Poeti Halil Selivrada boton vellim poetik “Kënga e universeve”

Njeriu që para disa vitesh me librin e tij “Zarfi dhe gersheti” u vlerësua aq shumë edhe nga Akademia e shkencave, sa rekomandohej që kjo prozë te punohej në shkallë kombëtare me nxënësit, tashmë na vjen nga Franca me një vëllim poetik surprizues. Vëllimi quhet “Kënga e universeve” dhe eshtë një meditim poetik mes Frances dhe Shqipërisë.

Liria dhe Dija janë mbretëritë e tij në ketë libër ku idetë shoqërore apo shkencore nga më te pabesueshmet janë shprehur me artin më te lartë te mundshëm. Eshtë një art i gjallë ku çdo fjali e deri çdo fjalë ka ngarkesën dhe emocionin e saj të pa shoq.

Janë lirika të mirfillta siç janë poezitë “Qershizat” apo “Madmuazel”. Te Qershizat i këndohet vajzës, bile është mëkat te mos gëzohesh nga qershizat shqipëtare, franceze etj, ashtu siç është mëkat edhe të shpërdorosh vlerat e tyre; mëkat i tillë sa një ditë kur të ketë mbaruar “qiriri” i kësaj bote duhet të japësh llogari në botën tjetër për qershizat. Në amëshim të pret

Qershiza Shqipëtare. Po kështu në poezinë “Madmuazel”, shprehet hapur simpatia e autorit për bukuroshet franceze dhe shqipëtare duke i quajtur ato të përbotëshme. Për njerëzit që i shikojnë janë art, ndersa për ata që nuk vlerësojnë artin janë thjeshtë një mirazh që ” rrëfen Orfeu “.

Poezitë “Muza e ndaluar” dhe “Kungata ime” janë poezi me

njëfarë meditimi te thellë për fatet e dashurive të penguara dhe ndëshkimet që mund të presësh edhe duke qënë artist, ç’i mbetet në ketë rast qoftë edhe shpirtit të artistit?! Ndoshta vetëm te martojnë zemrat e të dashuruarve nëpër pemë, lule, pluhura toke, apo të gdhendë statujëza në gur me fytyrat e tyre te dikurëshme.

Poezia “Monpëlje” i kushtohet refugjatit apo emigrantit në përgjithësi, jetës së tij, pritshmërive dhe ëndërrave mes dy “botëve”. Malli gërryes për vendëlindjen, Itaka që e thërret.

E veçantë është poezia “Pranvera dhe përgjakja e bilbilit”. Bilbili një krijues i programuar nga bota e lartë të këndojë për Pranverë dhe fati i tij tragjik nëse e detyrojnë të këndojë jasht këtij programimi të geneve. Poema “Zot dhe Diell” një kujtesë për mos harresë. Kujtesa familje – shtet, të gjallë e të vdekur. Të vdekurit e rënë për kombin që kthehën si hije rrugëve dhe qyteteve të Evropës duke ju lutur të gjallëve të mos e braktisin Shqipërinë e bukur dhe të bekuar.

Poema “Bukuroshja e qiejve” apo Shqipëria qiellore është një Lirikë dhe Epikë. Ajo i dedikohet Shqipërisë së epër, që gjendet dikund në qiejtë e lartë dhe e krijuar qysh me universet. Një ditë ajo mund të zbresi si model i progresit apo ëndërrave më të larta të njerzimit. Në poezi është quajtur “Bukuroshja e qiejve” nderkohë që, për sa sipër, studiuesi në kerkim të lashtësive me zotat Tomorreve të Shqipërisë, këtë e ka mësuar një ditë në Alpet e Tropojës dhe konkretisht në Bjeshkët e Valbonës. Një nuse banore e Shqipërisë së eper i dhuron një lule të bukur, që flet. Në kërkim të zotave ai papritur ishte bërë Zeus që kerkonte te ishte Ati dhe Zoti i botës pellazgjike si dikur. Por kur vjen nusja gjithçka i tretet deri dhe rrufetë e Zeusit, i tretën si nga një buzëqeshje e saj. Banorja e epër është me një bukuri të paparë dhe i spjegon se si funksionon gjithçka në Bukuroshen e qiellit, ndërsa Lulja e saj e bukur që thur poezi për Shqipërinë është një Lule që flet. Lulja insiston deri edhe përtej ëndërrave që të mbillet në Shqipëri, por Poetit ja kanë vjedhur Atdheun….Ai vendosë të shkojë në Bruksel bashkë me legjëndat e tij duke i kujtuar Evropës vlerat e larta të shpirtit njerëzor shqiptar. Një Shqipëri e mbetur te porta… ndoshta derisa Shqipëria dhe Evropa të rizgjohën nga Dodonat e Bjeshkëve.

Por ajo që është më befasuesja në ketë vëllim poetik të pashoq është poema “Kënga e universeve”. Një poemë mjaft e gjatë, një punim universal ku i gjenë të ngërthyera dijet shkencore kuantike me ato të religjioneve të mëdha të njerzimit të cilat jantë dhënë njëkohësisht ëndërra e madhe e njerzimit në përgjithësi dhe shpresa për të ardhmën. Lartësitë shoqërohen vazhdimisht me honet e mëdha, intelekti dhe arti kacafytën çdo çast me pushtetin dhe politikën për të fituar lirinë e grabitur prej tyre. Kjo liri është mbjellur në njeriun që me krijimin e tij ndaj dhe tërë profetët e njerëzimit në tëra kohërat kanë folur për iluminimin e njeriut dhe për zgjimin e tij.

Po a është marrë një mision i tillë edhe në ketë poemë?! Poeti flet për Eden Francën apo parajsën e lirisë. Parajsen e Lirisë mund ta kemi vetë në dorë ta ndërtojmë…Arti francez me gjenitë e tij janë arratisja e parë e poetit drejt Panteonit qiellor, ndërsa mundësia e njeriut për tu bërë Mbinjeri, në liri, është edhe arratisja e tij shpirtërore e dytë. Dija dhe Liria njeriut i japin aq forca sa të tentojë të ngrihet në një Qënie të Lartë, të paimagjinueshme akoma. Dhe e gjitha kjo pasi poeti i ndriçuar nga shpirti i Ilirisë gjëndet i dashuruar nën qiejtë e bukur të Francës.

I mbetet lexuesit të shfletojë këtë vëllim poetik befasues.

 

Mujë Buçpapaj

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *