KRTIKE

O capatain, my captain!

 

3.6.2. O capatain, my captain! – O Kapedan, imi Kapedan! Poezia u shkrua për të vajtuar vdekjen e Linkolnit. Pra, me kapiten nënkuptohet presidenti Linkoln. Uitmani përdor ―anijen‖ për të simbolizuar udhëtimin e Shteteve të Bashkuara. Është një udhëtim i vështirë. Forma poetike e zgjedhur nga Uitmani është kënga vajtuese, apo liturgjia, e sjellë nga e kënduara në Kishën Kristiane për të vdekurit. E ndarë në 3 strofa, ku secila strofë përmban 4 vargje të gjata dhe 4 të tjerat të shkurtra, sepse ato janë medituese për të shkuarën, për humbjen e kapitenit. Ritmi i poezisë krijohet nga variacioni në gjatësinë e vargjeve. Kjo formë ruhet më së miri edhe në përkthim. Kemi kupleta që në origjinal rimojnë sipas skemës aabbxcxc, sipas një funksioni të mirëmenduar nga Uitmani. Kështu rimojnë ―done‖- ―won‖, në shqip, ―mbaruar‖ – ―fituar‖ ; ―still‖ – ―will‖, në shqip nuk ka rimë. Në përkthimin në shqip  vërehen ndryshime të dukshme të mungesës së rimës dhe për 4 vargjet e para të secilës strofë kemi përkatësisht këto skema rimore: aabc; aa’bc; abcc. Pra, në përkthim ka humbur funksionaliteti i rimës së origjinalit. Përsa i përket metrikës, kryeson jambi, me rrokjen e parë të patheksuar, e të dytën të theksuar. Psh. Our fearful trip is done, duket sikur tingëllon da – DUM, da – DUM. Ky është ritmi i jambit dhe gjendet te vargjet 1, 9, 17 si dhe 2, 10, 18. Në vargje të tjera jambi vjen bashkë me ritme të tjera. Amfibraku është një tjetër ritëm i rrallë me strukturën: rrokje e patheksuar, rrokje e theksuar, rrokje e patheksuar, psh tek: O CAPtain! my CAPtain! theksohet vetëm CAP, si tek da-DUM-da. Përdoren dy amfibrakë së bashku. Pas kësaj vijon jambi: Our fearful trip is done. Kemi sërish amfibrakë në fund të vargjeve 3, 4, 11 e 12. Uitmani e përdor variacionin ritmik për të mbajtur pezull lexuesin. Në përkthimin në gjuhën shqipe, ritmi është i ngjashëm deri diku, por pastaj tjetërsohet, sepse nuk ruhen jambet, aty ku i përdor Uitmani, si dhe nuk përdoret amfibraku. Në shqip vargu përcillet: O/ ka/pe/DAN!/ Imi/ Ka/pe/DAN! me strukturën: rrokje e patheksuar, rrokje e patheksuar, rrokje e theksuar. Vargu 1. Nis me apostrofën drejtuar kapitenit – presidentit të vdekur. Titulli dhe vargjet 1, 9, 17 vijnë në gjuhën shqipe po njësoj si apostrofa, por ndryshimi qëndron tek preferenca e përkthyesit për të përdorur ―kapedan‖ në vend të ―kapiten‖. Është e vërtetë se në kulturën shqiptare termi ―kapedan‖ do të ishte mjaft i përshtatshëm për t‘iu referuar prijësit apo udhëheqësit, paksa arkaike në tonalitet. Por duke qenë se poezia flet për anije në det, do të kishte qenë më me vend, termi teknik ―kapiten‖. Asosacioni i zakonshëm është ―kapiten anije‖, dhe në shqip ai vjen i prishur. Vargu 2. Anija që përfaqëson Amerikën ka çarë përmes stuhisë në det, e pamja e saj është mjerane, në shqip vjen ―ogurzezë‖. Vargu 4. Leksema ―keel‖ ka disa kuptime, por këtu ajo përdoret si sinekdokë, pra një pjesë e anijes përfaqëson të gjithën. Shprehja ―steady keel‖ na bën të nënkuptojmë, se pavarësisht udhëtimit të vështirë, anija (sikurse edhe kombi) vazhdon të qëndrojë e pathyeshme. Në gjuhën shqipe është përkthyer saktë, duke ruajtur konotacionin :‖bashi qëndrestar‖. Gjithashtu ―eyes‖ paraqet sinekdokë që përfaqëson gjithë njerëzit, dhe ruhet njësoj edhe në shqipe. Vargu 5. Përsëritja e leksemës ―heart‖ thekson brengosjen e thellë të poetit. Shprehja ―fallen cold and dead‖ përsëritet në fund të çdo strofe. Edhe përkthimi e ruan përsëritjen mjeshtërisht. Vargu 7. Na paraqet një aluzion historik, të vrasjes së presidentit Linkoln. Në përkthimin në shqip, aluzioni jo gjithmonë kuptohet si i tillë, pasi kërkon një njohje të thellë historike nga ana e lexuesit. Nëse aluzioni nuk kapet, gjithë mesazhi i poezisë do të humbasë. Është një rast i papërcaktueshmërisë referenciale. Vargjet 7 e 15. ―Deck‖ është pjesa e sipërme e anijes, kuverta, ku rrinë njerëzit. Por kapiteni normalisht s‘qëndron aty, por në kabinë. Sillet vëmendja tek pozicioni mbi kuvertë, pra në krye të detyrës. Në përkthimin ―kuvertë‖ ruhet i njëjti nëntekst. Vargu 13. Termi ―dear father‖e bën lidhjen më të fuqishme. Kapiteni shihet si lider, por edhe ―baba‖. Në shqip vjen me të njëjtën fuqi ―atë i shtrenjtë‖. Vargu 21. Kur poeti thërret ―Exult, O shores‖ përdoret si simbol për të përfaqësuar turmat e njerëzve, gjithë Amerikën. Një simbol brenda simbolit. Të njëjtën simbolikë gjejmë të përcjellë edhe në shqip, sikurse dhe apostrofën. 139 Zgjedhja e fjalëve nga Uitmani është e kujdesshme. Psh nëse verejmë fjalët dhe shprehjet si “grim and daring,” “weathered every rack,” “fearful trip,” “flag is flung,” “bugle trills,” “ribboned wreaths,” e “swaying mass”, ato hedhin një hije mbi festimet, ashtu sikurse i vdekuri hedh një hije mbi çdo fitore të luftës. Në shqip ato janë dhënë përkatësisht: ―ogurzezë dhe e marrë‖, ―përballoi çdo shkatërrim‖, ―udhëtimi i tmerrshëm‖, ―flamuri i shpalos‖, ―ushtojnë burizanët‖, ―kordelet bëhen kurorë‖ dhe ―masa djaloshare‖. Sikurse secila leksemë e tregon, në disa raste përkthyesi tregohet më eksplicit, duke interpretuar gjithashtu. Ato që Uitmani synon ti sjellë si të kundërta brenda çiftit, në shqip nuk vijnë plotësisht ashtu. Pra, është zbehur në përkthim qëllimi origjinal i Uitmanit në zgjedhjen e fjalëve. Veçanërsisht në dy shprehjet e fundit mund të kishim më shumë saktësi, ―kurora të zbukuruara‖ dhe ―grumbulli i valëzuar/i trazuar‖. Me pak përjashtime, gjuha e përdorur nga Uitmani është e drejtpërdrejtë, dhe e tillë mbetet edhe kur përcillet në shqip. Rendi i fjalëve në këtë poezi, është ndërruar disi, për të krijuar rimën, që është e rrallë në poezinë e Uitmanit. Edhe përkthimi e ka synuar këtë detaj.

 

O Captain! My Captain!

Related Poem Content Details

BY WALT WHITMAN

O Captain! my Captain! our fearful trip is done,

The ship has weather’d every rack, the prize we sought is won,

The port is near, the bells I hear, the people all exulting,

While follow eyes the steady keel, the vessel grim and daring;

But O heart! heart! heart!

O the bleeding drops of red,

Where on the deck my Captain lies,

Fallen cold and dead.

 

O Captain! my Captain! rise up and hear the bells;

Rise up—for you the flag is flung—for you the bugle trills,

For you bouquets and ribbon’d wreaths—for you the shores a-crowding,

For you they call, the swaying mass, their eager faces turning;

Here Captain! dear father!

This arm beneath your head!

It is some dream that on the deck,

You’ve fallen cold and dead.

 

My Captain does not answer, his lips are pale and still,

My father does not feel my arm, he has no pulse nor will,

The ship is anchor’d safe and sound, its voyage closed and done,

From fearful trip the victor ship comes in with object won;

Exult O shores, and ring O bells!

But I with mournful tread,

Walk the deck my Captain lies,

Fallen cold and dead.

 

UOLT UITMAN

O Kapedan!
Imi Kapedan!

Shkruar mbas vrasjes se Presidentit te USA Lincoln ne 1865

O Kapedan! imi Kapedan! udhetimi yne i tmerrshem ka mbaruar,
Anija perballoi cdo shkaterrim, cmimi qe kerkuam eshte fituar,
Porti eshte afer, kembanat degjoj, njerezit te gjithe ngazellejne,
Ndersa syte ndjekin bashin qendrestar, anija ogurzeze dhe e marre;
Por O zemer! zemer! zemer!
O kullim pikash te kuqe pergjakur,
Atje ne kuverte ku imi Kapedan dergjet,
Rene i ftohte dhe i vdekur.

O Kapedan! imi kapedan! ngrihu dhe degjo kembanat;
Ngrihu – per ju flamuri u shpalos – per ju ushtojne burizanet,
Per ju buqetat dhe kordelet behen kurore – per supe turma njerezore
Per ju therrasin ata, masa djaloshare, fytyrat e paduruara kthejne;
Ketu Kapedan! ate i shtrenjte!
Kjo dore nen koken tuaj!
eshte ndonje enderr kjo mbi kuverte,
Ju rate i ftohte dhe i vdekur.

Imi Kapedan nuk pergjigjet, buzet e tij te zbehta dhe te palevizshme,
Ati im nuk e ndjen doren time, ai s’ka me puls por as deshire,
Anija u ankorua shendoshe e mire, lundrimi i saj ka sosur dhe mbaruar,
Nga udhetimi i tmerrshem anija fitimtare hyn me qellim te fituar;
Ngazellehuni O brigje, dhe bini O kembana!
Por une mes pikellimit capitur,
eci kuvertes ku imi Kapedan dergjet,
Rene i ftohte dhe i vdekur.

 

Walt Whitman

O KAPITEN, KAPITENI IM!

O Kapiten, Kapiteni im, udhëtimi i mundimshëm u krye,
Anija triumfoi përmbi valë, çfarë deshëm u shpërblye.
Portin e shikoj, kambanat i dëgjoj, gjithë populli feston,
Me sy e ndjek kiçin, anijen guximtare.
O zemër, zemër, zemër
Gjak më pikon, s`je hekur
Kur në kuvertë Kapiteni shtrihet
Pa jetë, pa puls, i vdekur!

Pa ngrihu Kapiten, pa ngrihu, kambanat i dëgjo,
Brof nga vendi, flamuri po valëvitet, trumbeta për ty bie,
Për ty buqetat dhe kurorat, për ty dhe bregu plot,
Për ty thërrasin, të ndjekin me vështrim.
O Kapiten, o Prijësi im, o At,
Me krahun jastëk të kam prekur,
Ëndërr më duket që në kuvertë
Ti je i ftohtë, i vdekur.

O Ati im, pse s`më përgjigjesh, pse goja nuk të flet,
O Prijësi im, krahun s`ma ndjen, s`ke puls dhe as vullnet!?
Anija hedh spirancën, misioni i lartë u krye,
Nga udhëtimi i mundimshëm anija Kapiten, sa madhërishëm
Afrohet me fitore.
Gjëmoni, o brigje, ju kambana bini,
Unë numëroj hapat në kuvertë
Plot dhimbje ku Ai rri shtrirë
I ftohtë dhe pa jetë!

( Poezia është shkruar në nderim të presidentit amerikan A. Lincoln.)

O kapiten, kapiteni im!

WALT WHITMAN
(Poezi e shkruar në nderim të presidentit amerikan, Abraham Linkoln)

O kapiten, kapiteni im! Udhëtimin e mundimshëm e mbaruam,
Anija qëndron përmbi valë, çfarë donim e fituam.

Porti është pranë, kambanat bien, njerëzit të ngazëllyer
Me sy ndjekin kiçin, anijen e zymtë e guximtare.
Por zemër, oh zemër, zemër
Që gjak pikon
Kur kapiteni im, në kuvertë,
Shtrihet i ftohtë, pa jetë.

O kapiten, kapiteni im, ngrihu dhe kambanat dëgjo,
Zgjohu! Për ty flamuri valëvitet,
Për ty trumbetat bien,
Me kurora dhe buqeta në breg njerëz janë mbledhur,
Për ty thërrasin:
O kapiten, i dashur atë!
Me krahun nën krye
Duket si ëndërr që, në atë kuvertë,
Shtrihesh i ftohtë, pa jetë.

Kapiteni im nuk përgjigjet, buzët i janë zbehur krejt,
Prekjen time më s’e ndjen, s’ka puls, s’ka vullnet.

Anija hedh spirancën, i erdhi fundi udhëtimit
Me guxim e fitore.
Gjëmoni ju brigje! Bini kambana!
Përzishëm eci në kuvertë
Ku kapiteni im shtrihet i ftohtë, pa jetë.

Përktheu: Elona Qose

 

2.2.2. Forma dhe veçoritë stilistikore të poezisë së Uitmanit Uitmani paraqitet si një nga poetët më origjinalë, si një nga poetët me forcë të madhe artistike. Në veprën e tij zotëron tematika shoqërore dhe me të ai i drejtohet masës së gjerë. Kjo e ka bërë atë që t’i pasurojë e t’i perfeksionojë mjetet figurative të poezisë. Sipas Uitmanit, poeti duhet të jetë luftëtar i popullit, tribun ideal dhe si i tillë, poezia e tij duhet t’i ngjajë folesë së ”oratorëve të rrugës”. Por poezitë e Uitmanit nuk janë vetëm një ”poezi oratorike”, ato kanë një strukturë ritmike të caktuar. Vargu i tij nuk ka karakterin e vjershës së sistemit silabotonik, por ka ritme dhe kombinime metrike të përcaktuara. Çdo varg në poezitë e Uitmanit paraqet një njësi të plotë mendimi. Për të kuptuar më mirë mendimin ose për të nënvizuar gjënë kryesore, ai përsërit fjalë ose grupe të tëra fjalësh127. Brenda poezisë ka pushime që përsëriten në mënyrë sistematike. Rimën e gjejmë rrallë, por këtë e zëvendëson duke përsëritur fjalë ose grupe fjalësh në fillim, në mes ose në fund të vargut. Përsëritja e fjalëve dhe uniformiteti ritmik i ndërtimit të poezive të Uitmanit është karakteristikë e poezisë popullore amerikane dhe e folklorit të zezakëve. Poeti i madh amerikan depërton në ndjenjat e fshehta të njeriut, ai paraqitet si mjeshtër i peizazhit, ka pasuri të madhe emocionale, është i pasur në leksik. Leksiku i tij është ai i i botës industriale, shkencore, i botës së makinave. Uitmani është nga ana tjetër edhe poet me fantazi të guximshme, gjë që vihet re në secilën poezi të tij. Në krijimet poetike të Uitmanit, në pjesën dërrmuese të tyre, sundon mendimi i gjallë, sundon jeta. Baza e sukseseve artistike të Uitmanit mbetet në fund të fundit humanizmi dhe karakteti popullor i veprës128 . Strukturat poetike të Uitmanit janë jokonvecionale, por ato reflektojnë idealet e tij demokratike për Amerikën. Megjithatë të shkruarit e Uitmanit nuk ka një strukturë që mund të përkufizohet sipas standarteve të përcaktuara, por vetëm sipas teknikës unike e të pakufizuar të vetë Uitmanit. Ndonëse vepra e Uitmanit nuk i nënshtrohet një forme konvecionale poetike, ajo ka një strukturë të mirë-llogaritur, megjithë stilin e asosacionit të lirë. Stili i Uitmanit është krejt personal, krejt origjinal. Ai guxoi të dilte jashtë kufijve konvecionalë të shprehjes poetike, pa ndjekur standartet e rimës, metrikës, strofës129. Pa dyshim kjo e bëri atë një poet të madh, me një stil të veçantë e origjinal. Madhështia e Uitmanit qëndron në devijimin e tij nga norma, në individualitetin e tij, dhe në moszbatimin e rregullave arbitrare te paraardhësve të tij. Uitmani në poezinë e tij reflekton mendimin e vet të lirë, të egër dhe fjalitë e tij të gjata dhe listat e pafundme të njerëzve e vendeve përfaqësojnë rrjedhën e mendimit. Efekti i këtyre listave të gjata të mendimit i përcjellin lexuesit një ndjesi madhështie e lirie. Gjithë këto ndjenja të evokuara nga stili i Uitmanit klasifikohen si ndjenja demokratike amerikane. ―Poezia e Uitmanit mund të ngjajë me një pjesë muzikore; 127 ERKKILA, BETSY and JAY GROSSMAN. Breaking Bounds: Whitman and American Cultural Studies. New York: Oxford University Press, 1996 128 BLOOM, HAROLD, ed. Walt Whitman. Broomall, PA: Chelsea House Publishers, 1999. 129 ERKKILA, BETSY and JAY GROSSMAN. Breaking Bounds: Whitman and American Cultural Studies. New York: Oxford University Press, 1996. 53 ajo ka një fillim dhe një mbarim me shumë tema të ndryshme midis, si dhe me shumë ngjarje që ndodhin aty‖130 . Në ―Song of myself‖ njëra pjesë të shpie tek tjetra, në raste të tjera jo. Arsyeja për këtë shteg të paqartë nga fillimi në fund, mund të jetë sepse Uitmani kërkon të shkojë drejt të panjohurës. Për të arritur këtë qëllim, ai përpiqet me një mënyrë, pastaj përpiqet me një tjetër. Duket sikur ai po e hedh farën në poezinë e tij duke bërë që ―Fijet e Barit‖ të rriten së bashku në çfarëdo forme apo shtegu që ato vetë zgjedhin. Vargjet e para të ―Song of myself‖ përkufizojnë esencën e vërtetë të stilit të Uitmanit: i thjeshtë e i veçantë. Ai shfaq vetveten në vargjet 1-4 131 . I celebrate myself; And what I assume you shall assume; For every atom belonging to me, as good belongs to you. I loafe and invite my Soul; I lean and loafe at my ease, observing a spear of summer grass. Këto vargje dëshmojnë pretendimin se Uitmani përpiqet të bëjë një lidhje personale me lexuesit e tij, në mënyrë që vepra e tij të jetë jo vetëm përfaqësim i vetes së tij por edhe një përfaqësim i gjithkujt e gjithçkaje. Vargu 3 përmbledh qëndrimin e tij se ajo që është imja është edhe jotja. Kjo ide e të thjeshtës e personales shprehet edhe nga mënyra si ai e paraqiti librin e tij, me një foto të vetën me këmishë me mëngë të shkurtra, një njeri i thjeshtë. Ai nuk vendosi emrin mbi të, për ta bërë vërtetë universale. Ky universalitet dëshmohet nga vargu 3. Stili i asosacionit të lirë është një tjetër dëshirë e poetit për ta bërë universale duke përfshirë gjithçka. Kjo është e përshtatshme për të shprehur shpirtin e Uitmanit, duke u bërë zgjatim i shpirtit të tij. Stili i tij nga ana letrare shpreh dinamikën, kapjen dhe pavarësinë e pakufizuar të shpirtit. Kjo teknikë është si një qark i mbyllur, që kthehet tek vetvetja në lavdinë e identitetit , ndërgjegjes, mençurisë dhe këngës për individin dhe unifikimin universal. ―Song of Myself‖ hapet me Uitmanin që ―heton mbi një fije bari pranveror‖dhe përfundon pas 1300 vargjesh me të njëjtën ide të njohjes së universales: ―I bequeath myself to the dirt to grow from the grass I love\ if you want me again look for me under your boot sales132 Stili dhe struktura që përshkron ―Leaves of Grass‖ është se ashtu si fijet e barit, edhe të shkruarit duhet të ndjekë shtegun e vet, duhet të vetëformësohet, dhe jo autori ta formësojë atë. Bukuria e këtij lloji të shkruari është se ai rrjedh lirisht, sepse nuk është i detyruar të ecë. Padyshim që poezitë e Uitmanit kanë një stil dhe një formë që nuk është aspak në përputhje me rregullat e poezisë që gjithmonë janë përdorur për vlerësimin e poezisë. Duket se poezia e Uitmanit ka një formë të çlirët, të pakufizuar. Kjo shprehje misterioze dhe unike që gjendet tek fjalët e Uitmanit, do ta humbiste bukurinë, nëse do të ishte shkruar në një mënyrë konvecionale. 130 GREENSPAN, EZRA, ed. Cambridge Companion to Walt Whitman. Cambridge: Cambridge University Press, 1995. 131 WHITMAN, WALT. Leaves of Grass. New York: Bantam Books, 1983. 132 SOM 238. WHITMAN, WALT. Leaves of Grass. New York: Bantam Books, 1983. 54 Uitmani shkroi në varg të lirë, duke përdorur një formë të re të këtij vargu. Megjithëse Emerson dhe të tjerët kishin shkruar në një formë të tillë, dhe vargu i lirë ishte përdorur dhe në Bibël (versioni i mbretit James), të cilës Uitmani iu referua, vargu i lirë i Uitmanit ishte më i lirë. ―I pakënaqur nga vargjet e rimuara strikte dhe ritmi i rregullt, Uitmani shkroi në vargje të zgjatuara, që ngjasonin më tepër oratorike sesa poetike‖133 . Ai përdori shenja pikësimi të çuditshme, madje dhe gërmëzime të çuditshme të fjalëve. Publiku nuk mundi të kuptonte qysh në fillim, se kishte ritëm në ato vargje të gjata pa rimë – një ritëm oqeanik, si përplasja e dallgëve. Uitmani përzjen gazetarinë, oratorinë, muzikën dhe elementet kulturore brenda një zëri novator amerikan. Poezia e Uitmanit kombinonte zërat mistikë e kozmikë me elementet e zakonshëm jetësorë, duke himnizuar punën e njeriut të thjeshtë. Uitmani i theu rregullat e poezisë me vargun e lirë, ai sajoi fjalë të reja dhe përdori edhe fjalë të gjuhës frënge e spanjolle që jo gjithmonë ishin të nevojshme, si dhe shpesh përdori lista të gjata elementësh përshkrues, të lodhshme për lexuesin. Veçanërisht ishte e papranueshme për kohën seksualiteti dhe homoseksualiteti i imazheve të tij. Poezia e Uitmanit është demokratike si në përmbajtje, ashtu edhe në formë. Listat në poezitë e tij janë një mënyrë për të sjellë së bashku shumë elemente apo detaje, pa iu imponuar një hierarkie.Psh.Mannorkette është një listë e personazheve të Nju Jorkut. Shpesh këto lista japin një efekt përmbledhës, një tablo te përgjithshme tek e cila ne mbërrijmë pa u dashur të braktisim detajet realiste, por shpesh ato arratisen bashkë me poetin duke u bërë të pakontrollueshme. Këtë efekt abuziv të teknikës së katalogëve të imazheve apo listave e evidenton edhe Emerson. Uitmani përdor pak metafora dhe figura të tjera letrare. Pra, Uitmani solli risi në përmbajtjen dhe formën poetike. Ishte një pjesë e misionit poetik të Uitmanit që të shkruante në gjuhën amerikane të përditshme, në mënyrë që të shprehte temperamentin amerikan dhe për ta bërë atë të lehtë për tu thithur nga lexuesi amerikan.Për këtë qëllim ai përdori fjalorin, sintaksën dhe ritmin e ligjëratës së folur, dhe modelet letrare që çdo amerikan i thjeshtë i njihte; gjuhën e përditshme dhe Biblën. Uitmani përpiqej që me këtë formë të vargut të lirë, të çlirët e të çrregullt, të krijonte një poezi tipike amerikane. Uitmani e krahasonte vargun e lirë me oqeanin:‖Vargjet e saj janë lëngu, dallgët, që ulen e ngrihen, me diell e të qeta, ndoshta të egra, të stuhishme gjithmonë në lëvizje, gjithmonë të ndryshueshme, por asnjëherë të njëjta në përmasa‖.134 Në këtë mënyrë u ndërtua edhe metrika e tij. Uitmani deklaronte se tre ndikimet më të mëdha në stilin e tij ishin opera italiane, oratoria dhe deti. Uitmani konsiderohet si babai i vargut të lirë, megjithëse nuk ishte ai që e shpiku. Vargu i lirë është poezia pa rimë të rregullt, pa ritëm të rregullt apo metrikë të përcaktuar. Ritmi zakonisht krijohet duke përdorur mjete të tjera poetike si përsëritjen, aliteracionin, dhe mjete të tjera të tingullit. Forma e poezisë së Uitmanit kombinohet me përmbajtjen. Uitmani i thurr himne lirisë së individit, dhe në përgjithësi lirisë në SHBA. Duke qenë se qëndrimi ndaj lirisë së individit ishte i ndryshëm nga qëndrimi europian, Uitmani mendonte se poezia e tij gjithashtu duhej të shkëputej nga modelet europiane në poezi. Uitmani shkroi për njerëzit e thjeshtë. Ai thurri vargje për trupin dhe mendonte se trupi ishte rruga që të shpinte drejt shpirtit. Në fakt Uitmani e përshtati vargun e lirë me mënyrën e tij të të shprehurit. Por ai nuk e linte mënjanë teknikën. Psh.‖The prayer of Columbus‖ u zhvillua 20 herë. Megjithëse ishte kundër metrikës së rregullt, ai përdori gjërësisht dhe më shumë 133 Daiu, M. American literature: Beginnings to Naturalism, Whitman, fq 129/156. 134 Folsom, Ed. Whitman Making Books / Books Making Whitman (Obermann Center for Advanced Studies, 2005) 55 mjeshtëri forma standarte poetike të tingullit si aliteracionin, asonancën, balancën dhe përsëritjen (në fillim, brenda vargut dhe në fund). Por ai nuk ishte uniform në përdorimin e tyre dhe poezitë shpesh përmbajnë prozë të thjeshtë e retorike. Uitmani përdori disa teknika bazë për shkrimin e poezisë së tij. Së pari ai përdori vignettessnapshots135, tablo të shkurtra që mbyllen brenda vargut. Këto shpesh kombinohen në seri më të gjata, në listat e tij të famshme. Njësia poetike e vargut të tij është vargu. Secili varg është një mendim i plotë, ndonëse nuk është njësi gramatikore, një fjali. Këto njësi vargu shpesh zhvillohen si njësi paralele, të cilat sipas Gay Allen-it136 ―Uitmani i ka huazuar nga psalmet biblike‖. Në këtë strukturë poetike, vargjet balancohen me njëri-tjetin, ndonjëherë në mënyrë sinonimike (vargu i dytë i përgjigjet idesë së vargut të parë; ndonjëherë në mënyrë antonimike (vargu i dytë paraqet një ide të kundërt), dhe ndonjëherë arrijnë në kulm (një seri vargjesh zhvendosen drejt një pike kulmore emocionale ose logjike. Gjithashtu poezia e Uitmanit i përafrohet unitetit të strofave tradicionale duke e lidhur një seri vargjesh me përsëritjen e fjalëve, frazave ose formave gramatikore. Edhe një studim i sipërfaqshëm i stilit të Uitmanit tregon se ai ndërtoi një teknikë të veçantë e unike për të shprehur vizionin e tij. Uitmani shkroi në një formë të veçantë të ashtuquajtur ―mendim-ritëm‖. Kjo formë gjendet tek poezia e Testamentit të vjetër dhe në librat e shenjtë të Indisë, të njohura nga Uitmani. Gjithashtu ritmet dhe kadencat e përdorura nga ai janë të ndikuara edhe nga muzika operistike që ai e dëgjonte rregullisht. Këto ndikime kombinohen njëkohësisht edhe me natyrën në formën e baticës dhe zbaticës së detit që ai e donte aq shumë. Natyra muzikale e poezisë së Uitmanit dëshmohet edhe nga fakti se asnjë poezi më parë nuk është kompozuar aq shumë sa poezia e Uitmanit. ―Fije bari‖ e tejkalon kohën dhe vendin dhe përcjell mesazhe tek të gjithë njerëzit, të të gjitha kohëve. Përmbledhja poetike konsiderohet si një nga veprat letrare më të shquara dhe shihet si një zhvillim revolucionar në poezi. Vargjet e lira të Uitmanit, risia ritmike që ai solli qëndrojnë në kontrast të fortë me rimën dhe strukturën tepër strikte që konsiderohej si esenciale për poezinë e shekullit të 19-të. 135Crawley, Thomas Edward. The Structure of “Leaves of Grass.” Austin: U of Texas P, 1970. 136 Allen, Gay Wilson. The New Walt Whitman Handbook. 1975. New York: New York UP, 1986 56 2.3. “Leaves of Grass”, kritika letrare dhe botimet shqiptare të “Fije bari” 2.3.1. “Leaves of Grass” dhe kritika letrare 2.3.1.1. Uolt Uitman dhe poezia e tij novatore Uolt Uitmani lindi më 31 maj 1819, në një fshat të ishullit Long Ailend, jo shumë larg nga qyteti Bruklin, në familjen e një fermeri të vogël. Pas një jete gjithë punë e përpjekje në dobi të kauzës së lirisë e të përparimit, i nderuar nga njerëzit e thjeshtë e qarqet kulturore përparimtare, vdiq në Kamden, Nju Xhersi më 1892, në moshë të thyer137. Ai shkroi deri ditët e fundit të jetës. Uollt Uitmani vëllimin e parë me vjersha ”Fije Bari” e nxorri në dritë në korrik të vitit 1855. Për fat të keq këtë vepër me vlerë të madhe, që atëherë nuk kishte më shumë se 94 faqe, autori e radhiti vetë në shtypshkronjë dhe nuk arriti ta nxjerrë në më tepër se 1000 kopje. ‗‘Fije Bari‘‘, që përmbante në vetvete jehonën e luftës dhe të ngjarjeve revolucionare në Europë, nuk u prit mirë. Të rrallë qenë ata që e shfaqën haptas simpatinë. Qeveria e kohës, për shkak se vepra u cilësua ‗‘antifetare‘‘ e ndaloi qarkullimin. Gazeta ‗‘Nju Jork Taims‘‘ shkroi: ‗‘Cili është ky i ri arrogant që hiqet si poet i kohës dhe si ndonjë derr kërkon nëpër plehrat e kalbura për të na servirur mendime të poshtra?‘‘ Por pati edhe njerëz përparimtarë në Amerikë e jashtë saj që e përshëndetën daljen e vëllimit si një kryevepër arti të këtij ‗‘poeti të mahnitshëm amerikan‘‘. ‗‘Fije Bari‘‘ përmbledh në vetvete një numër të konsiderueshëm vjershash me motive të larme, të marra nga jeta e gjallë. Vepra përshkohet nga një notë e thellë optimizmi dhe sinqeriteti‖138. Ky karakter i krijimeve të Uitmanit dallohet veçanërisht në sfondin e veprave të ngrysura të romantikëve të shek. XIX , të Poes, Hothornit e të tjerë.”Toni i gëzuar i vjershave të Uitmanit, – thotë kritiku Mendelson – afirmon me forcë idenë se jeta premton lumturi”. Uitmani ishte pjesë e tranzicionit nga transidentalizmi në realizëm, duke i ndërthurur të dyja këto rryma ne veprën e tij. Uitman është një nga poetët amerikanë më me influencë shpesh i mbiquajtur si ― babai i vargut të lirë‖. Vepra e tij u debatua shumë kur ai ishte në jetë, veçanërisht përmbledhja me poezi, Leaves of Grass, duke e përshkruar atë si të turpshme për shfaqjen e hapur të seksualitetit. Kjo përmbledhje poetike ishte një përpjekje për të mbërritur tek njeriu i thjeshte me anën e epikës amerikane. E botoi vetë për herë të parë më 1885, por ai vazhdoi ta zgjeronte dhe ndryshonte deri sa vdiq në 1892. Shpesh poezia e Uitmanit diskutohet duke e lidhur me natyrën homoseksuale të tij. Ai u mor me politikë dhe kauzen kundër skllaverisë, çka u pasqyrua gjerësisht edhe në poezinë e tij. Me ―Fije bari‖, Uitman synoi të shkruante një poemë epike amerikane, të spikatur për vargun e lirë me kadencën139 e bazuar ne Bibël. Uitmani besonte se ka një lidhje jetësore, simbiotike midis poetit dhe shoqërise. Kjo lidhje theksohet veçanërisht në‖ Song of Myself‖ ku ai përdor rrëfimin në vetën e parë, mjaft të fuqishëm. Uitman dhe tradita që ai krijoi u çuan më tej nga Beat Generation dhe Bram 137 W.Whitman. Fije bari, Tiranë, Argeta LMG, 1997, f.308. 138 Sipas Skender Luarasit në hyrjen e librit, Fije Bari. 139 Nje model ritmik karakteristik qe tregon fundin e frazes. Kadencat u japin frazave nje fund te spikatur qe mund ti sugjeroje lexuesit nese mendimi do te vazhdoje apo do te perfundoje, p.sh shenjat e pikesimit, ku presja tregon nje pauze ose pika serbe si fund i frazes apo fjalise 57 Stoker, autor i Drakulës. Shumë poetë të mëvonshem ndoqën risinë stilistikore të tij. Përmendim Allen Ginsberg, Ezra Pound, William Carlos Williams, Robert Frost, T.S.Eliot. Gjithashtu poezia e Uitmanit është kompozuar nga shumë muzikantë, ndoshta më tepër se çdo poet tjetër amerikan. Publikimi i Leaves of Grass në 1855 ishte debutimi i një kryevepre që ndryshoi rrjedhën e historisë së letersisë amerikane. Novatore dhe e guximshme në tematikë dhe stil, libri pësoi shumë ndryshime gjatë jetës së Uitmanit, duke u bërë kështu një kaleidoskop gjithmonë në ndryshim e transformim i poemave. Leaves of Grass pati 9 botime të ndryshme. (1855, 1856, 1861, 1869, 1871, 1876, 1882, 1888, 1892). Ai që nisi si një liber i hollë me 12 poezi, në fund të jetës u bënë 400 të tilla (423 faqe). Uitman e konsideroi secilin version si një libër më vete dhe vazhdimisht e ndryshonte përmbajtjen. Shtoi poezi të reja, emërtoi apo ndryshoi emrin e atyre ekzistuese dhe deri në 1881 vazhdimisht i rigrupoi ato, bashkangjiti anekse, riformuloi vargjet dhe ndryshoi shenjat e pikësimit duke e bërë unik çdo botim. Secili botim shfaqi një Uitman të ndryshëm, gjithmonë e më të sofistikuar dhe të brishtë njëkohësisht. Fryma e shëndoshë e humanizmit qëndron në bazën e poezisë së Uitmanit. E gjithë vepra e poetit të madh është një himn për njeriun, për punën e tij, për krijimet e tij. Njerëzit në veprën e Uitmanit dinë ta gëzojnë jetën, dinë ta gëzojnë ditën e natyrën e lirë, agimin e purpurt, diellin e ngrohtë. Ata nuk dekurajohen, ata kanë besim në forcat e tyre. Prandaj epitetet që u mvesh këtyre autori, janë karakteristike për atë që nënvizuam më lart. Heroi i tij është njeriu bujar, symprehtë, i gjallë, i gëzuar, i shëndetshëm, madhor-krenar, i arsyeshëm140. Edhe natyra, megjithëse nuk ka pasuri të shquara ekzotike prapseprapë në çdo poezi duket sikur e përkëdhel ëmbël njeriun. Baza e optimizmit të poetit qëndron në demokratizmin e tij, në besimin që ai ka për të ardhmen. Uitmani ka në qendër të veprës së tij njeriun e thjeshtë, e jo vetëm kaq, por njeriun e thjeshtë të të gjitha racave. Për të të gjithë janë njëlloj, ai admiron aftësitë dhe vetitë e të gjitha racave. ―Uollt Uitmani ka hyrë në letërsinë amerikane si poet i madh demokrat. Ai njihet si një nga përfaqësuesit më në zë të traditave realiste në artin amerikan, si një nga artistët më të mëdhenj të fjalës së lirë. Lufta që ai ka bërë me veprën e tij letrare kundër skllavopronarisë, besimi i tij i patundur në të ardhmen e bukur të njerëzve të thjeshtë, arti i tij novator në përputhje me kohën, të gjitha këto përbëjnë esencën pozitive të trashëgimisë letrare të Uollt Uitmanit. Këtu duhet kërkuar edhe arsyeja se pse Uitmani konsiderohet si poeti kombëtar amerikan‖141 . Henri David Thorou pasi lexoi kryeveprën e Uitmanit ”Fije Bari” dhe e vizitoi autorin më 1855, ka shkruar:‗‘Uitman siç duket është demokrati më i madh që ka parë bota. Sigurisht në mes të poetëve demokratë nuk ka figurë tjetër si ai‘‘. Veprën ”Fije Bari”, biografët e Uitmanit, Beks dhe Burrefs, e kanë shpallur si ”Bibla e Demokracisë” ndërsa vetë Uitmani e quan ”Bibla e Re”. Pavarësisht nga shkalla e vlerësimeve, pranohet nga të gjithë se ”Fije Bari” është krijimtaria që ndryshon jetën. Petro Luarasi shprehet se ‖Uitmani cilësohet si poeti lirik i demokracisë amerikane, një nga poetët më të lexuar të letërsisë amerikane.―Fije Bari‖, kryevepra e Uitmanit, u botua më 1885 dhe përbën një nga arritjet më të mëdha të letërsisë botërore. Xhevahir Spahiu këshillon “Fije bari” nga Uollt Uitman: ―Meqenëse unë vetë jam poet, do të dëshiroja që në hapësirën e madhe të librave poetikë t‗ju propozoja lexuesve të lexonin ose rilexonin librin “Fije bari” të Uollt Uitmanit‖. Është një emër i 140 W.Whitman. Fije bari, Tiranë, Argeta LMG, 1997, f.308. 141 Po aty, f.307 58 madh. Poezia e tij jo vetëm që është prijatare e modernitetit, por shquhet për porosi të fuqishme. Janë këngë që i kushtohen lirisë dhe shpirtit demokratik, janë këngë që me frymëmarrjen e tyre të gjerë të zgjerojnë kufijtë e mendimit dhe të imagjinatës. Ato të mbajnë gjallë shpresën dhe kanë një frymë të çuditshme optimiste edhe kur njeriu është në kushte dëshpëruese si të tonat. Ato janë si një fjalë e fuqishme e ndjenjë zgjimi për njeriun dhe tregojnë dritën në fund të tunelit. Këto këngë të para 160 vjetëve i paraprijnë Amerikës së sotme. Në këtë pikëpamje nuk ishte thjesht një poet i madh, por si një fanar poetik dhe një profet. Ai ka botuar vetëm këtë libër, të cilin e ribotoi duke i shtuar poezi të reja. Uitmani është poeti që ka folur në emër të njerëzve të thjeshtë, si armik i tiranisë e të çdo lloj shtypje, si njeri që ka luftuar për miqësinë e për vëllazërimin e popujve‖142 . Botimi i parë i ―Leaves of Grass‖ ishte shkruar në varg oktavian të thjeshtë, dhe kishte vetem 100 faqe. I stimuluar nga esetë e Emerson-it shpesh Uitmani kishte ëndërruar për një formë lirike – që të mund të tejçonte detajet më të imëta të jetës së përditshme dhe të lartësonte shpirtin – por pa u mbështetur as tek proza e as tek poezia tradicionale. Ishte një dëshirë analoge me dëshirën e Bodlerit shprehur në parathënien e Prose Poems, por temperamentet e dy poetëve ishin krejt të kundërta. Kjo formë e synuar nga Uitmani, dukej se nuk kishte preçedent përveçse në disa shkrime liturgjike, aksiomat e dy mendimtareve franceze—Pascal e La Rochefoucauld— të shpejta e muzikale si poezi, si dhe pa dyshim vargjet biblike. Uitmani do të kthehej në këngëtar të demokracisë duke thyer mykun e metrikës Mesjetare, duke revolucionalizuar retorikën e vjetër, me qëllimin për ti dhënë Amerikes lirinë për të krijuar e për tu shprehur, sikurse të tjerët i kishin dhënë lirinë politike e civile. Për të arritur këtë ishte e nevojshme të hiqej dorë nga tradita poetike europiane, duke fshirë tematikën dhe ritmin e saj muzikor, e tu rikthehej vlerave më të lashta, duke u lëshuar drejt së panjohurës e i udhëhequr vetëm nga instikti i jashtëzakonshëm poetik. Uitmani duhej të bëhej evangjelisti i kontinentit të ri që po formësohej, krijues i vlerave te reja, hero, profet, bashkëudhëtar i njerëzimit, udhëheqës, ngushëllues i një të lënduari, i adhuruar nga fëmijet e të rinjtë, mik e këshilltar, adhurues i jetës dhe i vdekjes. Për Uitmanin të jetosh nuk do të thotë të konservohesh, sikurse Shopenhaueri thoshte, dhe as të vetëmbrohesh për të mos vdekur, sikurse Darwin shprehej. Të jetosh do të thotë të zhvillohesh – jo në kurriz të të tjerëve, sikurse Niçe do të thoshte një çerek shekulli më vonë, por Brenda vetes. Uitmani mbarti Brenda vetes etjen per jetë dhe dashuri që Wagner i mishëroi tek Zigfrid. Personaliteti i tij bëri që të lulëzojë qysh në rininë e tij ai frut mençurie që Fausti e shijoi në pleqëri: të dashurojë jeten përmbi imazhet e asaj që vyshkej midis faqeve të librave. Të preferosh buzëqeshjen e një vajze sesa thesaret e fshehur nëpër katakombe. Pasi të kesh studiuar mësuesit e mëdhenj të epokës, të dëshirosh që ata të mund të vijnë në epokën tënde për të studiuar ty. Do kalonin dyzetë vjet drithërues përpara se Uitmani të manifestonte intuitën e tij të stuhishme e shpesh kontradiktore të temperamentit të tij. Dyzetë vjet mundimi mes foljesh e ritmesh, variantesh pa ndërprerje. Pati dhjetë botime të Leaves of Grass, ku çdo botim e bëri atë gjithmonë e më tepër një vepër monumentale. Dashuria për 142 Spahiu, Xh. Intervistuar nga A.Hida, 1999. 59 njeriun e thjeshtë, fisnikërimi i çdo elementi, pasioni për natyrën dhe lirinë njerëzore, kulti fetar i punës me krahë, që shpërthen në himne për çdo profesion, sensualiteti dhe bukuria fizike, janë ato që mbizotërojnë poezinë e tij. Muzika simfonike që u jep energji vargjeve të tij krahasohet me notat më të fuqishme te Wagner-it. Pavarësisht se kjo nuk është pranuar nga Niçe, duket se ka shumë sytha nga‖ Leaves of Grass‖ në Zarathustrën e tij të famshme. Influenca e Uitmanit është universale. Imazhet dhe çiftet mbiemërore të krijuar prej tij e kanë të mishëruar zanafillën e thurrjes së tyre primitive. Në këtë hulumtim do të merren në shqyrtim dorëshkrime, shënime të poetit mbi poezitë e vëllimit, të shkruara ato në stade të ndryshme të jetës së tij, duke e formësuar si individ, gjithmonë për të hedhur dritë mbi përkthimin aktual apo përkthime të mundshme të këtyre poezive. 2.3.2. Përkthimet dhe influenca universale e Leaves of Grass Uitmani gjithmonë ka gëzuar një vlerësim mbarëbotëror. ―FIJE BARI‖ është përkthyer si përmbledhje e plotë poetike në Spanjë, Amerikën Latine, Francë, Gjermani, Itali, Rusi, Kinë dhe Japoni, si dhe ka patur përkthime të pjesshme të përmbledhjes në pothuajse të gjitha gjuhët, përveç Arabishtes. Rëndësia e Uitmanit qëndron jo vetëm në cilësitë e tij letrare por edhe në faktin se ai shihej si profeti i lirisë e revolucionit, duke shërbyer si ikonë për socialistët e komunistët nëpër botë. Përgjithësisht, influenca e Uitmanit në mbarë botën është ndjerë në qarqet letrare liberale. Dhe ai është parë si poeti që artikuloi bukurinë, fuqinë, dhe gjithmonë përmbushi premtimin për të përkrahur demokracinë. Poezia e Uolt Uitmanit, e shkruar në shekullin e 19-të, vazhdon të ketë një ndikim të fuqishëm mbi letërsitë dhe kulturat në Europë por edhe në të gjithë botën.Cdo vit vazhdojnë të botohen botime të reja të poezisë së Uitmanit, në gjuhë të ndryshme. Gjithashtu, një numër gjithmonë e më i madh poetësh frymëzohen prej tij në krijimtarinë e tyre, poezitë e tij janë përdorur në muzikë e nëpër filma, ai citohet nëpër debate politike, kulturore e shoqërore. Dhe pa dyshim Uitmani vazhdon të diskutohet në shkolla e kolegje anembanë botës. Megjithëse bota europiane e letrave e ka pranuar Uitmanin si autor klasik dhe ndonëse ai është subjekt i kërkimeve akademike në universitetet gjermane, austriake dhe zvicerane, poezia e Uitmanit vazhdon të nxisë reagime të rëndësishme tek vetë shkrimtarët kreativë. Përgjigjet lirike ndaj Uitmanit kanë qenë gjithnjë matës të vitalitetit të tij të vazhdueshëm dhe poetët europianë i janë përgjigjur atij vazhdimisht dhe në mënyrë energjike, shpeshherë duke shpalosur mënyra të reja të interpretimit krijues politik të poezisë së tij. Parë nga një perspektivë globale, poezia e Uitmanit është lexuar më tepër si perkthim sesa si origjinal (në anglisht). Përkthimet e vepres se tij, influencuan thellësisht letersinë në të gjithë botën, duke i dhënë formë zhvillimit estetik e politik në këto vende. Sikurse thekson edhe D.G. Rossetti143, ―Letërsia e përkthyer interpreton duke deformuar poezinë. Përkthimi gjithmonë e ka të domosdoshme t‘i shtojë elemente origjinalit pa i justifikuar ato144‖. Shpesh është e veshtirë, megjithëse 143 Rossetti, Dante Gabriel. 1861. Preface in the Early Italian poets. Fq 4. 144 McGann e Samuels 1988. Some tools for the analysis and practice of translation. State university of New York, fq.34 60 përkthyesi mund ta dëshirojë , që të shpjegohen kodet e përkthimit, të përshkruhet një strategji – madje shpesh përkthyesit i fshehin ato qëllimisht. Permbledhja ―Leaves of Grass‖ është përkthyer e plotë në më shumë se 25 gjuhë si dhe shumë poezi të shkeputura në gjuhë të tjera. Ato influencuan fuqishëm letersinë nëpër botë. Përkthimet dhe influenca në Rusi Ka patur tre përkthime te hershme të Uitmanit në rusisht, nga të cilat më i rëndësishmi ka qenë ai i Kornei Chukovsky-it, botuar fillimisht në 1907. Sikurse dhe origjinali ―Leaves of grass‖, edhe përkthimi i Chukovsky-it145 pati disa botime, të cilat ishin thelbësore në njohjen dhe vlerësimin e Uitmanit në Rusi. Do të diskutojmë tani disa artikuj të botuar lidhur me kritikën dhe influencën e Uitmanit në poezinë ruse. Influenca e Uitmanit mbi historinë e letërsisë ruse të shekullit të njëzetë ka qenë mjaft e madhe, duke shënuar rritje të numrit të lexuesve në çdo botim. Kritikët rusë për dekada me rradhë e kanë nderuar poetin si një predikues të idealizmit demokratik dhe shenjtor të Revolucionit të 1917. Influenca e tij mbi krijimtarinë e poetëve rusë, veçanerisht në vitet 1910 e 1920, u shfaq si në zgjedhjen e tematikës, ashtu dhe në teknikën e vargut. Me të drejtë apo me të padrejtë, rusët e kanë identifiikuar Uitman-in me lëvizjen e tyre revolucionare, në theksin që ai vendos për një të ardhme demokratike, optimizmin e tij, dhe ndjenjen e tij të barazise për të gjithë njerëzit. Tek poeti amerikan ata gjetën të mishëruar bindjet dhe aspiratat e tyre, që i shprehën me revolucionin që pasoi. Dhe në fakt interesi për të para 1900 ishte sporadik, mbajtur gjallë vetëm në qarqet letrare nga fakti intrigues se çensura qeveritare e ndaloi atë, ndërkohë që ai po merrte famë të madhe në Europën Perëndimore. Në 1883 N. Popov publikoi një artikull për Uitmanin dhe ky ishte vlerësimi i parë për poetin amerikan, një tribut rapsodik për të: ―Kush është Uitman? Ai është shpirti i revoltës dhe krenarisë, Satanai i Milton-it. Ai është Fausti i Gëtes, por shumë më i lumtur. Ai beson se ka zgjidhur gjëegjëzën e jetës; ai është i dehur nga jeta, ai e njehson lindjen me vdekjen, sepse shikon dhe ndjen pavdekësinë. Sipas tij çdo jetë përbëhet nga mijëra kufoma. Censura e quajti dekadente dhe e ndaloi atë. Turgenjevi u emocionua kaq shumë nga poezia e Uitman-it saqë përktheu disa poezi. Veçanërisht entuziazmohej nga “Beat! Beat! Drums!”. Por Chukovsky, përkthyesi më i famshëm i Uitmanit, komenton se ―146Turgenjevi keqkuptoi disa fjalë të origjinalit, si dhe vargu në anglisht përmban shtatë rrokje, tepër energjike dhe kurajoze, kurse përkthimi i Turgenjevit përmban njëmbëdhjetë dhe ato nuk ngjasojnë aspak me versionin origjinal anglisht‖. Gjatë dekadës së parë të shekullit të njëzetë, ai u propagandua në qarqet letrare e politike për sloganet e tij të luftës. Theksi i Uitmanit për të ndërtuar një të ardhme të re demokratike, për vëllazërimin dhe barazinë, u shfrytëzua nga brezi revolucionar rus dhe nga marksistët. Balmont, përkthyes dhe botues i poezive të Uitmanit duke e quajtur ―Poet të Individualizmit dhe Jetës‖, shprehet se Uitman ishte i palexuar për shkak të mosinteresit të tij për format letrare europiane dhe mungesës në veprën e tij të elementeve tradicionalë të bukurisë. Gjithashtu prania e shumë elementeve të pastër amerikanë si dhe ngjyrimi tipik lokal 145 Chukovsky, Kornei.. The Art of Translation. Trans. and ed. Leighton, Lauren G. Knoxville:The University of Tennessee Press, 1984. fq.132-160. 146 Po aty, fq, 143 61 krijonte një pengesë për ta kuptuar atë. Enciklopeditë ruse i bëjnë jehonë faktit se përkthimet e poezive të Uitmanit nga poetët simbolistë ishin të pasuksesshme. Chukovsky, publicist dhe përkthyesi më i përkushtuar i poezive të Uitmanit deklaronte se kur ai nisi të botonte përkthimet e tij, shtypi i kohës shkruante: ―Chukovski e ka shpikur Uitmanin‖. Emri i poetit amerikan ishte i njohur brenda qarqeve letrare, veçanërisht midis estetistëve e simbolistëve. Forma e vargjeve ishte kaq e pazakontë saqë asnjë gazetë nuk pranonte të botonte përkthimet e Chukovskit. Vetë Chukovsky rrëfen se ―nga padurimi për ta bërë të pëlqyer Uitman në Rusi, ai ka ndryshuar vargjet e Uitmanit duke i shtuar rimën, dhe përgjithësisht e ka transformuar poezinë e tij shumë më tepër nga ç‘kishte bërë Balmont‖ 147 . Gjithashtu gjatë gjithë kohës përkthyesi ka patur probleme me censurën. U botuan njëri pas tjetrit katër botime,(1914, 1918, 1919). Kështu mund të thuhet pa frikë se Uitman kishte krijuar më në fund një audiencë në Rusi. 2.3.3. Skënder Luarasi dhe shqipërimi i veprës së Uolt Uitmanit Një kritik ka thënë: ―I madhërishmi Skënder Luarasi asgjë të mos kishte bërë për demokracinë, mjafton që na dhuroi shqipërimin e Uolt Uitmanit:―Fije bari‖. Skënder Luarasi vlerësohet nga bashkëkohësit si një nga personalitetet më përfaqësues të inteligjencies shqiptare në shekullin XX, me veprimtari të gjerë atdhetare-demokratike-antifashiste, mësues edukator e pedagog, biograf, publicist, përkthyes, dramaturg etj. Skënder Petro Luarasi u lind në Luaras të rrethit të Kolonjës, më 19 janar 1900. Kreu arsimin fillor në Korçë e Negovan. Në vitin 1912 nisi studimet në Robert Kolegj, Stamboll-Turqi me bursë nga një Fondacion amerikan. Më 1916 emigroi në Sh.B.A ku studjoi në ―Easton Academy‖ dhe ―American International College‖- Springfield Mass, deri në vitin 1920. Në këtë periudhë u dallua si veprimtar atdhetar, qe inisiator e një nga themeluesit e shoqërisë Lidhja e Studenteve Shqiptarë dhe 147 Chukovsky, Kornei.. The Art of Translation. Trans. and ed. Leighton, Lauren G. Knoxville:The University of Tennessee Press, 1984. fq.132-160. 62 editor i organit të saj, Studenti ku botoi disa artikuj. Me bursë të shtetit shqiptar studjoi në Austri në Gjimnazin Klasik dhe u diplomua në Fakultetin e Filozofisë të Vjenës në degën Letërsi Moderne. Skënder Luarasi qe përkrahës i bindjeve politike të Fan Nolit. Në vitet 1926-1927 ai u zgjodh kryetar i shoqërisë ―Albania‖ të studentëve shqiptarë në Austri dhe editor i organit të saj, ―Djalëria‖. Skënder Luarasi konsiderohej një nga përfaqësuesit më elitarë të inteligjencies së re shqiptare, i cili u vu nën shënjestrën e agjenturës fashiste dhe u persekutua nga regjimi që e burgosi tri herë. Ndonëse gjendej në kushte të vështira, i ndaluar dhe i censuruar, u dallua në krijimtarinë letrare, në publicistikë, dramaturgji dhe përkthime. Në dhjetor 1936, Skënder Luarasi u nis vullnetarisht për të mbrojtur Republikën Spanjolle në luftë kundër intervencionit nazi-fashist, bëri redaktimin dhe botimin e revistës ―Vullnetari i Lirisë‖ dhe transmetoi emisionet radiofonike në gjuhën shqipe nga radiot Valencia, Madrid e Barcelona. në gjuhën shqipe. Luarasi u largua nga Spanja për në Francë, ku vuajti persekutimin në kampet e përqëndrimit. Pas nëntë vitesh lufte e vuajtjesh në Spanjë e Francë, në 1945, Skënder Luarasi u kthye në Shqipëri. Në fillim u mirëprit nga personalitetet më të larta të qeverisë, u zgjodh deputet i Kolonjës për një legjislaturë. Gradualisht u përball me realitetin antidemokratik, me presionet dhe interesat joparimore të disa klaneve të përkrahura nga kreu i diktaturës me të cilin që në takimin e parë pati mospërputhje mendimesh. Skënder Luarasi punoi kryesisht si arsimtar në shkollat e mesme të Tiranës: në liceun e Tiranës dhe Teknikumin Financiar (1946-1948), në Institutin e Shkencave (1949-1954), në Ndërmarrjen e Botimeve Shtetërore (1954), në shkollën pedagogjike, në Institutin e Gjuhësisë dhe të Historisë dhe në Universitetin e Tiranës. Më 1960 kontribuoi në çeljen e degës së gjuhës angleze, të cilën e drejtoi për disa vjet. Në vitin 1967 e nxorën në pension. Luarasi qe në grupin nismëtar të themelimit të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe u zgjodh për disa muaj anëtar i bordit të botimit të organit të lidhjes së shkrimtarëve, ku botoi disa artikuj e përkthime. Për shkak se kundërshtoi metodat antidemokratike të udhëheqjes e përjashtuan si anëtar nga lidhja e shkrimtarëve. Më pas përballoi përndjekje të gjerë, ia hoqën të drejtën e botimit dhe ia fshinë emrin nga tekstet shkollore dhe botimet e ndryshme. Edhe pas ripranimit në Lidhjen e Shkrimtarëve, në vitin 1954, ndonëse për fasadë respektohej, iu kufizuan përgjithnjë të drejtat e botimit pasi etiketohej shkrimtar borgjez, i cili nuk pajtohej me normat e realizmit socialist. Në këtë periudhë botoi kryesisht përkthime, biografi historike, një dramë dhe artikuj studimorë e me tematikë historike Shpesh veprat e shkrimet nuk i botoheshin, i përgjysmoheshin, madje në disa raste edhe i shtrembëroheshin qëllimisht duke i shtuar paragrafe të papërshtatshme. Nën këto kushte të vështira, Skënder Luarasi arriti të botojë një pjesë të krijimtarisë së tij deri sa u nda nga jeta më 27 prill 1982. Deri në vitin 1990 krijimtaria e tij në monografi, publicistikë, drama, studime letrare e historike, nuk analizohej shkencërisht dhe nuk përmendej në botimet shkollore e akademike Pas rrëzimit të sistemit totalitar, personaliteti i Skënder Luarasit është nderuar e rivlerësuar në Shqipëri dhe në Kosovë. Krahas vlerësimit si ―Qytetar nderi i Ersekës‖ dhe dekorimit me ―Urdhërin e Flamurit‖ e ―Nderi i Kombit‖, tashmë ai zë vend në fjalorin enciklopedik shqiptar dhe në botimet akademike. Por, sidoqoftë, ndihen mungesa e një biografie serioze, bibliografia e veprës së tij apo studime të mirëfillta shkencore mbi krijimtarinë e tij që vazhdon të zbulohet e botohet. 63 Përkthimet Skënder Luarasi vlerësohet si ndër përkthyesit më të shquar shqiptarë të letërsisë artistike, i cili e pasuroi bibliotekën shqiptare me kryevepra autorësh të letërsisë botërore si: Kalidasa, Schiller, O.Wilde, A. Tennyson, Pushkin, Whitman, De Vega, Dickens, Byron, Goethe, A.Ostrovski, Shakespeare, Longfellow, Lessing, Winkop, Gribojedov, Milton, etj. Në këtë drejtim studjuesi Jup Kastrati, i cili është marrë mbi dyzet vjet me punën e Faik Konicës, pohon ‖me përgjegjësi shkencore se prof. Skënder Luarasi qëndron përkrah Nolit dhe Konicës‖ 148. Ky vlerësim është objektiv dhe i bazuar në analizën shkencore të krijimtarisë së tij si shqipërues i kryeveprave botërore dhe përkthyes i literaturës shqipe në gjuhë të huaja, për stilin, ritmin, pasurinë e gjuhës shqipe dhe njohjen e thellë të gjuhëve të huaja. ―Merrni cilëndo vepër që Skënder Luarasi ka përkthyer në shqipe. Do të vini re menjëherë koherencën e stilit, pasurinë dhe begatinë e shqipëruesit, natyrshmërinë e konteksteve dhe frymën e lartë të komunikimit. Po do të pikasni menjëherë vrullin e ritmit, qoftë në prozë, qoftë në poezi, gjallërinë dhe ekspresivitetin e dialogut dhe monologëve dramatikë, peshën dhe saktësinë e fjalës, bukurinë e shprehjes dhe buisjen e përfytyrimeve te cilido lexues.‖149 . Skënder Luarasi mendohej shumë për veprën që do të përkthente dhe e përjetonte gjatë analizën e saj duke shqyrtuar autorin, veprat e tjera të tij, situatën, epokën, mjedisin kur qe krijuar dhe ndikimin mbi lexuesin. ―Po ky vazhdues i denjë i rrugës shqipëruese të Fan Nolit rronte dhe preokupohej si ai për mënyrën si duhej ta thithte veprën lexuesi shqiptar. Një dashuri sublime për këtë lexues dhe për gjuhën amtare. Fjalën shqipe, që ai e desh si ai, bëri të mundur që gjenitë e njerëzimit të jenë më të intimtë, të kuptueshëm dhe thellësisht ndikues.‖150 . Mjeshtëria e tij si përkthyes spikat në poezi e në prozë, në tragjedi, komedi, romanca e lëndë historike. Për një përiudhë të gjatë kohore, Luarasi solli në gjuhën shqipe dhjetra tituj kryeveprash të letërsisë botërore disa prej të cilave kanë humbur apo nuk janë botuar ende. Në përkthimin e tyre ai i qëndrojnë besnik veprës origjinale, frymës së përgjithshme të saj dhe individualitetit të përkthyesit. Këto përkthime cilësohen nga kritikët si rikrijime. Si një shkrimtar me parime demokratike, i cili nuk iu bind orientimeve, presioneve e urdhërave të regjimeve despotike, Skënder Luarasi i përzgjodhi veprat, u dha pamjen objektive realiste, me synime të përcaktuara, edhe përmes parathënieve e komenteve. Ai përktheu për hir të pasionit dhe objektivit kulturor e politik në rrethana e për kërkesa të ndryshme mësimore, kulturore e politike. Kur diskutohet për vlerat e Skënder Luarasit si përkthyes duhet patur parasysh vështirësia e origjinalit, pasuria e madhe e aforizmave, fjalëve të urta, sentencave, metaforave, simboleve që përmbajnë veprat. Atje Skënder Luarasi ka dhënë tensionin e brendshëm dramatik që përshkon skenat e gjalla e plot larmi, skalitjen e karaktereve me fjalë dhe shprehje të një gjuhe tjetër. ―Veprat, pavarësisht nga zhanri që i përkasin, nuk janë zbehur e s’janë rrafshuar e rrumbullakosur, por kanë ruajtur atë jetë dhe gjallëri që kanë dhe në origjinal. Diku të ashpra e të murrëtyera, diku me ngarkesa të mëdha psikologjike e filozofike, diku të brishta e fluide, diku plot dritë e tinguj, diku si të kallkanosura e me një ngurosje të llahtarshme e mjaft domethënëse.151″. 148 J. Kastrati. Skënder Luarasi përkrah F.S.Nolit e F.Konicës, Artikull i cituar, f. 2 149 A. Kallulli: Shqipërimet e Skënder Luarasit janë Fanoliane, Drita, 16 janar, 2000, f.7. 150 Po aty, fq.7 151 P. Jorgoni. Me forcë e guxim Prometeu, Artikull i cituar, f.6. 64 Vlerë të posaçme në përkthimet e Luarasit paraqet thesari i pasur gjuhësor, në të cilin gjejmë mjaft shprehje ”popullorçe”. Frazeologjia popullore dhe proverbi popullor ka pasur gjithmonë ndikim të madh në gjuhën e shkruar shqipe. Ato kanë ndihmuar për njohjen më të mirë të letërsisë botërore, për zhvillimin e shijes letrare ndër lexuesit shqiptarë, për ngritjen e kritereve të tyre artistike, për zgjerimin e diapazonit estetik e kulturor në përgjithësi por edhe për të kritikuar e demaskuar grupimet e privilegjuara e vetë kreun e diktaturës. ―Përkthimi i veprës së Uitmanit nga Prof.Skënder Luarasi pa mëdyshje i takon fondit elitar botëror të përkthimeve‖.152 Studjues të ndryshëm kanë theksuar vlerat e mëdha të Uolt Uitmanit dhe kryeveprën e tij ‗‘Fije bari‘‘ e cilësojnë ”Bibla e Demokracisë” që sintetizon dashurinë e zjarrtë për parimet mbi të cilat mbështetet demokracia. Skënder Luarasi e shqipëroi kryeveprën ‗‘Fije Bari ‗‘ dhe e botoi ne vitin 1956 me rastin e 100-vjetorit të botimit të saj nga Uitmani, duke ia bërë të njohur lexuesit të gjerë shqiptar këtë poet amerikan ‗‘simbol i çlirimit dhe i vëllazërimit‖. Terrori diktatorial që ushqente servilizmin, hipokrizinë dhe injorancën imponoi një heshtje të thellë për këtë ngjarje të madhe në kulturën shqiptare. Qenë jo të paktë ata që për shkak të titullit e kompozimit të kapakut e ngatërronin kryeveprën e demokracisë për libër agronomie. Libri mbeti i strukur nëpër qoshkat e pluhurosura të magazinave dhe librarive. Ndërkohë që botimi i kryeveprës në Kosovë pati sukses të dukshëm. ―Fije bari‘‘ u ribotua në Shqipëri më 1997 me përkushtimin e Mehmet Gëzhillit, me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe ShBA, në përkujtim të 105 vjetorit të vdekjes së poetit Uollt Uitman si dhe 15 vjetorit të vdekjes së shqipëruesit Skënder Luarasi.” Tirazhi me 2000 kopje u shit relativisht shpejt. Opinione mbi shqipërimin e Skënder Luarasit të kryeveprës “Fije bari” të Uitmanit Poeti i mirënjohur Skënder Buçpapaj thotë: ―Metrika ishte shndërruar në një formë të mirëfilltë të censurës e sidomos të vetëcensurës. Nga metrika e ngurtë unë kam hequr dorë përfundimisht pasi kam lexuar “Fije bari” të Uolt Uitmanit. Në vitet ‗70-të poetë më me përvojë të kohës na thoshin ne të rinjve se Uitmani nuk është i tillë në origjinal si në përkthim. Më vonë unë e kam lexuar në origjinal Uitmanin dhe kam parë se përkthimi i Skënder Luarasit është i përkryer. Plot të tjerë kanë përkthyer pas tij Uitmanin, ndër ta kam provuar edhe unë, por nuk ia kalon asnjëri përkthimit që ka bërë Skënder Luarasi‖.153‖ Studjuesi Anton Papleka shprehet: ―Në vitin 1956 Uolt Uitmani foli shqip e këtë e bëri të mundur një nga mjeshtërit e shqipërimit Skënder Luarasi.Tek meditoj këtë ngjarje letrare, më vjen në mendje kjo pyetje: çfarë do ta ketë shtyrë këtë njohës të letërsisë botërore, këtë intelektual shqiptar, të përkthejë poetin e Manhatanit? Dëshira për të botuar një vepër që do ta përpinin lexuesit? Sigurisht që jo! U deshën vite të tëra që të shitej tirazhi i përmbledhjes ―Fije bari‖, në një kohë kur libra me vargëzime të autorëve vendas apo të përkthyer, reklamoheshin me të madhe të ishin vargjet e parapëlqyera të shumicës së lexuesve‖154. Po atëhere cila do të ketë qenë shtysa e vërtetë? E ç‘mund të ketë qenë tjetër, përveç se synimit për t‘i dhënë publikut shqiptar një kryevepër të letërsisë botërore, Biblën e poezisë moderne? Nuk ka dyshim se këtij synimi i ka paraprirë diçka më intime, më e thellë: lidhja midis frymës 152 Sh. Shaqiri: Skënder Luarasi dhe vepra dramaturgjike e Shekspirit. Artikull i cituar, f.14. 153 S.Buçpapa. Intervistë, Nacional, 27maj, 2011, f.3. 154 W.Whitman. Fije bari, Tiranë, Argeta LMG, 1997, f.308. 65 antikonformiste, demokratike të poezisë uitmaniane dhe shpirtit të Skënder Luarasit, që i ngjiste një lumi të vrullshëm, një rrebeshi, të cilit, siç thotë poeti Xh.Spahiu, ―ia mbylli gojën vetëm vdekja‖. Për të vërtetuar se për këtë intelektual sypatrembur në fillim ishte liria, pastaj vinin gjithë të tjerat, do të mjaftonte të përmendnim vetëm dy fakte domethënëse: pjesëmarjen e tij në luftën e Spanjës dhe botimin e përmbledhjes ‗‘Fije bari‘‘ Ky botim më 1956 që donte të thoshte shumëçka. Uitmani kishte qenë ikonoklasti që kishte shkelur mbi tabu mijëvjeçare: politike, racore, etike dhe estetike. Ai kishte qenë bardi i madh i Demokracisë. Në thelb e në instancë të fundit: i demokracisë shpirtërore. Uitmani kishte bërë një revolucion të vërtetë në letërsinë botërore: poezinë e shterpëzuar e të sklerotizuar nga akademizmi, e kishte çliruar nga prangat e konvencioneve dhe e kishte çuar të pinte në dy burime rigjeneruese: te Zanafillat, atje ku ishin ngjizur Bibla dhe poemat e lashta dhe te Jeta Moderne155 . ―Skënder Luarasi shqipëroi përmbledhjen ―Fije bari‖ në një kohë kur të shkruaje me varg të lirë rrezikoje kokën, sepse mund të bije viktimë e pseudopoetëve, të cilët kishin vetëm një amballazh poetik: vargëzimin dhe rimën. Në poemat e këtij libri, elementi thelbësor nuk është vargëzimi, teknika, por poeticiteti. Tërë krijimet sillen rreth një strumbullari aq të thjeshtë dhe njëherësh aq universal: të voglave fije bari‖. Për këtë simbol, Roger Asselineau156 thotë: ‗‘Për të, bari simbolizon së toku universalitetin dhe amëshimin e jetës‖. Në poezinë uitmaniane, demokracia nuk është një koncept i vagëlluar, eterik apo ezoterik: ‗‘Libri i tij është shprehje e dashurisë së zjarrtë për të gjitha parimet, mbi të cilat mbështetet demokracia: liri, barazi, vëllazëri‖. Demokracia është ballafaqim me pushtetin e pushtetmbajtësit, një betejë e pandërprerë që duhet fituar përditë. Thelbi i demokracisë mishërohet në vargun profetik: Kundërshtoni shumë, binduni pak‗‘. Bindja e verbër, konformizmi epidemik janë antipodi i demokracisë. Shqipërimi i ‗‘Fije bari‘‘ është një ndër ata modele që duhet të kenë parasysh përkthyesit e sotëm, për të mos lënë që veprat e mëdha të përmbyten nga mediokritetet dhe përkthimi të uzurpohet nga zanatçinjtë157 . Studjuesi Moikom Zeqo vijon: ―Vështirë se mund të gjesh në poezinë botërore një emër kaq emblematik dhe origjinal sa Uollt Uitmani. Që nga Homeri e këtej, Uimani paraqitet si një formulë poetike e jashtëzakonshme e njeriut dhe universit, e demokracisë dhe ankthit ekzistencial. Në jetën time nuk më ka bërë përshtypje ndonjë poet aq sa më ka bërë Uitmani i madh. Uitmani është një patriark dhe përherë një fëmijë i demokracisë amerikane. Statuja e Lirisë, ky totem i kohërave moderne, fare mirë do të mbante në dorën e ngritur së bashku me pishtarin dhe librin epokal të papërsëritshëm, të jashtëzakonshëm, të quajtur thjeshtësisht ―Fije bari‖. Kultura demokratike amerikane me emrin e Uitmanit krijoi një entitet të pashembullt. Me vargun e tij të lirë ai ka ndikuar në poezinë moderne ndoshta më shumë se të gjithë paraprijësit e mëdhenj. Poezia e Uitmanit na dëlirëson dhe na qetëson, pa harruar se shqetësimi i tij i shenjtë është një shëndet moral i pazëvendësueshëm. Dua të tërheq vëmendjen për një fakt kulturor të klasit të parë. Në 1956 një figurë e shkëlqyer e kulturës shqiptare, Skënder Luarasi përktheu dhe botoi librin ‗‘Fije bari‘‘ të Uitmanit. Ky libër ishte një çudi për kohën, madje mund të themi një paradoks. Në vitet ‘50, poezia shqipe ishte në mjerim. Shumë poetë mediokër krijonin të politizuar të ashtuquajturën poezi të realizmit socialist, një karikaturë të artit në diktaturë. Luarasi ky disident trim dhe njeri i vërtetë i kulturës bëri sfidën e tij të çuditshme nëpërmjet botimit të Uitmanit. Ishte kjo si një hedhje doreze dueli për tërë mediokritetin letrar të 155 Po aty, fq 308 156 Assilenau, Roger, cituar nga A.Papleka. 157 W.Whitman. Fije bari, Tiranë, Argeta LMG, 1997, f.308. 66 kohës. Një analizë e thelluar do të vërtetonte se ―Fije bari‖ ka ndikuar në poezinë moderne shqiptare dhe ka qenë një lëndë radioaktive artistike. Uitmani është i pari poet i madh i demokracisë amerikane dhe i pari poet i poezisë urbane. Është një mrekulli e vërtetë që miqësia midis populit shqiptar e amerikan të ketë një ndërmjetës dhe interpret kaq të madh siç është emri i Uollt Uitmanit. Poetët janë profetë të popujve dhe të lirisë158 . Botuesi Mehmet Gëzhilli: “Isha fare i ri, nxënës në Shkollën Pedagogjike ‖Petro Nini Luarasi‖, kur një ditë, në fillim të viteve ‘60-të do të blija ‗‘Fije bari‘‘në një librari të Korçës, aty afër ku ndodhet Luftëtari Kombëtar. Kur e lexoja dhe e rilexoja në fillim shumë gjëra nuk i kuptoja, a më mirë të them nuk ―i bluaja‖ dot, por sa më shumë kalonin vitet aq më shumë m‘u bë i dashur ky libër dhe nuk m‘u nda për gjithë jetën. Tani them se jeta ka befasira nga më të çuditshmet. Nuk më kishte shkuar kurrë ndër mend se një ditë do të isha botues i tij. Jam i lumtur, tepër i lumtur dhe e ndjej si një privilegj të veçantë të botoj ‗‘Fije bari‘‘në përvjetorin e vdekjes së Uitmanit që është një nderim edhe për shqipëruesin S.Luarasi i cili nuk përktheu thjesht vargjet e Uitmanit, por ju dha edhe shpirtin dhe talentin e vet. Dhe këtë e bëri kur në Shqipëri, në fshatin tim, e kam lexuar Uitmanin, jo nën dritën elektrike, por nën dritën e zbehtë të një llampe vajguri.159” Agim Bacelli: Uitman e shkroi dhe rishkroi disa here vellimin poetik “Fije bari” (Leaves of Grass), duke e përsosur dhe duke e bërë një nga librat më të kërkuar jo vetëm në Amerikë por në tërë botën, madje, ky libër u përkthye edhe në shqip nga mjeshtri i letersisë Skënder Luarasi. Unë kam patur fatin ta kem librin tim. Natasha Lako thekson që së pari kufijtë e ngujuar mes letërsisë shqiptare dhe asaj botërore i shembi më 1956 Skënder Luarasi kur solli në shqip ‗Kryeveprën ―Fije bari‖ të Uitmanit. Për vlerat e shqipërimit të Skënder Luarasit kanë bërë komente vlerësues e studjues vendas e të huaj si: F.Nemet, E.Hanko, R. Buchwold, Holtzhauer, Aleks Buda, Jup Kastrati etj. M.Lamberci vlerëson parathënien, gjuhën e bukur të përkthimit dhe ndjesinë e thellë dhe dëshëronte të shkruante një reçension për këtë ―si shëmbull të një përkthimi që asht besnik kuptimit të origjinalit, por e ka marë me mend e me ndjenjë origjinalin ashtu thellësisht, sa mundet me e dhanë përsëri origjinalin me një mjeshtëri të një poeti të vërtetë160 . Në analizën interesante të Jup Kastratit161 cilësohet se Skënder Luarasi ka përkthyer vetëm kryevepra botërore dhe tregohen bagazhi gjuhësor, letrar, artistik, estetik, historik, publiçistik dhe njohuritë që i shërbyen për kurorëzimin me sukses të punës së vështirë. Argumentohet se shqipëruesi ka arritur të japë një përkthim në lartësinë e duhur të mundësive shprehëse të shqipes; se gjuha e tij është e pastër, e dëlirë; leksiku – i pasur dhe i larmishëm; frazeologjia – tërheqëse; sintaksa – me një fizionomi disi të veçantë, se kur të kompjuterizohet leksiku i përkthimeve të tij atëhere do të dalë në pah, edhe më qartë, rezja e gjërë njohëse e gjuhës amëtare dhe zotërimi i saj aktiv. Vlerësohet tek suksesi i Skënder Luarasit njohja e thellë e gjuhës së origjinalit; njohja e shumanshme e gjuhës amtare ku hyjnë: leksiku adekuat, gjuha e shkathët dhe poetike, frazeologjia, sintaksa, ekonomia e fjalës dhe tek dhënia e thelbit të filozofisë uitmaniane. ―Përkthimet e Skënder Luarasit mund t‘i përqasim me piedestalin e një përmendoreje. Ai i ngriti vetes një monument lavdie dhe pavdekësie. Ndaj ka gjithë 158 W.Whitman. Fije bari, Tiranë, Argeta LMG, 1997, cit. Moikom Zeqo f.307. 159Po aty, cit. Mehmet Gezhilli 160 M. Lambertz. Letër dërguar Skënder Luarasit , 6.8.1961. (Fondi i familjes S.Luarasi) 161 Goethe; Fausti, Tiranë, Argeta LMG, 1999. Libër i cituar . J. Kastrati, f. 556. 67 mirënjohjen tonë. Dhe do ta ketë përjetë. E ngriti shqipen në nivelin e gjuhëve më të lëvruara europiane‖162 . Si në shumë fusha të tjera edhe në fushën e përkthimit, Skënder Luarasi arriti të japë një kontribut madhor me përkthimin e mbi dyzet veprave të rëndësishme të letërsisë botërore duke qenë kështu një nga shqipëruesit më prodhimtarë e më cilësorë shqiptarë. 2.3.3.1. Përkthime të tjera në gjuhën shqipe Kryevepra e Uitmanit ―Fije bari‖ është përkthyer nga përkthyes të ndryshëm në versione të ndryshme në gjuhë të tjera të botës, por në gjuhën shqipe, mund të gjejmë vetëm përkthime të poezive të shkëputura në më shumë se një variant. Kontributi më i madh në përkthimin e tij është dhënë sigurisht nga Luarasi, që ka përkthyer mjeshtërisht pothuajse gjysmën e përmbledhjes poetike. Përkthyes të tjerë janë Xhevahir Spahiu, Ukë Zenel Buçpapaj, Preç Zogaj, Skënder Buçpapaj e ndonjë tjetër, që kanë dhënë përkthimin në shqip të një numri të vogël të poezive të Uitmanit. Në studimin tonë, ne do ti marrim në konsideratë këto përkthime, me qëllim krahasimin dhe hetimin e ndryshimeve gjuhësore, leksikore e stilistikore në përcjelljen në gjuhën shqipe. 2.4. Specifika e vargeve të Uitmanit dhe faktorët që nd

 

Një poezi tjetër e famshme që u kushtua vdekjes së Linkolnit është “O Kapiten! Kapiteni im (“O Captain! My Captain!”).

Ngazëlleni o brigje, dhe bini o kambana!

Veç unë me hap të përzishëm,

Shkoj te kuverta ku rri shtrirë Kapiteni

Akull i ftohtë dhe i vdekur.

(Nga “O Kapiten, Kapiteni im

 

 

 

O Captain! My Captain!

 

BY WALT WHITMAN

O Captain! my Captain! our fearful trip is done,

The ship has weather’d every rack, the prize we sought is won,

The port is near, the bells I hear, the people all exulting,

While follow eyes the steady keel, the vessel grim and daring;

But O heart! heart! heart!

O the bleeding drops of red,

Where on the deck my Captain lies,

Fallen cold and dead.

 

O Captain! my Captain! rise up and hear the bells;

Rise up—for you the flag is flung—for you the bugle trills,

For you bouquets and ribbon’d wreaths—for you the shores a-crowding,

For you they call, the swaying mass, their eager faces turning;

Here Captain! dear father!

This arm beneath your head!

It is some dream that on the deck,

You’ve fallen cold and dead.

 

My Captain does not answer, his lips are pale and still,

My father does not feel my arm, he has no pulse nor will,

The ship is anchor’d safe and sound, its voyage closed and done,

From fearful trip the victor ship comes in with object won;

Exult O shores, and ring O bells!

But I with mournful tread,

Walk the deck my Captain lies,

Fallen cold and dead.

 

 

 

 

 

UOLT UITMAN

O Kapedan! Imi Kapedan!

Shkruar mbas vrasjes se Presidentit te USA Lincoln ne 1865

O Kapedan! Kapedani im! Udhetimi yne i tmerrshem ka mbaruar,
Anija perballoi cdo shkaterrim, cmimi qe kerkuam eshte fituar,
Porti eshte afer, kembanat degjoj, njerezit te gjithe ngazellejne,
Ndersa syte ndjekin bashin qendrestar, anija ogurzeze dhe e marre;
Por O zemer! zemer! zemer!
O kullim pikash te kuqe pergjakur,
Atje ne kuverte ku imi Kapedan dergjet,
Rene i ftohte dhe i vdekur.

O Kapedan! Kapedani im! ngrihu dhe degjo kembanat;
Ngrihu – per ju flamuri u shpalos – per ju ushtojne burizanet,
Per ju buqetat dhe kordelet behen kurore – per supe turma njerezore
Per ju therrasin ata, masa djaloshare, fytyrat e paduruara kthejne;
Ketu Kapedan! ate i shtrenjte!
Kjo dore nen koken tuaj!
eshte ndonje enderr kjo mbi kuverte,
Ju rate i ftohte dhe i vdekur.

Imi Kapedan nuk pergjigjet, buzet e tij te zbehta dhe te palevizshme,
Ati im nuk e ndjen doren time, ai s’ka me puls por as deshire,
Anija u ankorua shendoshe e mire, lundrimi i saj ka sosur dhe mbaruar,
Nga udhetimi i tmerrshem anija fitimtare hyn me qellim te fituar;
Ngazellehuni O brigje, dhe bini O kembana!
Por une mes pikellimit capitur,
eci kuvertes ku imi Kapedan dergjet,
Rene i ftohte dhe i vdekur.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *