Esse

Dhimitri Pojanaku

MIMO NOPRANI DHE THIMI THATIMI

(Nga “Dredhitë e pasionit”)

Nopran gjer tek ai e, ktheu pas.Ja disa nga pasqyrat më të arrira të nopranllëkut.Mimo,sa mot i keq!Pse,të kanë kërkuar të japësh kohën në televizionin lokal të Bejrutit?Ku shkon? Mos të duhet ndonjë busull?Përse nuk më fole mbrëmë?Pse ti ishe,mendova se kishe hedhur sozi në rrugë.

Mimo ishte i vetmi nobelsit i gjallë që vinte shpesh tek pallatet e Pasionit tek shkruesit pa talent.Jetonte në kodrën afër.Kish mik për kokë, pothuaj që në vogëli, Thimi thatimin.E ndiqnin njëri tjetrin si macja miun.Kur Nobeli,pohonte, mot i ftohtë, Thimi, nuk e di, nuk jam meteorolog.Ku shkon Thimi thatimi?E pse të hyn në qese ty,atje ku shkoj unë s`ka vend për  dy vete.Nobeli-si poet je fare i rëndomtë,ama, dialogun e qan.Thimi-po të mos ishe nopran që kërthi zor se do ishe bërë gjeni.Ke dashnore Thimi?Kisha,por jo për shtrat.Të gjitha më thoshin se do binin në shtrat me mua kur hëna të ish si drapër.U nisëm thonin,por rrugës hëna u bë e plotë.Si ngjau?Pusho nepërkë,sikur se di!Të thashë të mos dilje ato net.Po me ta dalë ti,hëna aq u gëzua sa u bë e plotë.Sa fantazi ke Thimi,sikur të të njihte juria e nobelit në Stokhlom do të jepte Nobel në dialog.Ik ,ik në katua, dreq!Ata grindeshin,qëllonte në orën tre në natës nobeli të trokiste në xham.Për fat Thimi kish vite që jetonte  në kat të parë.Çdo i paudhë,ditën ma prishe ,do më marrësh edhe gjumin?Thimi,si më the ,shko në katua,mbeta pa mend, po ajo e hënës së plotë,c`metaforë magjepëse.Ore,ajo është jeta ime ti thua metaforë, unë rrit gjethet, ti m`i përpin si gjirafa, e mbetem  thatim.Nobeli ikte , në gjysmë të rrugës pendohej,kthehej.Thimi,sa buuukur e the, shko në katua,e mprehtë kjo  si thika e gijotinës.U ktheva se e di që se kishe për mua apo jo?Ik gojëllastikë,mos më merr me të mira.Dale, Thimi, mos u rrëmbe,do u them një fjalë atyre të nobelit.Ik,më ke zënë dritën e natës pa të cilën s`me zë gjumi,firaksu nga xhami im.Pas gjysëm ore ndodhtë që Thimi trokiste tek nobeli.Vërtet do i thuash jurisë në Stokholm për mua?M`i ke ruajtur dialogjet djall,më inçizon ë,më vodhe privatësinë!Ore,po unë të dija me mënd,qysh  rënka  kaq shpejt mënçuria në grackë që në kurthin e parë?Nopran,nopran i keq, po ty askush s`të do, ti nuk do as veten, je dhe nobel pale,mirë ta bëri Tesa që të hodhi nga shkallët, dhe ato budallaçkat shkallë  u bënë si prej kartoni, se po u vra gjeniu e tym e det!Ik,ik!Mos eja tek unë, e di vjen për Xhixhushkën,por do i them të ta shtypë surratin me këmbka si buburec,ja kështu dhe i mëshonte këpucëve duke zvarritur dhe vrarë barin.Ditën tjetër thua nuk se nuk kish ndodhur azgjë.Nobeli pyeste,Thimi ku shkon?Thimi nuk thosh se atje ka një vend vetem për një por do pi kafe tek Çelua.Ai me një sy si pirat?Po, ai,por me atë sy e shikon xhezvenë si në mikroskop.Do të marr, po mos fol, ai i ka inat nopranët,i njeh me të parë.Thimi, si ma bëre mbrëmë? Tesa nuk më shtyu.E di, e shpika!Thimi,e di  ç`më tha Tesa  një natë teksa  zireshim,domethënëe, si cdo natë. Ç`mu desh qe u dashurova më ty o nopran,nuk mora Thimi thatimin,mbase do e shëndoshte dashuria ime.Thimin?!,u tromaksa  unë e zura kokën me duar, ka një dialog ai si piperkë kineze,do të digjte e të thante më keq se veten.Ama the ti!Epo,ndryshe nuk kalohen orët.

Një mbasdite Mimo u ngjit tek kodra me gjysëm fryme.Anh me solli poezinë e gjelit,do e dërgojë në   Marok,një konkurs afër pulitzerit.Do ti`a kqyrësh,t`i thuash një fjalë!Vetëm ty të çmon.Me këtë çmim do u afrohet kateve të Kilianit.Atij i ka rënë në vesh fabula dhe është bërë si i ndërkryer,si thua?Lexoje,i thashë besën!Nobeli lexoi:Një këndes/Pendët kreh/Mbi çati/Atje rri./As lart nuk ngjitet/As poshtë nuk zbret/ Pulat/Si mace hipin mbi çati/Ca të dobta/Ca të fryra/Ngjyra- ngjyra/Po këndezi/Si pallua/Njërën do/Atë/Pendën korb.

Mimo vari buzët.Nuk më pëlqen.Nuk e ka goditur.Vargjet janë të shtrydhura.Ti edhe mund ta gënjesh por kjo është e vërteta.Po atë e do populli,mërmëriste Thimi.Kush ju mbjell këto marrezira,kush  u`a kris tepelekun,  trurin?Poezia lind në honin e thellë,ja këtu dhe i binte zemrës, gjoksit me grusht,këtu Thimi,lind si një lulezë,pakuptuar,po nuk  e mëkove,  përpëlitet,po se hodhe në qiell kur qesh dhe kur zbret ti bësh duart pambuk mos vritet nga gëzimi i tepërt,nuk ka poezi,ka shkarravina.Populli,thotë,o turp i dheut!Bën mirë mos të shoh ca kohë,Thimi.Rri larg meje derisa të më shkoje tutje kjo e ligë.Më degjon?!

Nuk e pëlqeu, tha Thimi.Anh u pushkuroz në fytyrën bardhoshe.Mbajti vrapin në kodër.Përplaste dyert si erë e marrë.Ti,ti se pëlqeve këtë poezi,këtë perlë?! Sepse  je i lig, se nuk do askënd sipër.Si ka mundësi që je ende gjallë?Çkuptim ka?Ti more nobelin,ku do shkosh më tej?Nuk kam parë nobelist të gjallë,ndaj edhe s`ti hedh sytë asnjë gazetë,asnjë  televizon. S`bën, thotë,sa kollaj të gjykosh shpirtin e tjetrit!Sa kollaj për ju që jeni në zenith.Po ti ç`më sheh me ata sy si mijushe?Po lëre Tesën,ç`ke me Tesën?Ajo ështe si Mona-Liza,nuk e sheh?Jo po mos është Davidi!Nobel, ti! Edhe fabulën e romanit të kurorës, Thimit ja vodhe.Dhe ai prapë të ndjek.Ja lëshon lëmshin,ja tërheq sipas qejfit tënd.Po me mua nuk lot dot!

Po ç`të bëja moj Xhixhu,ajo fabul  do dështonte tek ai,nuk kishte tharm,nuk kish magje për atë brumë,të ikte kot?Ai vetë ma dha,nuk e mbaj dot më tha,po më bren e nuk e nxjerr dot në dritë.Mos më thirr mua Xhixhu,mos më ëmbëlso për të dalë nga situata.Të isha si Thimi nuk do ti ndaja gjyqet,do ta merrja famën.Le që nuk e dua,kam famën time.Po ti je e re,eh sa vargje do shkruash,madje kryevepra.Sa i shtirur qënke o nobelisti ynë.Mos e rrit kungullin me tërsëllëmë,ja ktheu Tesa,se do shembë edhe gardhin,edhe vehten.Ah,ç`krahësim bajat,i thënë e stërthënë!E di se rri pranë gjeniut e na bëke proza?Po pas malit vetëm hije ka,hije të mëdha,të rënda,hije ku edhe bari rritet i drobitur.Mos di kohën e gjimnazit ku i qaje hartimet?Çlirohu nga gjeniu dhe do shohësh!Ha!Hahaha!

Doli me vrap në oborr.Niste një shi me gjyma por inati i Anh ,ish më i fortë.Sapo kishin çelur ca manushaqe,ca tulipanë,madje edhe në ngjyra blu të murme,madje edhe të zeza shkrumb.Po ju,me kë   talleni që qeshni vesh më vesh?Me mua?Lule nobeli,lule llastica. E kush nuk rritet me kaq diell,lëndinë,dhe pas cdo fjale, i godiste me majat e takave.I hodhi në diell këpucët guci.I godiste dhe mend u shtypte kryet,qafën.Lule ju,dembelka!Lule jane ato që rriten në shkëmb,që ja lëshojnë rrënjet shkëmbit m`u në zemër  dhe ja  thithin ujin.

Shiu binte por Anh nuk donte ti`a dinte. Flokët e artë i ngatërroheshin dhe i ngjiteshin pas qafës si lule kacavjerrëse,këmisha ju ngjit pas lëkure,fundi ju mblodh si fasho në shalët lastar.Ajo ecte kryelartë.Se pëlqeu,cenemadhi, po cfarë pëlqen ai,apo, vetëm veten?Jo po thotë është poezi e kërkuar,se ja kam ngulur sytë catisë ku vinte kaposhi dhe kam rrëmuar si nën tjegulla për ta vargëzuar.Se ai,na thënka, s`ka arsye  të shohë detin me orë të tëra që t`i shkruajë ca vargje,se i erdhka vetë deti.Sa bukur m`i kurdiska fjalët,kërkon të ma tymosë mendjen. Si i tha Thimit?Vargje të shtydhura!Hm,atij i është shtrydhur truri.Fama si ka prirë për mbarë,që kur ma quan Tesën, Mona Liza.Pika, pika,po qenë tërë Monalizat kështu, bota u  përmbystë.

Shiu kish pushuar por jo shiu në trup të Anh.Kullonte e tëra.Guvernantet u bënë pikë e vrer.E ndërruan rrufe,e veshën me petka të ngrohta ,e shtrinë në shtrat.Dridhej.

 

Pogradec-Tirane,2016

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *