Poezi

ANKIMI I MACEVE

 

Nga PETRIT SHEHU

 

 

Ankohen macet se s’ka më minj

Nate e ditë  gjuajmë dhe s’gjejmë asnjë

Folën  edhe njerëzit: more vërtetë,

Ku shkuan minjtë, që s’I pamë sivjet?

Tani që kazanët mbush me mbeturina

Të gjithë u shëndoshën u doli dhjamë nga

Shpina

S’janë më si dikur kanë rënë në reahti

Kanë gjetur punë nëpër ministri….

 

 

MENDJEND RITURI

 

 

 

Kishte pritir njëzet vjet

Që të nisej për kurbet

Po kaq vjet ky mendjendritur

Të mbaronte tetëvjeçaren

Kishte pritur

 

Ndaj vendosi për të shkuar

Matanë  detit për të jetuar

Me tjetër diell, me tjetër hënë

Ku dhe mbi tokë

Mund të gjjeje…peshkaqenë

 

Montekristos I kish dërguar

Një telegram për ta kujtuar

Se mos vallë nga tjesari gjetir nga mot

Pjesa e tij kish mbetur pa Zot…

 

Le pastaj që kish dëgjuar

Me të thënë ashtu fjalë pas fjale

Se diku kish mbetur vend vakant

Për minister në…komunale

 

PJERGULLA DHE FERRA

 

Fare pranë një gardhi

Një degëzë hardhije

Ngjitej lart mbi pemë

Lastarët, fije-fije

 

Përmbi gardh dhe ferra

Ngjitej e hapte fletë

Donte dhe ajo lastarët

t’I ngjiste përpjetë

 

Të bëhej mike donte

Me pjergullën e gjora

Si dy shoqe bashkë

Të zëna nga…dora

AUTORI:  PETRIT SHEHU

 

Discover something new.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *