Poem

 

 Na mbyten djajtë me dashje

Nga Luigj Temali

 

 

Nuk e di zog i shtrenjtë

Që afër mejet fluturon

A do të mundësh me e gjetë

Mërgimtarët kush i dëbon?

 

Fatkeqit i vdiq gruaja

Duke u ngjitur për litar

Në mes valëve shkoj e shuemja

Atje është varri i saj.

 

Në thellësitë e territ të natës

Qindra njerëz hypen në vapor

Vajza e vogël kërkon nanën

I fshinë lotët me shami në dorë.

 

Britma fëmijësh, oh sa siklet!

Nga tmerri nuk kanë gjumë

Në mes tyre një grue thërret:

“Burri im mori fund”!

 

Tyyy…tyyy… ushton vapori

Është bërë gati me u nisë

Na“pushtoi” kudo mizori!

Vendin tonë me e braktisë!

 

Jam dallëndyshja  ciu, ciu

Ah, zemra ime e shkretë!

Shumë të këqija i vijnë njeriut

Nga lubitë në tokë dhe në det!

 

Medet, ç’është  kjo përplasje?!

Po na futet uji mbrenda!

Na mbyten djajtë me dashje!

O Zot, ç’don këtu tek ne vdekja?!

 

Mizoria nuk ka limit!

Tmerr i madh kudo në sallë!

Dikush lutet me gjithë shpirt!

Kurse tjetri shpërthen në vaj!

 

Disa herë e mjera nanë

Dallëndyshet fluturuan mbi det

Ato krahët i përplasen në valë

U bën gati për me “vdekë”!

 

Nana babe- erdhi dallëndyshja

Ajo qënka shumë e bukur!

Po bir-përgjigjet gjyshja

Është si lule dhe si flutur!

 

Gjyshe u ban dy dallëndyshe

Duan me ardhë në shtëpi

Kërkojnë një jetë ndryshe

A ti lejoj mbrenda me hy?

 

Shiko nanë si fluturojnë

Janë krenare me dinjitet

Ato jetën e fitojnë

Me djersë të ballit ditë e netë.

 

Do të çojë me bagëtitë

Atje lartë në shpat të malit

Të ushqesh e të mjelësh dhitë

Në qytet të sjellësh tamblin.

 

Kurse ti të shkosh në arë

Çdo punë duhet të bësh

Të jesh kurdoherë i parë

Asgjë mangut mos të lësh.

 

Të prashitësh e të ujitësh

Këtu tek ne nuk ka orar

Të vjelësh e të kositësh

Dhe pastaj të bësh mullar.

 

Menjëherë u çuen dallëndyshet

Rreth e rrotull u shpërndan

U tmerruen moj nana babe!

E s’po dijnë në breg me dalë!

 

Është nata e mergimit

Sherbëtorë në dyer të botës!

Dhe “Poema e Mjerimit”

Në “kerthizë” të Evropës.

 

Ç’është kjo fotografi?

Nuk mund ta shikoj!

Në dhe të zi Ti me hi?!

E shkreta, kush të denoj?!

 

“Dallëndyshe”të paska  vra

Pjella e ndyrë e “Qytetërimit”!

Çdo shqiptar duhet me të kja

Me shpatë në dorë kundër krimit.

 

Shkodër 20 Mars 2017

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *