Te shkruaj per Viktorin

Sulejman Mato

 

Të shkruaj për Viktorin

 

Të shkruaj Viktorin do të thotë të shkruaj për veten time, ose më mirë, ,të shkruaj për  vitet më të mira të krijimtarësië dhe të viteve tona rinore.

Jemi të të njejtës moshë, me pak diferencë muajsh, të lindur midis dy bregoreve përballë njeratjetrës, ai në Çorraj dhe unë në Fterrë.Kemi jetuar të njejtën fëmiri, me varfëri e moskamje, jemi të lindur në kohën e luftës italo-greke,  fshatrat tona ishin gjendur midis dyfronteve të luftës,  në fshatrat tona herë hynin italianët dhe plaçkishnin çdo gjë, e herë hynin grekërit, digjnin shtëpi e thernin dhe ato pak bagëti që  kishte fshati malor, Çorraj, për të mbajtur jetën gjallë. U rritëm në këto kushte, mësuam në të njëtën shkollë fillore.Ishim dy ëndërrimtarë të dy brigjeve që do të na lidhte jeta, si dy binjakë e më vonë do të lidheshim fort me fijet e poezisë.Viktori mbaroi të mesmen  në pedagogjiken e Elbasanit dhe më vonë  dy vjeçarin, Fakultetin e Rusishtes.Unë do të bmaroja Teknikumin e ndërtimit  në Tiranë dhe më vonë Fakultetin Histori-Filologji, Gjatë verës takoheshim në fsaht, herë në fterrë e herë në Çorraj, mbaj mend ,kur kemi qenë në klasë të shtatë,  bëmë një ndeshje fotbolli midis dy fsahtrave tona të vogla,Viktori përfaqësonte skuadrën e Çorrajt ,ishte kapiten i skuadrës, unë skuadrën e fterrës, Viktori ishte një futbollist i shkëlqyeshëm, para se të njihesha me poezitë e tij unë mendoja se ai do të bëhej një sportist i mirë, siç mendoja dhe për djalin e tezes Sheri Mitën, që lozte mjaft mirë futboll,  lozi ca kohë me të rinjtë e Tiranës, si  një lojtar që mbahet mend, por së fundi e tërhoqi letërsia, u bë dramaturg , regjisor dhe aktor i njohur.

Poezitë e parë të Viktorit  unë i kam lexuar kur ishim në Sarandë, ai I emruar si mësues I rusishtes, unë ende student, janë vitet 62-63.  Mund të them që ka qenë Viktor Qurkua ai që ka ndezur tek unë dëshirën për të shkruar, duke mos harruar porfesorin tim të teknikes, shkrimtarin Petro Marko, dhe mikun tim  të atyre viteve studentore,, Musa Vyshkës.

Po të ishte gjallë dhe të pyesim sot Viktorin si të lindi dëshira për të shkruar, ai do të përgjigjej, dëshira për të shkruar flinte në shpirtin tim por ai që ma zgjoi këtë dëshirë ishte miku i  tij i rinisë Musa Vyshka, me të cilën u lidh ngushtë gjatë viteve të shkollës ës mesme në Elbasan.

 

Viktori ishte një djalë i heshtur , si të gjithë ata që e marrin edukatën në ambjentet ku lindin dhe Viktori tiparet esenciale të tij, të cilat do të ndikonin në krijimtarinë e tij, u ngjizën dhe u përcaktuan qysh në ato vite të fëminisë ,midis një  mjedisi fsahtarak lab, me një frymë  të butë bregdetare,  poezinë e tij e lindi poezia e vedit e cila këndohej në dasma dhe ligjërimet që vajtoeshin në raste vdekjesh.Viktori lindi në një familje të krishterë, babai i tij, Vasili ,ishte prifti i fshatit, më vonë u bë prifti i Himarës, mirëpo, sipas bisedave me Viktorin ai ishte një prift përparimtar, i cili i dha leje djalit të tij të madh ,Polos, të bashkohet me lëvizjen Nacional Çlirimtare, Polua u inkuadrua në radhët partizane dhe e dha jetën si dëshmor i atdheut, duke ndjekur armikun këmba këmbës, gjer në  Vishegrad.Vasil Qurku  kur u ngritën kooperatiat ishte i pari që regjistroi emrin për t’u futur në kooperativë, ndonse kishte veshur kamillafin e priftit,  një ditë kur ishim të rinj kemi fjetur në kishën e Himarës, un dhe Viktori, Vasili ishte njeri I hestur, Viktori atij i ngjante, na priti dhe na gostiti me të gjitha të mirat. për kulturën e tij dhe taktin që kishte me njerëzit që e rrethonin, ruaj kujtimet më të mira. Nëna e Viktorit, ishte një nënë e veçantë, e heshtur, e mençur dhe punëtore, Kur iku Viktori ajo ishte në fsaht, e moshuar, një djalë i iku në lëftë, ja dhe i dyti, Viktori,  poeti, shkrimtari, eseisti, përkthyesi, intelektuali i klasit të parë, shpresa e saj dhe e motër maries, iku papritur, pa lënë asnjë amanet, asnjë mesazh, asgjë…iku sikur të shihte një ëndërr të keqe…Vdekjen e tij e ëma e priti me burrëri, në varrimin e tij u mblodh gjithë rinia e fsahtrave përrreth, është një nga varrimet më madhështore që është bërë ndonjëherë në ato fshatra, do të mbahet mend.Erdhën dhe nga Tirana, dhe nga saranda.Unë nuk shkova dot, por fjalën time të shkruar, si miku i tij, e mbajti djali i tezes së Viktorit, Jorgo Milica, u prit me shumë emocion, nëna e tij më përshëndeti me një letër falënderimi për shkakun se në atë kohë vetvrasja ndëshkohej, ose kalohej në heshtje, aq më tepër vdekja e Viktorit, të cilit i ishte ngjitur sigurimi pas, por këtë gjë e dinim vetëm ne, miqtë e tij të ngushtë.

Një mëngjez ,dy-trem uaj pasi Viktori të përfundonte tragjikisht, duke u hedhur nga një shkëmb në fsaht, pranë shtëpisë së tij, më takon operativi i kulturës së asaj kohe V.M. më porozon të pimë një  kafe në klubin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe si me lezet më propozon që  për Viktor Qurkun t’i jap një deklaratë ,pasi mendonin  jo vetëm ta internonin, por më keq, ta fusnin në Spitalin psikiatrik të Elbasanit… Një kërkesë të tillë e quajta të çmendur, madje i kërkova zotërisë në fjalë të mos bënin një marrëzi të tillë, pasi mund tçë rrezikonin shumë veten e vet.Viktori është një poet i madh, i thashë dhe me poetët flitet me gjuhë tjetër.

Takova Viktorin që atë ditë dhe i tregova bisedën, madje e sugjerova të shkonte në fsaht, të mos rrinte asnjë çast në tiranë pasi , disa nga njerëzit me të cilët shoqërohej, ishin të sigurimit, si përshëmbëll poeti H.Q. që nuk I ndahej as natë as ditë..Kur u vra Viktori, letrën amanet ia besoi vetëm  njeriut më të besuar të sigurimit të shtetit H.Q.(Përse e beri këtë gjë?)Un mendoj që ai e kishte humbur besimin tek njerëzit, dhe mendoi që  duke ia besuar motivet e ikjes së tij H.Q.-së nuk do të kishte telashe as ai as vëllai në Durrës dhe motra në Tiranë, maria.

Po kush ia kishte shtirë ndër mend një gjë të tillë  shefit të sigurimit për kulturën zotit V.M? Në pranverë të atij viti Viktori kishte dërguar dy letra të gjata nga 14 faqe secila, njerën  Ismail Kadaresë dhe tjetrën Dritero Agollit.Letrat ishin pa emër, anonime dhe shkrimin , për të mos ia kuptuar e kishte shkruar me dorën e majtë.

Në letra thuheshin shumë gjëra, kryesisht I kritikonte si imitues dhe që shumë figura letrare të dy këta poetë I kishin marrë nga poetë të tjerë të njohur.Ishte një punë e lodhshme të cilën Viktori e kishte bërë me guzim dhe skrupulozitet.

Një ditë takoj I.Kadarenë, ai më tha të mos shoqërohesha më me viktorit, pasi Viktori I kishte dërguar një letër të gjatë, 14 faqer me dorë, ku I shkruante e çfarë nuk I shkruante,  dhe për imoralitet dhe për gruan e tij , pjesën dërmuese e zinin imitimet dhe figurat e huazuar në krijimtarinë e Kadaresë.Ismaili e kishtek uptuar nga shkrimi që letra ishte shkruar nga dora e Viktorit.”E takova para dyervetë lidhjes, më tha dhe I thashë:”Ti e ke shkruar atë letër!-S’guxoi të thoshte asnjë fjalë, më tha Kadareja, por iku me bisht në shalë” Edhe Driteroi e dinte që letrën e kishte shkruar Viktori,  i erdhi keq, pasi  Driteroi kishte patur miqësi me Viktorin, e çmonte si poet dhe si përkthyes.

Dy muajt e fundit marrëdhëniet tona ishin ftohur për shkak të një incidenti në Lidhjen e Shkrimtarëve. I afrohem tavolinës ku rrinte Viktori me tre të tjerë ,dy prej të cilëve ,(njeri poet) punonjës të fshehtë të sigurimit të shtetit, më kishin thënë që të kisha kujdes kur të bisedoja me këta dy njerëz, dhe unë i kisha thënë Viktorit, të qëndronte samë larg këtyre dy vetëve, mirëpo ai sikur bënte të kundërtën.Dhe unë, sa herë qëndroja me ta lavdëroja sukseset dhe e hiqja veten si një poet i  partishëm dhe i angazhuar në problemet e ditës.Mirëpo H.Q. I ishte qepur si sigurim dhe dajës tim Nafiz Bezhanit, ai kishte një informacion të plotë për këtë njeri.U afrova pranë tyre.Hajde, pse rri në tavolinë më vete më tha H.Q.Shkova pranë tyre.i vura re që më kishin marrë në gojë për një gafë që paskisha bërë dhe vazhdonin të qeshnin.

-Hë Vitja, – e pyeti H.Q-ja, si është ajo puna e socializmit.?

-Një trastë me të vërteta dhe një thes me gënjeshtra,-iu përgjigj Viktori në mënyrë provokuese, duke parë nga unë me ironi.-Eh.Bukur Hë!

-Kush e ka thënë? –pyeta unë ndonëse më dogji shikimi I tyre.

-Ti ,tha qetë H.Q-ja

-Unë?Kush ua tha?

-Pyet Viktorin.

-Ti Viktor e ke një raport mjeksor në xhep,- i thashë unë.Po unë ku ta gjej që të justifikohem.

Viktori u ofendua.Në fakt të gjithë ne shokët e tij e dinim që Viktori vuante nga sëmundja psikike e  quajtur “bleuer” (të paraqiten vizione dhe zëra)Ti thua kështu po ç’thotë H.Q-ja?

-H.Q’ja u hodh përpjetë I nervozuar. Si? Ti dyshon tek unë?! Ma ke thënë dhe tjetër herë këtë gjë.

Ika dhe i lashë të katër aty.

Mbasdite e takova përsëri Viktorin.E pranoi gabimin , aq më tepër që e dinte me kë kishte të bënte, por ishte vonë.

Dy-trem uaj më vonë morëm vesh lajmin tragjik dhe të pabesueshëm.Viktori vrau veten.

Në çast m’u kujtua libri i Eseninit, origjinal në rusisht, të cilin ma kishte falur vetë Viktori.Në vjershën për vetëvrasjen e Eseninit, kishte shkruar përsipër  rusisht “Esenin unishtozhi sebja, kak i ja” që përkthehet “Esenini u vetëvra porsi unë”.Pra, mendova, vrasja e tij duhet të jetë piketuar shumë muaj më parë.Pra, ai ka hskuar I qetë drejt vdekjes.Në çast mu kujtua dhe një detaj tjetër të cilin kur ma kishte thënë nuk I kisha dhënë rëndësi.Një mbrëmje kishte shëtitur përgjatë shinave hekurudhore, kishte qëndruar gjatë, duke kundruar ardhje-ikjen e trenave.”Përse? e pyeta.”Të ka shkuar ndër mend ndonjëherë të hidhesh në shinat e trenit?” më pyeti.Ngrita supet. Ishte një ide e marrë.E kaluam bisedën tek vetvrasja e Ana kareninës dhe letrës së Tolstoit për Anën.

Viktori iku…La kujtimin e tij si njeri, si poet dhe si qytetar.La krijimtarinë e tij dhe ndonjë kujtim për një dashuri të parealizuar, për të cilën nuk folëm fare.

Kujtimet janë të prekshme dhe emocionuese, por më të prekshme janë librat e tij poezitë tregimet, përkthimet shkrimet studimore dhe publicistike.

 

 

Krijimtaria e Viktor Qurkut ka qenë një krijimtari të cilës i është dashur të studjohet ,por  ajo ka kaluar në heshte nga e ashtuquajtura kritikë letrare dhe studimore.

I ardhur nga një mjedis fsahtarak labo-himariot, e i mbrujtur me historitë e vendlindjes, ai thithi nektarin e poezisë popullore, që në fillimet e tij kemi të bëjmë me një varg të disiplinuar, me rimë dhe metër tradicional, gjashtë vargshi dhe tetëvargshi janë dominues në poezinë e tij, edhe kur Viktori nisi t’i thuej vargjet ato nuk mund të konsiderohen vargje krejtësisht të lira, pasi në to mbizotëron kadenca dhe rima e përthyer,mund të themi që poezia e tij u bë më qytetare, më problematike dhe më me nerv, por gjithësesi ajo I mbeti besnik  poezisë së detajit, jo të krahasimit dhe metaforës, i mbeti besnik tematikës qytetare dhe pak e prëzier me kujtimet e vëndlindjes.

Në qëftë se do të kërkojmë te Viktori idhujt e tij, do ta nisim fillimisht me Eseninin, em ë pas me Bagrickin,Bllokun (natyrisht) të cilin e veçonte nga të tjerët, me Evtushenkon dhe Voznjesevskin, Lluganovskin, e shumë poetë të tjerë  rusë  e sovjetikë të cilën vetëm Viktor Qurku i njihte.Më pas Viktori pati fituar eksperiencë letrare, si të gjithë ne ngap oetë si Majakovski, të cilin dhe  e veçante nga të tjerët, Ricos, Nazim Hikmet,Lorka,Kuazimodo, e shumë e shumë poetë të tjerë të cilët Viktori I lexonte në origjinal, madje, mund të them se unë kam patur një fat të madh që kisha mik Viktorit, pasi ,Viktori është një ndër poetët e paktë që ka njohur i cili ishte I pajisur me një kulturë të gjerë poetike, dhe veç të tjerave,  ai shijnte çdo lloj poezie që kishte vlerë pavarësisht prirjeje dhe prefrencave të tij letrare.

Vitet e fundit Viktori përfocoi një lirikë, në se mund ta quajmë “ tribunale” e cila kërkon shumë forcë dhe shumë përkushtim qyetar, Viktori synonte tek një poezi tribunë, të cilën në disa prej krijimeve të tij, kujto dy poemat e fundit “Drejtpërdrejt” dhe një tjetër (ia kam harruar emrin) janë krijime të ndezura, futuriste për kohën, pavarësisht se ky futurizëm fshihej pas qytetarit të shqetsuar për problemet socilai të kohës.

Një nga krijimet që duhej të futej në çdo antologji të letërsisë shqiptare ësht poema “Dashuria ime” një krijim i ndezur i cili ka kaluar krejtësisht në heshtje nga ata që e quanin veten kritikë letrarë, ai është një krijim demaskuesh ndaj shoqërisë ndonse thelbi i tij I vërtetë fshihet pas mentalitetit shoqëror, ndryshe nga poeti I qetë me cigare në buzë, që ecën mbrëmjeve bulevardit dhe mediton, krijimi “dashuria ime “është e tipit majakovskian ashtu siç është e till dhe poema tjetër “Drejtpërdrejt”.

Figuracioni në të dy këto poema por edhe në shumë krijime të tjera, (më bie ndërmend vjersha për vëllain e tij partizan ,Polo Qurku.) është krejtësisht i veçantë.

Duke   ëmtuar me vëmendje temperamentin e tij të shprehur në poezitë më të mira, them që vdekja e Viktor Qurkut ka qenë një vdekje e paralajmëruar, mirëpo, vdekjet e poetëve pakkush i vlerëson si të tilla, ndërkohë që poetët kanë dy vdekje, një vdekje natyrale  dhe një vdekje tjetër, si kjo që i ka ndodhur poetit Viktor Qurku, vdekja që  kritika letrare i përcakto poetit Qurku.Vdekja me heshtje ndaj krijimtarisë së tij ka dy arsye, ose nga mosdija ose nga zilija,mund të ekzistojnë të dy arsyet, por ka dhe një arsye tjetër, heshtja e gjatë  ka dhe një arsye tjetër, e cila duhet thënë rezerva;Viktor Qurku ishte një poet disident, një disident i fshehur, ka qenë një poet i mbikqyrur nga segmente të sigurimit, përzier dhe disa krijues të rëndësishëm të letërsisë.

Tashmë ,pas afrësisht dyzetvjetëve krijimtarie të këtij poeti të talentuar, është koha të merremi seriozisht me vlerat e tij letrare.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *