Poezi

VJESHTËS SË DEHUR

Poezi nga Linditë RAMUSHI DUSHKU

Ti erdhe dikur
sikur kjo vjeshtë e kuqrremtë
për t’u bër vlimi i dashurisë
dhe shije e verës së kuqe
në vjeshtën e përvitshme
që rrisim brenda vetës çdo fije lumturie.

Erdhem të dy dikur
vjeshtës
si dy zogj shtigjesh të largëta
për te takuar
dy stinët e ngrohta të shpirtit.

Pastaj,
të dehur pafundsisht
dehim dhe gjithçka për rreth
çdo vjeshtë kuqrremet nga ardhja jonë
çdo vjeshtë dehet
dhe kullohet djersësh
siç shkrihemi ne dashurisë sonë.

Pa pandehur ia lëm fajin kësaj stine
që nis e deh veten.

NË QYTETIN KU U NJOHËM

Ne u njohëm në atë qytet
kur nata vezullinte mbi urë
urën gurë bardhë
që arratiste këmbë dashnorësh.

Të dy u njohëm në një qytet me lum
pa ia vën veshin llafeve pas shpine
isha unë një shtojzovalle lazdruar kohës
apo ti një kavaler
dashnor i rrëmbyer.

Puthjet ngjitën buzët
e lutjet e bardha nisën.

Në atë qytet ku u njohëm
natës një rrugice pa dritë
sado që t’ishte terri errët
ishe ti
një yll i derdhur syrit tim.

TI MË NDJEK…

Ti më ndjek
sikur një fletë peme
pranverës së hershme
prekesh erës
dhe më gjen
për të risjellë aromën tënde
sa herë që vjen stina.

Ti më ndjek mendimesh
duke përsëritur fjalet e zemrës se ngrohtë
më thua
se dielli e skuqka dashurinë
e prilli i qel lulet e bardha
se puthjet u ngjizkan këtij muaji
sikur pjalmi
më ndjek ti
më ndjek
çdo hap që hedh rrugëve
veç puthjes tënde të avullt
do më biesh edhe në përqafim.

KUR RRËMBEN DASHURIA

Sa shtigje
duhet te ket bërë ky qytet
duke prekur mijëra këmbë çdo ditë
një si unë
një si ty
vjedh rendjen çdo ditë
ai kohës
e ne kujtimesh.

Mbase do të kthehesha mbrapa
për të numeruar hapa
të shikoja se si beheshin dashuritë
të të shihja ty si vështroje ecjet e mia
e të dehesha nga të qeshurat
nuk e di
në do të t’i them ato të gjitha
veç se
në sy çdo herë do të ruaja
çastin kur më vodhe zemrën
si sekret nga e lashta
pastaj të ta jap si verë të kuqe
kur të të rrëmbej dashuria
më shumë se dehja nga vet pija.

PRILL I DERDHUR DASHURISË

Si prill i derdhur pranverës
me lulet që çelin puptha nëpër pemë
me ngjitesh pas trupit
shperthyer ndjenjash
më shtrengon
puth
e flet në vesh
sikur zanat e malit
treguar kujtimesh
se dashuria jon është sa një mal.

Ti si prill i derdhur lulesh
barit të njomë
që e jeshilë çdo fije
ke çel dhe zemrën
hapruar dashurisë
i dashur
si prill i shtrydhur pranvere
më ngjitesh buzësh
dhe mer shije pjalmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *