Poezi

Në hapat drejt shpetimit

Nga Emirlinda Isufi

Në  hapat drejt shpetimit,

hodha syte drejt qiellit,

pashe

qe hena s’ishte…

aq shkelqyese

sa  mbreme…

Sonte

nuk ka gjurme !

Ndonese sonte,

Me ka lene mua

çelsin e qiellit

Qe me lutje ndaj zotit

te hap portat e begatise

Ne kete dynja

e per boten tjeter !

 

 

TY

Edhe e sotmja

agoi si shfletimi

i fletores se pashkruar,

lindja e rrezearit

u bë nur,

si nje nur

mbi dy sy

qe prekin

vendin tend.

Vesa u thá

nën hijen e mesdites…

Edhe sot!

Marr ca copeza ajri

qe futen ne xhepin

e shpreses,

edhe sot

duart levizin,

kembet gjurmojne,

syte sodisin,

edhe sot

damaret furnizohen

me gjak,

edhe sot

ndjej disa

tik tak,

Por jo sot…

sot akoma

s’te kam falenderuar,

per keto damare

qe sngopen,

per atë shpirt

qe ska emër,

per keto tik tak-e

qe s’heshtin para teje!

Le te mbetet pa fryme

secila,

perderisa secila  te përulet ty!

 

Pa titull*

Ah i mjere!

Akoma s’mendon

qe rrahja jote

do pushojë!

Hir ne krevat dheú,

I pashikueshem me sy,

I pandjeshem ne

zemra te ftohta,

Emër i papërmendur…

Ti…

akoma mendove

që e nesërmja do zgjasë!!!

Se syte e shpirtit

I ke  te vegjel…

 

***

…dhe hija eshte si gjurme

E erret

si nata

me shije

ajri

te ftohte

acar

E gjate

dhe e madhe

E pakapshme

Qetesuese

nese ka pasqyrim!

Dridhje zemrash

kur shfaqet

papritshmerisht,

pa shushuritje.

E leviz

ne cdo sekonde

te akrepave.

-Nese gjalleron shpirti

brenda trupit…

 

***

Ndoshta dita

akoma s’eshte

shkeputur

nga nata,

dhe gjumi

ndoshta eshte

nje kaplim i imi,

por “degjimi”

s’ka mundur te qetësohet,

vetëm se ka rrjedhur

ne cepat e dyerve

dhe ka mberritur

ne shqetesimin tend,

E mua…..

me ka shkeputur

zemren nga vendi!

Ti “shpirt”

harroje qetësin

tanimë…

 

ZEMRA

Zemra

embelsohet

me mjaltin

e fjaleve

te dashura,

te sinqerta,

te dalura

nga zemra.

Freskohet

buzeqeshjeve

te thjeshta,

te lira,

qe zgjasin…

Qetesohet

nga shoqeria

e zemrave

binjake

me te.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *