PISHTARE QE KURRE NUK SHUHEN

 

TREGIM

 

PISHTARE QE KURRE NUK SHUHEN

 

Nga Vladimir Shyti, Durrës

 

Nuk ka skute te Shqipërisë,sidomos të zones së Shkodrës,ku të mos ketë shkelur kryepeshkopi Ernest Coba,Ai njeri i paqetë në kohën e komunizmit,vazhdimisht në udhëtime për të mbrojtur idealin e shenjtë të fesë katolike.Kryepeshkopi zotëronte në mënyrë gjeniale artin e menjanimit të rrezikut,ka mënyrën e tij jashtëzakonisht të guximshme për t’u përballur me pushtetin komunist,që po shkelte gjoja në emër të popullit mbi fetë në Shqipëri.Zotrimi i tij i përsosur i psikollogjisë u shndrrua në terapi shembulli tregues më domethënës për mijra klerik,te cilat u orvatën padobi të ruanin idealet e shenjta te katolocizmit dhe besimit fetar të feve të tjera.

 

Së fundi I brejtur dhe i ligshtuar nga nervat,u bë preh e depërsionit të dëshpëruar që e cuan në shkurajim të plotë.Por Peshkopi,që Zoti e zgjodhi si të “përsosurin” nuk e humbi toruan dhe kur e arrestuan si spijun dhe përhaps së ideve fetare të Papës së Vatikanit.Në birucat e Shkodrës ai shfaqet me një qëndrim shpirtëror të tijin,një tejkalim i rrufeshëm,i ngjashëm me një frymëzim të vërtetë,rinjohje të vetvetes,me një nga ato vetëshpëtime,që i japin dramacitet të fuqishëm histories shpirtërore dhe e bëjnë një hero para besimtarëve.Me një shtysë të fuqishme u ngrit papritur,deri në nivelin e sëmundjes që i kishte gërmuar dheun nën këmbë dhe i ndrydhte zemrën e lënguar.

 

Në këtë gjëndje e njoha këtë njeri të madh atë dimër të vitit 1976 të,ku shpirti nuk i mëshironte më trupit dhe nuk i dhimbsen vuajtjet e tij.I mbledhur kruspull në një kashun të ndyrë,mbuluar përsipër me ca batanije dalëboje,në një skutë të qelisë,më përshëndeti ëmbëlsisht,kur unë i shkova pranë me rradacen e pastrimit.Kishte nje vështrim entuziast,sikur fatin e vet e priste me krahë hapur,me vetëdije,si domosdoshmëri; dhe e mbron jetën si fanatik i vërtetë me disa britma të hareshme dhe,ka përzemër cdo gjë që ka në qenësinë e tij,u thotë vuajtjeve,po,deri në amshim.

 

-Kalo në dhomën fqijë!-më urdhëroi polici shërbimit qetësisht sikur nuk dëshironte shqetësimin e Kryepeshkopit.

 

Dola në koridorin e gjatë e të lagësht. Në sallën e qelqtë të pritjes kishte njerëz që komandoheshin nga dy punonjes policie.Tek një tavolinë e gozhduar në dysheme qëndronte një roje i armatosur deri në dhëmbë. U hap një tjetër qeli nën uturimën e zinxhirave,dhe unë me rradacen në duar u ndodha përballë dom Kolec Tonit. Dhe ky prift katolik i akuzuar me të njëjtat motive si kryepeshkopi. I buzëqesha lehtë dhe bëra punën time pa folur. Kur mbarova së pastruari,më falenderojë dhe më fali një cigare të rrudhosur tërë lagështi.Më pas përsëri zhurmë hekurash të rëndë,dhe hyra ne birucën e dom Zefit Pllumbit. Tek ky prift hetova një vrazhdësi të coptuar,cdo trishtim ishte daravitur. Burgu nuk e dëmtonte më, shpirti i tendosur merrte frymë lirisht dhe thithte ajrin e pafundësisë.

 

Sakaq tingëlloj një zile si larg dhe, në të njëjtën kohë afër,fare pranë,pastaj ra qetësi. Dikush jepte një sinjal,polici shërbimit më urdhërojë të dilja në koridor. Lëviza si në gjendje të fikti,sikur më kishin futur në një gyp të errët të ngushtë sa s’bëhet më. Koka po më dhimbte tmerrësisht: sikur ta kishin goditur brutalisht me dicka të shtypur.Duke hyrë në dhomën e qelqtë te pritjes,hodha sytë përtej hekurave të burgut. Mbi Shkodër dielli shndriste dhe ngrohte pullazet e panumërt.

 

Inspektori policies më ftojë të ulesha në një karrike dhe kjo e gozhduar në dysheme.S’e gjeja dot se per cfar bëhej fjalë.Inspektori i veshur civil më ndezi cigaren që mbaja rrëzë veshit. Më vështrojë pa u ndrojtur dhe fare pa takt foli:

 

-Ti je i yni, partia të ka caktuar ty nje detyrë fare të thjeshtë. Dhe mos harro,në depo ndodhet arma juaj;je ushtar i popullit dhe i atëdheut. Pra,që sot e tutje do të qëndrosh nëpër qelitë e priftrinjëve.Unë do të marrë me gjasme në pyetje,aq here,kur ti të më japësh shenjë,pra,kur të kesh dicka të re për të më tnënë në lidhje me priftërinjtë.

 

-Zoti shef,këtu askush nuk më lejon të shprehem.Unë akuzohem me pa të drejtë si vjedhës i pasurisë socialiste,-fola menjëherë dhe tepër i nervozuar,mandej u ndjeva shumë i fyer,që po më impononin rrolin e spijunit të birucave.

 

Fytyra neveritëse e punonjësit të policies buzëqeshi me naivitet,duke nxjerrë në pah tërë ligësitë e shpirtit të tij,dhe foli shkurt e komandues:

 

-Budalla,Ti je i yni…

 

U duk,sikur natyra e tij ishte përmbysur dhe kapërceu masën më të tepërt,ka një fare ekzaltimi,që vetëm ai mund t’a perpecitonte.Qëndrimi i tij patetik s’bënte pjesë në madhështinë e shoqërisë ku ai njeri  jetonte.Ndoshta kishte nevojë,ose i përshtatesh ai qëndrim i atillë.Përfytyrimi patetik,gënjeshtrat e mermertë,,një qendrim sfidues,me një shikim rrebel si të skifterit që shkrepëtin në qerpikët e dëndur,në cdo muskul të fytyrës,rrezaton tek ai njeri figurën e një vikingu,që ecën me hapa të shpejtë,me shpatë fitimtari,bri  dhe heshtë drejt betejës së padukshme,dhe kurrë triumfuese.Sepse në lutjet e pishtarëve klerik,si këngë e zjarrtë dashurie për forcat e padukshme fitojnë,nëpërmjet britmës e dhimbjes,madje të palosur në tokë,të përpirë nga ai regjim ateist,të ndrydhur nga shurdhëria e botës,të brejtur nga të gjithë hidhërimet e popullit të tyre,packa dhe të dobësuar nga shtërngesa,ata ngritën duart jo në shenjë mbrojtje,por vec për një lutje;”O Zot,mos e braktis këtë vend…!” Dhe ata që dine të luten me madhështi,lutja u plotësohet.Ata pishtar të kristianizmit dhe të Plotfuqishmit mbi gjithësinë,u bënë martirët e kësaj epoke,që unë,për cka ndodhi në ato vite të zymta do t’a quaja;përrallë nga e kaluara.

 

Për fat të mire ndenja shumë kohë në qeline e At Ernestit.Mu duk më i shkurtër nga cfar e mendoja,i dobët e i krrusur,me fytyrë të hollë e të zbehtë,me krahë e duar eshtorë.Me një fare ndrojte në fillim,pastaj u lidhëm në një besë të heshtur,deri sa më dërguan në qelinë e dom Kolecit.Ky shërbetor i Zotit dukej me i ri,në fytyrën me tipare të holla s’dukej as dhe një rrudhë,por që më pas u shndrrua në tjetër njeri.Vetëm flokët e thinjura i mbante gjithmonë të krehur,dhe kurrë nuk ankohej nga plakja e dhimbjet e burgut.Për aq kohë sa më detyruan të qëndroi në qelinë e tij,arrita të nxë shume leksione të vyera,që dom Koleci I shpjegonte thjeshtë dhe bukur.E ndam ditën sipas orëve që roja i burgut na ndizte cigaret.Koha e dy orëve të mëngjezit ishte e mjaftueshme për mësimet e Teologjisë,pastaj vazhdonim me filozofi të përgjithshme,nga mesdita caktuam dy orshin e gjuhës së huaj’Italisht’,mbas ushqimit të drekës bisedë e lire,dhe në mbrëmje lutje e psallma nga Ungjilli.

 

At,dom Zef Pllumbin pak e njoha,sepse makin e kuqe shkatërruese e ndjeu që unë s’e kryeja detyrën e ngarkuar nga ata,dhe po i gënjeja aq here kur më thërrisnin në zyrat e tyre të vdekjes. Ai ishte mbyllur ndërvete,këmbët i qenë rënduar mjaft,ndjete t’I hidhte hapat si me këmbë të lidhura.Sytë e tij të mbushur me gjak,ndrinin dhe s’mund të fshihnin një urrejtje të vazhdueshme ndaj regjimit të asaj kohe.Ai qëndronte në qeli si në mes të shkretirës,drita që hidhte një llampë elektrike e rrethuar si rrjetë merimange nga hekura tërë ndryshk,që s’mjaftonte për të zhdukur errësirën e bënin hijen e tij si të një fantazme dale nga fundi i dheut të zi.Më pyeti se përse isha dënuar,dhe ku shërbeja më pare në ushtri.

 

I thashë se shërbeja qysh prej një viti ne një repart ushtarak ne Vaun e Dejës,dhe mu duk sikur e kisha të shkruar në ballë fjalën;spijun. Dhe,se më akuzonin si vjedhës të pasurisë socialiste,edhe,kur bufisti i nderuar Halil Zhega doli në rregull me invetarin e beftë që i bën,dhe kurrë nuk pranoi të dëshmonte para gjyqit ushtarak.

 

-Eh,ore bir.Zoti i faltë se nuk dine se c’bëjnë.Ti lëre në dorë të Zotit mëkatin tend,vetëm Ai mund të na gjykojë me drejtësi,-më pëshpëriti në vesh At dom Zefi tepër i kujdesshëm.

 

Dhe qëndroi i heshtur tërë ato ditë,që unë isha caktuar të “zhbiroja”.Vetëm në dhomat e hetusisë shpërthente furishëm,kundërshtonte tezat komuniste dhe mbronte idealet e tij të shenjta fetare.Problemi i tij ishte pikërisht pasioni i pakufishëm,që e bënte të forte,të luante me karta të rrezikshme,packa që pësonte goditje shpirtërore,s,e humbi besimin sepse tragjizmi dhe madhështia e tij,qëndronte tek zhytja e idealeve në thellsi të shpirtit.

 

Kur pranvera erdhi e zymtë në atë vend,përsëri me dërguan në qelinë e kryepeshkopit.Sëmundja e kishte vënë poshtë,por ai mbahej mire nga një fuqi qiellore.Më buzëqeshi lehtë,ashtu sic dinte vetëm ai të dhuronte ,pastaj u ngrit mbi brryla dhe më foli me një seriozitet që nuk i shkonte tipit të atij njeriu paqsor.

 

-Nëse dëshiron,vlerën tënde të gëzosh,bota prej teje,një vlerë kërkon.Dhe ti e meriton të jesh në rrethin tone të fshehtë dhe të shenjtëruar…Dil prej këtu,o bir! Thuaju atyre që po të torturojnë,se At Ernest Coba do të rrëfehet…!

 

-Padre!-më doli një klithmë e mbytur,i befasuar nga ai vendim i papritur.Në ato caste mendova ndryshe,nga se i njihja unë ata njerz të një ideali të lartë. Mos vallë i ishte ligshtuar shpirti? Përse vallë? Gjithcka që ishte përpjekur dhe kishte dëshiruar,tashmë kërkon t’I tret si dëbora nga rrezet e forta të diellit.

 

-Shko,o dele e Perëndisë!Di unë sec bëj!-ia bëri me një qetësi kishtare Ati ynë,dhe mbylli sytë si një ëndrrimtar i së ardhmes.

 

Të nesërmen mezi u zgjova dhe u desh që roja i shërbimit të brëndshëm të më thërriste nga qepeni i derës së hekurt.Ne s’kishim ngrënë gjë prej gjëje.Ati më bëri shenjë,që vetëm tani mund t’a kuptojë.Ai sikur thoshte;Jemi në luftë,o bir.U ndjeva bosh,ndeza cigare dhe ndjeva shijen e hidhur në gojë.Ndoqa nga pas gardianin deri në një kthinë të rrethuar me gurë të verdhmë e zambakë më të bardhë në krahësim me kaltërsinë e qiellit.

 

Hetuesi më priti me këmbë hapur.I fola per c,ka më tha Kryepeshkopi,ai që deri dje më kishte folur ashpër dhe më cilësonte si mosmirënjohës ndaj parties,më hodhi një shikim mosbesues dhe më urdhëroj të ujitja lulet në oborrin krashi birucave.

 

Për të shkuar në sallën e pritjes Ati ynë u shoqërua nga dy roje të policies,unë i hetova nga jashtë,dhe shkova tinës poshtë dritares së dhomës,aty kishte shumë lule dhe zambakë për të ujitur.

 

-Ky rrëfim ju bën edhe më fisnik,-dëgjova zërin e hetuesit.

 

-Hë,hë,kështu mendojë edhe unë,-erdhi nga brenda zëri i avashtë i At Ernestit.-Por më pare dua të di,se sa vizitorë kam sot në takim?

 

Hetuesi urdheroje oficerin e rojes të shikonte listen e takimëve të asaj dite.

 

-Po,ka ca,-tha pas pak një zë I trashë e i cjerrë.-Ka vizitor nga Bardhaj,Gur zi,Hajmeli,Tepja,pa përjashtuar të përhershmit këtu në Shkodër.

 

-Po ndonjë farefis më ka nderuar sot me ardhjen e tyre në takim?-pyet jo pa qëllim Ati shenjtë,dhe unë u tulata edhe më forte poshtë bordures së dritares.

 

-Jo,jo janë të njohurit e tu,-ndërhyri zëri si bubullimë.

 

-Jo zoti hetues,s’janë të njohurit e mi,ata janë popull,që ende respektojnë fenë e tyre.Pra,kjo e tregon qartë se fetë ua hoqët ju këtij populli besimtar,pushteti,që e trumbeton me të madhe se fetë në shqipëri i hoqi vet populli,e tjera brockulla që ju i dini fort mire.

 

Sic duket hetuesi e kuptojë lojën e Atit,një zhurmë e forte oriendish zyrtare që përplasen me oshëtim i ndërpreu fjalen,nje panik fluturoj midis mureve të zhveshur të dritares,saqë shpërtheu dritën e forte që derdhej nga qielli.

 

-Ti nuk je hero,emeri yt do të harrohet brënda këtyre mureve.Aty do të ngordhësh si një qen i harruar.Hiqmani sysh!-bërtiti si i xhindosur hetuesi dhu dëgjua një e përplasur e forte dere.

 

Mu duk sikur qielli u nxi,britmat e të sharat po më lodhnin.Nuk e di sa kohë kalojë.Njeri nga rojat më thirri,edhe më porositi të mos e acaroja edhe më shumë gjëndjen e nder,pra më kërkonte hetuesi.

 

-Mistrec,hajn,armik i vendit tend,në burg do të kalbesh.Nikoll! Në birucën ngjitur me nevojtoret e mbyllni qenin nga Durrësi!-shau dhe urdhëroj me të bërtitura hetuesi dhe u largua duke turfulluar si qen i dale nga lumi.

 

Nuk i pash më qysh nga ajo ditë,lufta dhe ëndrrat e tyre u shndrruan në një kumt melodik.Zëra të përtejmë,vullnet dhe sakrifica para jetës së tyre,që vezullojnë në terr si shëmbëllesa të lulëzuara.Jehona të mbytura nga diktatura,por që oshëtinë hareshëm me ardhjen e demokracisë të vërtetë në Shqipëri.Portrete të skalitura në mendjet mijrave besimtarë,që ndezin pareshtur qirinjë për Ta. Patologji e shpirtit që gjetën shërim midis popullit të tyre.

 

Sot ata pishtarë janë ende të ndezur në sajë të forces së shenjtë.Dramat e tyre nuk kanë asnjë lidhje me histori letërsie,ata krijuan historinë e tyre,duke ndricuar muzgun katolik dhe tërë fetë e këtij vendi.

 

 

 

Top of Form

 

Bottom of Form

 

 

 

Reply Reply to All Forward More

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *