FILMAT E “REALIZMIT SOCIALIST”APO FALSIFIKIMI I HISTORISË

FILMAT E “REALIZMIT SOCIALIST”APO FALSIFIKIMI I HISTORISË

                                                                                           Nga Sejdi Peka.

Falsifikimi i historisë ishte krimi më i rëndë i diktaturës komuniste kundër popullit.Përpjekja për të formuar “njeriun e ri të realizmit socialist”,një qënje njerzore tërësisht ateiste,që zoti ishte Partia Komuniste dhe Enver Hoxha,se kapitalizmi,Europa dhe Amerika ishin armiqt më të egër të popujve të botës,se Shqipëria ishte fanari në brigjet e Adriatikut që ndriçonte botën,ishte një përpjekje mediokëre dhe kriminale me pasoja për të arthmën tonë të përbashkët deri në ditët e sotme.Regjimi komunist, në axhendën e tijë për të sundur popullin me mjete të dhunshme,parsore kishte propogandën,bazuar në teorinë bolshevike se “duke çpifur dicka do të mbetet”.Duke çfrytzuar mundësitë e kohës,regjimi komunist një rëndësi të jashtzakonshme për të dizinformuar opinionin me qëllimin e mbajtjes së pushtetit,i kushtoj filmit.Në këtë përpjekje u realizuan me qindra filma dekumentarë dhe artistik që u bënin hymne komunizmit si rend shoqërorë,proletarë dhe internacionalist, nga ana tjetrë i ngjyrosnin me të zezë të gjitha traditat shekullore të popullit shqiptarë,duke degjeneruar besimet fetare si “zakone prapanike”,dhjetra filma dekumentarë dhe artistik që ngrinin në qiell “heronjt e heshtur”të sigurimit komunist .Filma të tillë me “diversant”që dërgonte imperializmi amerikan për të përmbysur “pushtetin popullorë”,bejlerët dhe agallarët , “klasat e përmbysuara”në përgjithsi ishin sipas këtyre skenarve të filmave, armiqt më të egër të popullit shqiptarë, që diktatura e proletariatit me “grushtin e hekurt “duhët t’i çfaroste,çfaqeshin kudo në sallat e kinemave,në uzina e fabrika,në ambjente të improvizuara të klasës puntore,në kooperativa bujqësore e kudo gjetkë.Këto ditë,Drejtori i Institutit për zbulimin dhe dënimin e krimeve të komunizmit z.Agron Tufa,në dalje publike dhe në diskutime në panele të ndryshme në mediat audiovizive,ka ngritur idenë se “filmat e kohës së regjimit komunist”që propogandojnë ide komuniste dhe antikombëtare të luftës së klasave dhe realizmit socialist, duhën ndaluar që të çfaqen,pasi që bien ndesh me realitetin historik dhe bëhën shkak për të dizinformuar opinionin dhe sidomos rininë ,në përpjekje për të ngjallur nostalgjinë për diktaturën komuniste.Me këtë ide, janë bashkuar edhe shoqatat e ish të Përndjekurve Politik të Shqipërisë,duke përkrahur dhe ngritur zërin në kuadrin e dekomunistizimit të shoqërisë shqiptare ,si njërën nga kushtet themelore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.Atë që po përpiqet të bëjë Shqipëria sot,dekomunistizimin e shoqërisë shqiptare,vëndet e tjera ish komunist të Europës Lindore e kan bërë 2 dekada më parë që me rënjën e regjimeve totalitare komuniste.Por për fatin tonë të keq,dekomunistizimi i shoqërisë shqiptare në kuadrin e implementimit të Rezolutave të Asamblesë Parlamentare të KE,ka ndeshur në rezistencën e egër të së majtës ish komuniste në përgjithsi dhe të Partisë Socialiste ish komuniste në veqanti.Duke e parë implementimin e Rezolutave të KE “për dënimin e krimeve të komunizmit”si një rrezik për të denoncuar dhe denuar të kaluaraën kriminale të kësaj partie si trashëgimtare e drejtpërdrejtë e Partisë Komuniste,elitat e vjetra të regjimit komunist në këtë parti dhe pinjollët e diktaturës komuniste,janë përpjekur dhe po përpiqën që të mbulojnë me natë krimet e komunizmit,sikur asgjë nuk ka ndodhur.Përkundrazi,në kuadrin e kësaj propogande, duke reabilituar njeriun e ri të “realizmit socialist”po vënë shkopinj nën rrota demokracisë në Shqipëri, duke ngjallur nostalgji për regjimin komunist dhe diktatorin Hoxha. Duke patur shumë respekt për artsistët e mbëdhenj të skenës dhe të filmit ,që kan luajtur role të ndryshme në këta filma me një talent të spikatur,ata që nuk jetojnë më ,por edhe këta që akoma janë pjesë thelbësore e artit të teatrit dhe kinomatografisë,vet ata,duhët të ngrihën dhe të distancohën nga propoganda bolshevike staliniste kundër historisë tonë kombëtare në këta filma.Nuk jam aspak dakort edhe me z.Tufa,që shumë herë duke u lëkundur nga presioni enverist,diferencon disa filma artistik të kohës së diktaturës se “edhe mundet të çfaqën”pasi nuk janë të ndikuar politikisht me ide komuniste.Ky version nuk është aspak i vertetë.Asnjë film nuk mundej që të çfaqej në kinematë e kohës pa kaluar në filtrin e “realizmit socialist dhe të luftës së klasave”.Po sjell një shëmbull me filmin “Kapedani”,që mundet të jetë një film jo shumë i politizuar me artistin e madh Albert Vërria,njeriu i madh i teatrit dhe filmit shqiptarë,por që përsëri në qëndër të filmit janë komunistët kundër zakoneve prapanike dhe shoku Ropi që është Sekretari i Partisë.Nuk duhët që të ngatërrojmë artistët tanë të mbëdhenj me regjimin komunist apo me propogandën bolshevike.Artisti i madh Ndrek Luca, që ka luajtur dhjetra filma me role diversantësh dhe armiq të pushtetit popullorë,është i pari inelektual dhe artist,që natën e 22 Marsit 1992 i ka uruar fitorën e demokracisë Sali Berishës.Robert Ndrenika,është njëri nga artistët e mbëdhenj të skenës dhe kinematografisë shqiptare,por është edhe njeriu më i survejuar nga regjimi komunist si kundërshtarë i regjimit.Të tillë janë shumica e artistëve tanë që duhën respektuar dhe jane krenaria e kombit tonë.Këta filma duhën ndaluar se fallsifikojnë historinë.Nuk ka gjë më të tmerrshme që fëmijët tanë të ushqejnë nostalgji për regjimin komunist,për luftën e klasave,për Enver Hoxhën,për diktaturën komuniste.Nuk ka gjë më të tmerrshme që fëmijët tanë të konsiderojnë “diversantët”e “kompanisë 4000”si armiq të popullit.Dhe kjo propogandë për fallsifikimin e historisë tonë kombëtare po vazhdon me mjete të medaive të shkruara dhe të folura.Para disa ditëve, gazeta “Dita”që ka ndryshuar vetëm emrin nga “zëri i popullit”i regjimit komunist,e sulmonte egërsisht Presidentin e Republikës që kishte nderuar me dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti”ushtarët e Kompanisë 4000,duke i quajtur këta ushtarë të NATO-os si agjentë të CIA amerikane dhe armiq të popullit.Shikoni çfar mediokriteti dhe urrejtje kundër demokracisë!Këtë ide kan edhe filmat e kohës së regjimit komunist.E verteta historike është se sikur të ishin realizuar përpjekjet e ushtarve të “kompanisë 4000”,demokracia në Shqipëri do të kishte ardhur 40 vite më shpejt dhe populli shqiptarë nuk do të kishte vuajtur për afro një gjysme shekulli diktaturën komuniste,luftën e egër të klasave,kolektivizimin,varfërinë ekstreme,burgjet e çfarosjë në masë dhe kampet e internimit për fëmijë,pleq,gra,të familjeve që mendohej nga regjimi komunist se ishin kundërshtarë të diktaturës,e donin Shqipërinë të lirë dhe demokratike.Ata ishin ushtarë të NATO-os dhe kjo aleancë ushtarake nuk ka ndryshuar asgjë nga vitet 50 të shekullit të shkuar në strategjinë e sajë në mbrojtje të demokracisë dhe të civilizimit.Amerika ishte dhe është ajo që është sot,aleati strategjik i Shqipërisë,shëmbulli i demokracisë në botë,që i është gjëndur Shqipërisë në udhëkryqet e historisë,është Zoti në qiell dhe Amerika në tokë për ne shqiptarët.Fosilet e regjimit komunist,është fatkeqësi për Shqipërinë edhe në ditët e sotme 26 vite pas rënjës së komunizmit që ushqejnë një urrejtje të shpifur kundër demokracisë,janë nostalgjikët e komnizmit që kan uzurpuar pushtetin,janë pinjollët e diktaturës komuniste që nuk e qeverisin ,por e sundojnë Shqipërinë.Eshtë fatkeqësi për Shqipërinë që ka marrë pushtetin një forcë politike e quajtur “Rilindje”,që ka në krye një njeri pa mend dhe të çoroditur me ide bolshevike,të birin e njërit prej kriminelve më të dalluar të dikataturës komuniste,Edvin Ramën.Shqipëria sot noton si një varkë pa timon në një detë harlisur dhe me stuhi,përjeton kohën e një neodiktature me ide bolshevike.Një Shqipëri për t’u dhimbsur se ka rrëshqitur nga demokracia në një shtet të kamufluar dhe totalitarë që kërkon të ringjallë bolshevizmin me të gjitha mënyrat e mundëshme.Eshtë një “Rilindje”që mos ardhtë kurrë për shqiptarët.Eshtë një Edvin Ramë që kërkon të shkojë në zgjedhjet e 18 Qeshorit  pa opozitën duke vendosur haptazi neodiktaturën komuniste në Shqipëri.Ndoshta kemi një Europë që po bën sehir për atë që po ndodh në Shqipëri,po bën veshin e shurdhër për protestën mbarë popullore duke kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme,po ndodh ajo që mundet të krijojë destabilitet në të gjithë rajonin e Ballkanit.Eshtë Europa me problemet e sajë që duhët te pranojë gabimet e sajë në Bosnjë që nuk ndërhyri në kohë kundër Milloshevicit në vitin 1995 dhe atje maskra u bënë të tmerrshme.Të pendohesh më vonë për gabimet kundër një populli që aspiron për demokraci, nuk rregullon asgjë.Nga ana tjetër kemi Amerikën,kemi shpresën tonë,që i është gjëndur Shqipërisë në çastet më dramatike.Pa Amerikën sot nuk do të kishim Shqipërinë tonë që për pak u coptua nga vendet e tjera Ballkanike në Konferencën e Versajës në vitin 1920.Amerika nuk mundet të harrojë se Shqipërinë po e sundon një pinjoll i diktaturës komuniste,Edvin Rama që pak kohë më parë ka hedhur vrerin e gjarpërit kundër Amerikës ,kundër Presidentit të sajë dhe demokracisë.Dëshira e nostalgjikve të komunizmit për të ringjallur atë që është hedhur si një kërmë e ngordhur në plehrat e historisë,kurrë nuk mundet që të ngrihet më.O sot o kurrë,shqiptarët duhet të ngrihën në mbrojtje të demokracisë.Dhe kjo po ndodh.Edvin Rama dhe klika e tijë bolshevike po numuron ditët e findit të sundimit të sajë.         

2 thoughts on “FILMAT E “REALIZMIT SOCIALIST”APO FALSIFIKIMI I HISTORISË

  1. Kur te shkruhet Historia,le te shkruhet nga e para,jo me rrena dhe perralla,por cdo gje e mire te vlersohet dhe aktoret te mos harrohen.Nga e kaluara ka per te mare dhe per te hequr.Po edhe tani, ku shume probleme mbi shpatullat e shqiptarit rri.Ikja ne emigrim dhe humbja e njerzeve ne shtegtim.Korrupsjoni i pa fund,droga,vjedhja, vrasja qe po derdhet lum.Disa flen mbi paran,te tjeret nuk kane sec te ane.

    1. Po ku jane ata njerez te ndershem qe ta shkruajne historine pa rrena! Historia ka rene ne dore te mashtruesve qe na polli diktatura gjysem shekullore. Jan perseri bijte e asaj partie qe kan nderruar ngjyrat, ata qe e kan ne dore dhe e dredhin politiken, ekonomine dhe historine e popullit shqiptar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *