehi të disa formave si poezi, prozë, arte vizuale, muzikë, këngë, teatër, komedi, kërcim, arkitekturë, skica, kostumografi, film, fotografi, dhe punë artizanale. Gjithë kjo punë bazohet në një strategji me një sfond natyror dhe historik, si arkeologji, ndërtim, muze, galeri, dhe biblioteka, arkiva, regjistrime, kujtime dhe eksperienca. Ajo përfshin aspekte të jetës, në sporte, dhe kohë të lirë.

Të gjitha këto evente kanë patur mundesi të prezentohen në këtë qender, me profesionalizmin më të lartë dhe publicitetin me të madh ne Radio Nacional, gazetën Nacional, portalin më të ndjekur online Nacional dhe televizionin online Nacional dhe disa nga televizionet me te medha informative ne vend me te cilat kemi arritur marreveshje.

Një grup i madh njerëzish zotërojnë role kyçe në prezantimin dhe përfaqësimin e kulturës dhe kjo qëndër u jep shans të gjithë njerëzve të artit dhe kulutrës: artistë, poetë, shkrimtarë, arkitektë, producent filmash, sportistë, transmetues televiziv, gazetarë, reklamues, komentatorë, mësues, historianë, kuratorë, arkivistë dhe punonjës biblioteke, për të bashkëpunuar me këtë qëndër unike në Shqipëri dhe hapsirat shqiptare edhe gjatë vitit 2016.

Emigrimi i vazhdueshëm jashtë Shqipërisë ka çuar në pasurimin e kulturës dhe ka zgjeruar horizontet dhe aspiratat e krijuesve tanë, por nga ana tjetër ka veshtirësuar komunikimin me ta. Një pjesë e madhe e krijuesve tanë nëpër botë që shkruajne në gjuhën amtare apo në gjuhën e vendit ku jetojnë, kanë veshtirësi për botimin, publikimin apo prezentimin e veprave të tyre në Tiranë. Po kështu disa milionë shqiptarë në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Luginën e
Preshevs dhe Greqi nuk kanë patur deri tani një qender kordinuese të arteve dhe një pikë komunikimi për të ndertuar një kalendar të përbashkët artisitik, apo thjeshtë për të prezentuar dicka nga krijimtaria e tyre në Tiranë. Këtë rol do të vazhdojë ta luaj Qendera Kombetare e Letersisë dhe Arteve. Kështu që cdo krijues nga të gjitha hapsirat shqiptare që deshiron të promovojë në Tiranë krijimin e tij, mund të komunikojë me kordinatorët e saj në
nacionalalbania@yahoo.com, dhe bucpapaj@yahoo.com.

Kultura është pasojë e ndihmës që ofrojnë shumë individë dhe eksperienca, profesionale dhe amatore, të krijuesit apo prezantuesit, të audiencës dhe njerëzve të zakonshëm. Ne, ftojmë më këtë rast për të bashkepunuar me Qendren tonë shumë ente shtetërore, private, vullnetare dhe fondacione bamirëse, shoqata kulturore artistike dhe letrare, si një mundësi për të luajtur më mirë rolin e tyre. Qëndra Kombëtare e Kulturoës dhe artit njeh këto kontribute
dhe siguron një strukturë brenda së cilës mund të zhvillohet kultura në kushtet e tregut.

Një pjesëmarrje e gjallë varion nga një sërë aktivitetesh për artin si pjesë demonstruese e përkushtimit të individëve nga të gjtiha hapsirat shqiptare, përmes komuniteteve të tyre. Ndaj për këtë ka një qëllim për rritjen e një pjesëmarrje të madhe dhe pune e cila garanton se përfitimet janë më të mëdha në rang më të gjerë të komuniteteve.

Si qendër e performancës së arteve, Qendra Kombëtare e Kulturës dhe Arteve i është përkushtuar rritjes së mundësive që të gjithë njerëzit të jenë pjesëmarrës në të dhe të kuptojnë artet. Për të përmbushur misionin, Qendra mbetët e hapur për të bashkëpunuar në standardet më të larta të përsosmërisë dhe larmisë e cila është treguese për botën në të cilën jetojmë.

Qendra është e hapur për performanca të ndryshme për studentë, mësues, kominitete artistike duke u ofruar atyre mundësi profesionale, duke i nxitur dhe përfshirë në programe të suksesshme për vendin dhe komunitetin, duke u shërbyer me informacion për pastrimin e edukimit të artit, por edhe si avokat për edukimin e arteve në nivel kombëtar. Shfaqjet për të rinj. Qendra është vendi i shfaqjeve argëtuese për çdo grup moshe, nga mosha e vogël deri tek të rriturit. Disa prej këtyre veprimtarive do të jenë për librat për fëmijë, muzikë, kërcim, histori, dhe teatër kukullash.