Ne diten boterore te poezise

Në ditën botërore të poezisë

TANAGRA

Poezi nga Agim DESKU

TANAGRA

(80 km afër Athinës
ka jetuar Tanagra,Hyria më e bukur Pellazge )

Mbi flokët bishtaleca
Të hedhur mbi kokë
Gërsheta më ngjanë
Në ma të bukurën
Hyjni.

Në Arkide e shndërruar
E vetmja HYRI
Në dheun dardan
Shqip më foli me shekuj
Para Krishti.

Vetëm unë nuk e di
Cili jam
Në cilën tokë zbrita
Mbi cilin yll Davidi
U rrita.

Në djep e varr
Cili jemi më shqiptar
Kur e rujta cilin kryqin
Unë Rugovasi me shallë
Të bardhë.

Shih nën dhe varri
E gjej edhe nga një emër
Si plagë shpirti e zemre
Mu në ballë si yll lirie
Të kësaj toke dardanie.

Rrënjë Pellazgësh
Ilirishte
TANAGRA një HYRI
Hyjnish para zotit
E para e botës.

Gjashtëmbdhjetë shekuj
Para KRISHTI
Foli shqip
Në Arkide.

SHKODËR,13.4.2013

FLOKËT E MBRETËRESHËS
(TANAGRES,hyrisë pellazge,që ka folë
Shqip 16 shekuj para Krishti 80 km,afër Athinës)
Mbi sy lidhë
Supët e jetës
Botën ngrit ozonit
Më flet vargut tim.

Tanagra kthen historinë
Butrintit pellazg
Gjashtëmbëdhjetë shekuj
I vënë pas Krishti.

Kujtime falë
Bishtalecave të shkruar
Legjendave.

Hëna ruajt i ka buzëqeshjen
Dielli i fali dritën
Ngado që fluturojnë shqipet
Eh,ç ̒më kujtove emrin tim.

Pas teje Tanagra
Bota u hodhë në djall të vet.

Vetëm engjëjt shëruan plagë
Dhimbjen ma moren kujtim.

Nuk e merituam ndarjen në dysh
Në asnjë shpirt atdheu.

O zot sa të fala
Për vargun e Tanagres.
Më,10.03.2-15

BOTA LINDI NGA TI TANAGRA

Kur engjëjt zgjojnë heshtjen
Ëndrrat kthejnë në buzëqeshje fëmijërore
Në lumë loti të hedhë vet zë yjesh.

Krejt zë zane u bë shushurima e pyllit
Dëgjoj kah këndon këngë lumturish
Se si bashkojnë zërat me vargje poeti.

Me cilat ngjyra të pikturoj sytë e tu
Tanagra.

Për emrin tim shqip që ma fale
Gjashtëmbëdhjetë shekuj para Krishti.
Ah,dhe lutjet
Lutjet e zotit për brezat e fisit tim
Pellazg.

Mos më ikën më nga fuçitë e vargut tim
Janë dëshmi e diellit kur shndërritë lirinë.
Kthehu e fundose fatin tim të shejtë
Më bashko në një trup të vetëm Shqipërie.

Krijo luftëtarë lirie e atdheu të shqipeve

Bekoj në princa dashurish së zanave.
Le të mbjellin farën e hyjnive
Kujtim për botën e njeriut të ri.

Sot zgjodha më të bukurën e detit
Të ëndrroj se si marrin frymë trëndafilat e saj.

Vallë a ka kuptim jeta pa flokët ngjyrë gështenje
Që ḿ i mbulon ëndrrat e jetës sime.

Sonte u ktheva në pasqyrë me ty Tanagra
Jam zëri yt mijëvjeqar, pellazg të thonë
Ke shpirt e zemër,je vet Shqiponjë.

Mos më humb në asnjë kohë të shpirtit tim
Tani je koha ime ,relikti im .

Jemi amfitatri i Butrintit
Aty kemi rrënjët pellazge.

Bota lindi nga ti Tanagra
Dhe nga vargu im hyjnor.
Më,19.03.2015

MBI LOTIN TËND E SHKRUAJ VARGUN TIM

Mbi lotin tënd e lexova emrin tim
Si varg i tretur na vjen sonte
E shkruar vargut tim.

Vetëm kujtimi yt mbetet
Tek emri TANAGRA.

Sa herë u bëra kërkimi yt
Kur shekujt i luftoja.

Eh, sa herë edhe u talla
Me vetë djallet që ishin
Fytyra gjithfarë bishash
Sonte sa u skuqa.

U bëra vetëm kockë
Ëndrre.

Baltë hëngra për ta rujtur
Fjalën shqipe.

Mbi fatin tim të shndërruar
Në engjëj të fisit tim
Pellazg.

Të shkruar në djep e varr
Të rujtur si margaritar
Të emrit të falur
Nga zotnat
E nga Pellazgët.

Si agim të lirisë.

Sonte për pak e takova lotin tënd
Rrugëve të Athinës
Shqip
Ku ma qajti fjalën
Mikja ime prej ylli.

E falur nga zotnat
Eh,uratë u bëra vetë
Unë biri i TANAGRES.

Shekujt i numërova
Me dheun e kësaj toke
Mbi dritën e gjakut tim
Sikur të isha vetëm përrallë.

Fatin nuk do ta nënshkruaj kurrë
Pa ty TANAGRA
Vetëm me ty jam dheu i kësaj toke
Dnebabaden si flori .

Më engjëjt të shkruar vargjeve
Pasqyrë e e saj
Mretëreshë bukurie.

Vetëm emrin Hyri e mbanë
Më e bukura prej më të bukurave
Detit si përrallë.
14.4.2013

SI TË LUNDROJ
( Mikes se shndërruar në TANAGRA)

Si të lundroj mbi këtë emër
Që kam si zemër
E kam si lot.

Dje e sot
Në çdo mot
Këmbas eca
Detit kryeneq
Të dhimbjes e krenarisë
Të mallit e të magjisë.

Se sonte u ngrita
Mbi secilin djall
Fytas edhe me Bajloz deti
Mbi cilat valë u bëra
Vullkan zemre
E lopatë barkash.

Vetëm sonte nuk e dua mbytjen
Më shpeto vetëm ti
Dora jote të më mbaj
Se vetëm sonte e dua jetën
Për pak mila jam ,Ti
TANAGRA.

Eh, sa më dhëmb ky det
Kjo natë
Ky engjëll
Fluturim më rri
Përqafimit tim.

Vargun ma shkruan
Në shpirt
O zot si të dëgjoj
Në cilën valë deti
Ma trete kujtimin.

Në cilën pulëbardhë
U shndërrove
Ma thuaj se sonte
Do je mike shpirti
Ose shndërrohu
Në fluturë pranvere
Ta vëj emrin tim
Të plasur
Në vargun tend.

O det o det
Pse nuk më merr
Edhe mua
Thellësive tua.

Më fundos
Aty tek Titanku
Të dëgjoj simfoninë
Të më të bukurës
TANAGRA.

Ah,cili poet nuk do fundoset sonte
Të bëhet valëdet dashurish të krisura
Siq je ti o djall.

Eh,cili do ta përmbyes
Botën sonte
Cili do të luftoj
Me secilin përbndësh
I bërë vullkan deti.

Se sonte jam zgjuar
Të krijoj melodinë për vargun tim
Të shenjtë si aroma më e bukur
E secilit trëndafil ah ,të kopshtit tend.

Sonte pse e shoh lotin faqeve të mia
Përse më mbyet ky varg.

Sonte vallë a jam ëndërr
Në cilën udhë jam më drejt
Të iku nga kjo botë e ndyrë
Pse vargun tim nuk ma sjell
Aty ku shpirti im rron.

Atty ku vetëm unë e mbaj
Këtë varg të shejtë
Këtë varg ngjyrë engjëlli.

Sonte nuk di ku mbeta
Në cilin varg po mbes
Ndoshta vargun tim
Ma vjedhen djajët.

Jo,do të kacafytëm me secilin
Të krisur e rebel
Se do te bëhëm hi zjarri
Do të e përmbys botën krejt.

Eh,do të bëhëm edhe unë
Djalli vetë
Jo, nuk dua më të jem njeri
Pse rri më të çmëndurit
E një botë të krisur
Siq është shpirti im.

Po,dua të jem vetëm aty
Ku nuk mundem të jem
Eh,bëheu agim djall
Bëhu edhe lot
Plagë shpirti siq u bëre
Dje e sot.

Nësër ku ta di
Në cilin yll varri jam
Kur e kujtoj
Një ditë fluturimi
Për këtë jetoj.
Më.22.4.2013

MOS URRE

Cilin e mbyet urrejtja
Botën më shumë
Apo shpirtin.

Në cilën zemër ende jeton
Urrejtja
Pse nuk është vetëm përrallë
Pse e çmendë vargun tim
Me mallë.

Eh, si më rebelon
E shndërrohem në djall
Në botë mallkimi.

Jo,nuk i besoj syve
Se engjëjt urrejnë
Atëherë botës ia shoh fundin.

Jo,jo, e dua botën
Kur engjëjt më sjellin
Vargun tim të lirë
Aromën e luleve.

Ma falin kujtim
Fjalët kur fluturoj
Deri tek dielli
Vetëm ty
Urrejtja
Nuk të takon.

Se ke zemër hyjneshe
E Hyri
Më e bukura

TANAGRA
Rritur në djep nëne
Shqip me yll Davidi,

Mos urre
Nuk e ke në traditë
As në zakon
Nuk është urrejtja
Fjala e jonë.
Më.19.4.2013

SYTË E TU

Eh ,si nuk ma thua cilës udhë
Të të via deri në mbretërinë tënde
Me cilën ëndërr a me cilin shpirt.

Sa doja të bëhesh vetëm pasqyrë
Të rri më shumë me cilin kujtim
Të krihem bukur si Princi yt
E të të buzëqesh si zog kanarine.

Kopshtit tënd plot aromë trëndafilash.

Po më thuaj si të të shkruaj vargun tim
Me cilat fjalë a vargje pëllumbash
M të vetmin shpirt lulesh
Hyre në emrin tim e u bëre legjendë.

Me sytë e tu tani e shkruajmë vargun tim
Me sytë e tu shëtis në secilin cep bote
në sytë e tua nuk shoh më as shi loti
Vetëm lexoj vargje zemre,shpirti e ëndrre.

Çfarë nuk lexoj sonte në sytë e tu
Eh, mi lë këtu ata sy prej pëllumbeshe
Ti shëroj secilin varg shpirti e dhimbje.

Se sonte u shndërrova në lutje engjëjsh
Uratë u bëra vetëm për sytë e tu
Për botën e kopshtit tënd me lloj lloj lulesh.

Shko,pusho tek buron lumi yt si deti
Aty ku shndërrisin ngjyrat e ylberit
Aty laj sytë me ujë të pastër shumëdashurish
Që rrisin ëndrrat për ma të bukurat fjalë.

Sytë e tu sonte shohin më mirë hënën
Kah fluturojnë zanat me faculeta faqesh
Vetëm sonte bota ime u shndërru në sytë e tu
Pranverash e margaritarësh që zemrat i shëron.

Në yll Davidi në djep ma vari nëna vetëm tek unë
Pse jam shqiptar,pse di të shoh vetëm me sytë e tu
Edhe një yll ma la kujtim për sytë e TANAGRES
Të vetmën Hyjni si Hyri e si rrënjë Çamërie.
Më.15.04.2013

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *