Cikel poezi

Dashuria na bën mbretër

Nga Adriana Cili

UNE, JU, TI, ATA

Copëza letre të shkruara. Fletë libri të zhgarravitura.  Me libra, mbi libra, për libra. Filozofia e saj. Ia vuri qellim vetes.  Pëlqen poezinë, filozofinë , psikologjinë, por nuk mund të shkruajë njëkohësisht në të gjitha këto fusha. Ndaj zgjedh gjininë më të bukur për t’i shprehur dhe këto të tjerat. Ajo jeton me lirikat.

-Mbylli sytë!

Ja, kështu si unë.

Kalo në mendje

çastet më të bukura

të jetës së shkollës.

Më thuaj, i sheh shoqet e klasës

me uniformë të kapura për dore?

Po mësuesen e gjuhës, e sheh?

Më kujtohet

kur më shikoje me sytë si yje

që depërtojnë qiellin gri të errët.

Ti më thoje se isha hëna për ty.

Ëndrrat ku s’më çuan

Por te ti s’më sollën asnjëherë.

Eh, ëndrra fëmijësh thurëm!

 

Jam këtu duke të pritur

të më shfaqesh.

Jam këtu duke kujtuar

kohën kur më bëje të lumtur.

Jam këtu … ,

e kotë ta gënjej veten.

Sado të pres ti nuk do të vish,

sepsei nuk ka ardhur kush.

Për mua ishe trupi,

shpirti,  vargu,  muzika.

Pra,  simfonia  e jetës sime.

 

Dashuria dhe  plakja

Më kanë vënë në mes.

Njëra s’do të më lerë,

tjetra pret në krahë të më marrë.

Dashurisë i largohem.

E di malli do më marrë.

Çfarë nuk kemi bërë të dyja,

penduar nuk jam aspak.

Ajo më lutet t’i përsëritim.

Unë i largohem ngadalë

 

Mburoja me emrin burrë

ka vite që më mungon.

Pa të unë

luftoj kundra të gjithëve.

Ndihem e gjymtuar

nga plagosjae shpirtit.

Ashtu luftoj paragjykimin maskilist

dhe të grave që pas burrave fshihen.

Unë  jam femër, grua,

mbi të gjitha, nënë.

Madje këtu e gjej forcën.

 

Me mendje kujtoj

kohën e shkuar.

Mendimi më duket antik.

Nuk ndihem e fajshme

as e pafajshme.

Gjuha e injorancës

shkatërron, urren, gjykon,

ndëshkon pas shpine.

Ajo s’e kupton gjuhën e dijes

që fal e harron me dëshirë,

 

 

Gratë vejusha vishen me të zeza, a ka kuptim? Këto gra janë viktima të sistemit ose të frikës së gjykimit.  Do t’ua thaj lotët grave si unë. Si zjarr do përpij çdo gjë të keqe, vetëm e vetëm që bota pas meje të jetë e bukur. Nuk dua t’i ngjaj urtësisë së shtirur si virtut, por që është më e neveritshme se vesi. Kjo urtësi izolon veten, i shtrëngon të tjerët si të jetë darë, sepse lind nga frika. Ajo është urtësi hileqare.

 

Motivi mundet nga emotivi.

Sjellja ndryshon

e vendimet marrin tjetër drejtim.

Kur arsyeja zgjohet,

si të ketë fjetur në një shtrat të huaj,

kërkon të dalë nga çoroditja

për të rigjetur ato që ka humbur.

Shpesh herë është tepër vonë.

 

Dhimbja më e  thellë,

s’është humbja e jetës,

por të pasurit talent

e të mos qenit brilante.

Dhimbja më e thellë

s’është humbja e jetës,

por të mos ndihesh famoze

dhe të mos jesh ajo, e cila,

ti dhe shumë pak e dinë se je.

 

Qeshni

dhe do ndjeni  se

dhimbja që ju kanë shkaktuar

do largohet.

Qeshni

dhe do mësoni se

ata që ju kanë tradhëtuar

janë penduar.

Qeshni

dhe do shihni

se do t’ju vijë pranë lumturia,

në krahë do t’ju marrë.

 

Kujtoj hënën e bardhë

që nuk u skuq

kur dëgjonte zërin e dashurisë

tek ndjente kënaqësinë.

Flladi na përkëdhelte

trupat e lakuriqtë

të bërë njësh.

Kujtoj netët pa kohë

që rrokulliseshin

mbi trupat tanë

mbuluar nga yjet.

Mbyll sytë dhe kujtoj netët

pa gjumë, për të takuar

të parët agimet e mrekullueshme.

 

 

Per ty …

Dashuria është është esencë, frymëmarrje e kthyer në pronë, është në buzët e atyre që nuk do kishin të drejtën ta shqiptonin. Dashuria njeh vetëm dashurinë, Shpirti plot ankth e kërkon atë në errësirë. Shpesh bërtet, por me kot, sepse nuk ka më dashuri. Ai nuk ka të drejtë për dashuri përpara se të kërkojë veten. Dashurina merret kur ka dashuri.

Të jesh pranë teje

është si të jetosh

momentin kur fillon

të marrësh frymë.

Të jeshë pranë teje

është njësoj si të jesh

pjesëmarrës në darkat

më të mëdha.

Të jesh pranë teje

është njësoj si të

arrish të lexosh

simbolikën

që arrijnë gjurmët

e mendimeve të fshehura.

 

 

Buzët e tua

dinë të përkëdhelin ëmbëlsisht.

Ato zbresin ngadalë

deri në pjesën më intime.

Ndalen aty.

Për disa momente

përjetojnë parajsën.

Të nesërmen vrapojnë

Pas parajsave të tjera.

 

 

Hënën, yjet, detin

Sonte prap  i kam unë.

Me sinqeritetin e zërit,

bukurinë e shpirtit

largova një pseodashuri

që lodhi gjithë qenien time.

Tani mes tyre fluturoj

me lirinë e një zogu në hapësirë.

 

Rrugën për në shtëpi marr

Pasi errësira qytetin ka mbuluar

Dikush mundohet të

skërmisë dhëmbët e tij të bardhë

me shije të hidhur.

Më fton të bëhem kavie pasioni

e lindur brenda tij këtë moment.

Unë qesh pak si e marrë,

nuk kam si e përzë ndryshe.

 

*Poetesha wshtw    mesuese e letwrsisw nw Tiranw.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *