Poezi

E FSHEHTA E SHPIRTIT TIM!

 

Nga Albana Sulejmani

 

Nga thellesia e shpirtit tim ato fjale qe dalin nga aty

Te shkruara ne vargje,dua te jetojne

Te jene nje fare e mbjelle ne zemren time

Dhe kush ka force le t’i kuptoje

Jane fjale qe kete here

Nuk dalin nga buzet

Nuk shkruhen me boje ne leter

Por nxjerrin nga ai shpirt i lodhur

E i munduar,nje betim:

Jam ajo qe isha dhe ajo kam per te mbetur

Shtepia e ketyre fjaleve

Te jete vetem shpirti im

T’i lexoj une dhe vetem une ti kuptoj

Se po dolen nga aty ku jane

Duhen veshe te forte t’i degjojne

Kur qendroj e vetme,ne qetesine qe me rrethon

Shoh  nga jashte syve te mi

Hijen e hijes se tyre

Kur ngadale prek majat e gishtave te dores

Ndjej rrahjen e tyre,rrahjen e shpejte

Te lodhjes e te stermundimit

Qe per ta eshte e vetmja perkedhelje

E papritur lotet qe dalin nga syte

Kur bien ne toke,shndrisin kaq shume

Sa vetem une kuptoj,sekretin qe ata fshehin

Ato qe dikush do te mesoje

Ate qe eshte e vertete…Por jo:

Jane fjale qe do mbeten aty

Ne zemren time,ne heshtje

Pa buje,pa endrra,pa fjale

Jane te mbeshtjella vetem me te verteten

Qe di vetem une dhe aty do mbese

Sepse asnje nuk me kuptoj kur duhej

Por dhe sa duhej nuk me kuptuan

Pervec se shpirti im,qe i fsheh ne zemer

Ashtu sic fsheh zemra vajzerore

Te fshehtat e moshes se saj

Mundohem te gjej ngushellim

Ne cicerimat e zogjve per rreth

Ne oshtimen  e dallgeve te detit

Kur ai ka fortune

Ne vetetimen e qiellit te terbuar

Kur si katarakt i egersuar

Leshon pa meshire shiu,i cili bie mbi mua

Dhe kur une jam bere qull

Mornicat e te ftohtit me bertasin

Zgjohu,se asnje s’te kupton

Fjalet e zemres tende

Asnje nuk mund t’i thote ato

Pasi nuk kane ze,i ke skllaveruar

Kur zemra ime qane e derdh lot

Me ben te ndjej dhimbjet e mia

E kur ajo buzeqesh

Me ka afruar prane atyre,qe me mungojne

Dhe atyre qe une dua!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *