Arif Dushaj, solist i ansmablit “Dardania,” të Tropojës në foto me Presidentin e Republikës Ilir Meta

Këngëtari i mirënjohur Arif Dushaj, mes të ftuarve VIP në dasmën e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut

 

Dasma e këngëtares së njohur  Xhensila Myrtezaj dhe aktorit  të shquar  të humorit Bes Kallaku, pati shumë të ftuar të famshëm nga fusha e muzikës ,  humorit, politikës, etj.

Mes miqve të  pranishëm në këtë dasem  të organizuar në Pallatin e Brigadave, Tiranë,  ishte edhe këngëtari i mirënjohur Arif Dushaj, solist i ansmablit “Dardania,” të Tropojës. Arifi tashmë më një karrierë ndërkombëtare intepretoi në dasëm bashkë me këngëtaren tjetër të shquar Aurela Gace, disa nga perlat e veriut, të cilat janë pjesë e repertorit të tij.

Arif Dushaj, i njohur edhe si “Dusha i Madh”, per shkak te fames si kenegatar , dhe atmospheres qe krijon ne ambientet ku interpreton, gjatë dasmës së ciftit të njohur, pati rast të bisedonte dhe të bënte fotografi edhe me Presidentin e ri të Republikës zotin Ilir Meta( i pranishem ne kete dasem), foto të cilën po e publikojmë këtu.Urime zoti Dushaj!

One thought on “Arif Dushaj, solist i ansmablit “Dardania,” të Tropojës në foto me Presidentin e Republikës Ilir Meta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *