Poezi

Sibora Huda

Sibora eshte ne klasen e trete, Shkolla “Ali Demi”

 

Hesht

 

Dua heshtje në buzën tënde,

Nuk dua të dëgjoj më

Dua të di vetëm për heshtjen

Për asgjë tjetër, kurrë më.

 

Më mirë të kem mik një bllok

Që mendimet mi mbështet

Me i mirë se një si ti

Qe kurrë nuk fal pak kënaqësi.

 

Hesht

Nuk dua t’ia di më për ty,

Qëndro i heshtur aty ku gjen ti qetësi,

Në atë botën tënde ku ekziston vetëm gri…

 

Autore #SiboraHuda

 

 

Në pritje të telefonatës

 

E menduar

Në pritje të kësaj telefonate

Duke pritur një sinjal

Po pres

 

Po pres

Të të përshëndes

Të të pyes

Të dëgjoj

Të kujtoj gjithnjë zërin tënd,

PO PRES

 

Nuk të njoh kush je

Por di se të kam në zemër

Aty,

Në një vend të veçantë

Në një vend

Ku vetëm ti qëndron

Aty, ku atë vend

Vetëm unë e di

 

Autore #SiboraHuda

 

 

Shfletoj 

 

Shfletoj në zemrën tënde,

Fluturoj e përhumbur,

Gjej  fleta të grisura,

Të zhubrosura, të njoma.

 

Disa duken të lodhur nga vetmia,

Harresa e pakujdesia,

Disa të vuajtura për pak shpresë,

Disa të përkedhelura nga fati.

 

Mundohem ti jap shkëlqim ,

Ti qetësoj ,

Tu dhuroj pak shpresë,

Pak harmoni,

Librin e zemrës tënde,

Ta mbush me dashuri.

 

Autore #SiboraHuda

 

 

Të  humbësh  para  saj

 

Nuk e njihja

Veç e shihja

Iu ashpërsova,

Zërin ia ngrita

Nuk e mbajta dot inatin,

Nuk isha vetvetja.

 

E humba

Skelet e vetme ndenja,

E përulur,

Për atë,

Që tashmë më ka lënë në baltë.

Nuk e shihja dot vetveten

 

Ngadalë,

Mësova ç’është pamëshirësia,

Mësova ç’është pendesa,

Mësova si ndihesh pa vetveten,

Mësova ç’është të humbësh para asaj.

 

Autore #SiboraHuda

 

 

Zemer e ftohtë

 

Si mund të lexosh një zemër,

Pa ditur të hysh,

Si mund të duash,

Kur ti ende nuk di,

Si mund të shkruash vargje,

Pa njohur ndjesinë,

Si mund të njohësh dikë,

Duke i parë fotografinë.

 

Se di,

Si mund ta shkruash fjalën dashuri,

Kur  nuk i’a di kuptimin,

Dashurinë nëse se kupton,

As ajo vetë s’të kupton,

 

Se di,

Sa shumë do t’mundohesh,

Ti nuk do ia arrish,

Akullsia e zemrës

Nuk ta njeh ngrohtësinë.

 

Autore #SiboraHuda

 

 

E dua jetën…

 

Nuk e di,

Pse duhet të jem unë sendi që lëviz ?

Pse disa njerëz duan të përplasen me mua ?

Pse duan të ma ndërpresin rrugën e bukur ?

Këto pyetje po më mundojnë

Por përgjigjia sot më ka humbur.

 

Po ndjej ftohje në trup,

Një pikë shiu po pikon,

Jo si gjithmonë e ftohtë,

Sot ajo pikon e ngrohtë.

Kjo pikë loti,

Nuk don të ndjejë trupin tim në ftohtësi,

Më puth, më përkëdhel me lehtësi,

E më pas i mbyll sytë në qetësi.

Kjo pikë loti nuk me len të qetë,

Po më shqetson,

Atë gjumë të thellë

Herë pas here ma trazon.

 

Tani më duhet të them veç një fjalë,

Një fjalë të mundimshme,

Këtë fjalë duhet ta kërkoj,

E këto njerëz nga rruga ime t’i largoj.

Do mbledh forcën,

Do i ze rrugën,

Do hap drynin e inatit,

Të ndryshoj rrugën time të fatit.

 

Nuk do jem më ai send që leviz,

Ai send që përplaset,

Jo më.

Dua të dal nga kjo rrugë me gënjeshtra,

Në krahët e tu nënë të jetoj,

Jetën pa këto dhimbje në trup të filloj,

Dhe lot në sytë e tu,

Kurrë më të mos shikoj.

 

Autore #SiboraHuda

 

 

 

Një copëz

 

Pyes nëse ka ndonjë copëz,

Nga dashuria që kam pasur,

Nga kujtimet e bukura,

A ka ndonjë copëz ?

 

Shpresoj të mos jenë gjakosur,

Të përlyera nga dhimbja,

Dua ti shoh

Përsëri të bashkuara,

Përsëri te lumturuara.

 

Ti mbledh

Atë formë zemre të madhe ta ruaj,

Të paktën një ,

Një herë të vetme,

Një herë të fundit.

 

Do qesh me gjithë zemer,

Do jetë një mrekulli,

Do jetë një kujtim

Si kurorë mbretërore

Thellë në shpirtin tim.

 

Zemrën time dhe tënden

Gjithnjë do e gëzoj,

Ti dhe unë

Njësh në ato kujtime,

Kudo që të jemi

Bashkë do qëndrojmë.

 

Autore #SiboraHuda

 

Heshtja e natës

 

Heshtja,

Më tregoi shumë gjëra që si dija,

Shumë sekrete,

Heshtja,

Më tregoi për vetminë e shiut të natës.

Nuk e dija se ç’ishte shiu i natës,

Dija thjesht,

Sa pendesë kisha që mora atë rrugë,

Por tashmë e pashë dhe vetë.

U fsheha rrugëve të natës,

U fsheha nga vetmia,

Duke dëgjuar shiun e natës

Që ishte krejt i vetëm.

Jo shumë larg

Pashë dritën e diellit,

Dëgjova diçka të huaj

Që tashmë ka pushtuar zemrën time.

 

Autore #SiboraHuda

 

Unë dhe ti

 

Derdhem në zemrën tënde

Endërroj në të

Dehem nga dashuria e fortë

Se ne jemi një.

 

Autore #SiboraHuda

 

 

 

Vetmi e gezuar

 

E mbeshtetur pas një peme,

E gëzuar, ndoshta pak e menduar,

E qetë në botën time,

Aty ku çdo gjë më qetëson.

 

Asgjë nuk më ngacmon,

Jam e qetë pa njeri,

E vetmuar, por e gëzuar,

Një botë e tërë më pret mua aty.

 

Dua vetminë,

Kur eci mbi ato gjethe,

Dua ti shijoj vetëm,

Thjesht e vetme…

 

Autore #SiboraHuda

 

 

 

BUKURI E EGËR

 

Bukuri e egër

Zemër rrebel

Bukuri e rrallë

Bukuri e egër.

 

Zemër e fortë

Zaemër grabitqare

Të rrëmben lehtë

Bukuri e egër

 

Dritë e fortë

Bukuri e ftohtë

Dehje e plotë

Bukuri e egër

 

Autore #SiboraHuda

 

 

 

Pabesia

 

Ku je ?
Ku ndodhesh ?
Kam mbetur peng në zemrën tënde ,
Ku je ??

Me the, se kur të shkrihet ky qiri do jesh me mua ,
Duke u përqafuar ,
Duke parë lotin e fundit të këtij qiriu,
Por jo, ti tani nuk je.

Ai lot qiriu më mbeti mua,
Ta hedh mbi trëndafilin e vyshkur ,
Duke të shkruar një letër,
Duke të pyetur në më mban mend.

Erdhi dita që ta kuptoj,
Erdhi koha ta mendoj,
Vendi u la bosh,
Trëndafili duke u djegur ,

Ti je i pabesë

Autore #SiboraHuda
Ti je kudo

Aty ku je ti, jam unë

Ku gjendem unë, aty fshihesh dhe ti,

Të kam në dorën time

Gjithmonë të kam pranë.

 

Nëse nuk të shoh, të ndjej

Ti gjendesh me mua,

Të shoh në ikje teksa shuhesh

Ndërsa mendoj se ku më le mua !!!

 

Shuhesh shpejt, si dita e dimrit të acartë

Kujtohem, se dita kthehet dhe prapë

Dhe ti do jesh me mua

Si çdo ditë më parë…

 

 

Fshehur

Diku fshehur,
Duke u strukur,
Në kërkimin të një strehe,
Për të gjetur heshtjen.

Diku aty, do gjesh ngrohtësinë,
Aty, atë e gjen vetëm ti,
Të paktën nuk do të jesh vetëm,
Do të kesh vetveten tënde.

Ndonjë ditë, heshtja për ty do të shuhet,
Ndonjeherë ai që të ka përbuzur do zejë vendin tënd,
Do të të lutet ti japsh pakëz mëshirë,
Dhe përgjigja jote do të jetë … .

Autore #SiboraHuda

 

Po pres

 

Ti e di se po të pres

Po të pres me padurim

Ti e di se përse

Të pres të më rrethosh me dashuri.

 

Në këtë mbulesë të bardhë

Si një pikë gjaku

Që mund ta dallosh shumë lehte

Po të pres.

 

Të pres,

E di që po vjen

Shoh nga diku që po më përshëndet

Diku në zemrën time

Se unë dhe ti jemi një.

 

Eja më merr po të pres

Po të pres me duart hapur

Për të më dhënë pakëz ngrohtësi

Mbase dhe pak rëndësi

Po pres…

 

Autore #SiboraHuda

 

Të kam zhgarravitur

Nuk të njoh,
Fytyrën nuk ta shoh,
E kam zhgarravitur bashkë me të kaluarën time,
Mos u mundo, tashmë ty të kam harruar.

Jeto ashtu siç ti di,
Jeto duke vrarë prapa krahëve,
Duke injoruar e gënjyer,
Vazhdo,
Tashmë je i harruar.

Jeto duke hecur vetëm,
Prapa duke mbajtur barrë, thikët që ke ngulur,
Dhe ti ta mësosh,
Ate ç’ka ke bër të përjetojnë të tjerët.

Autore #SiboraHuda

 

 

KOHA MBAROI

 

Sekondat shkuan,
U shuan,
Pa kuptuar,
Koha mbaroi.

Prita deri sa dielli të lindë,
Deri sa nata të zbardhojë,
Sa frika të vjetërohet,
Deri kur hëna të bindet.

Yjet u shuan ,
I’a lanë ndriçimin qiellit,
Ma lan vendin mua ,
Rrugën time për ta nisur e mbaruar…

Autore #SiboraHuda

 

Më mungon

Kuptova se ç’është të humbësh në mes të ftohtit
Të humbësh në mes të shiut ,
Mësova të jem e sinqertë me vehten,
Mësova të ndjej,
Të ndjej diçka që askush nuk e ndjen lehtë.

Mësova të mos shoh më
Atë që më ka mbështetur në ditë të vështira,
Mora një mësim që do t’më vlej gjithë jetën,
Kuptova ç’do të thotë të jetoj «PA TY».

Emri yt,
Ata sy që më bënin të veçantë ditën,
Ai zë i veçantë,
Më mungon.
Të mbështes përsëri kokën time mbi gjoksin tënd,
Më mungon  #GJYSH

 

Autore #SiboraHuda

 

 

 

Mos u mundo

Nuk ndjehem një
Jam ndarë,
Në njërën qesh
E në tjetrën qaj.

Nuk ndjehem një,
Nuk jam më si dje,
Kam ndryshuar
Fytyra më është dyzuar.

Nuk ndjehem një
Kam ndryshuar
Ty nuk të njoh
Ndaj kot mos u mundo.

Autore #SiboraHuda

 

Pres atë

 

Pres dikë

Dikë të denjë,

Pres atë

Që të më largojë nga lotët e mi të vjetër.

 

Pres dikë

Të më shoqërojë në rrugën time,

Të më shtrëngojë dorën,

Ta kalojme bashkë këtë pellg të gjerë.

 

Eja, po të pres,

Këtu vetëm,

Thuajse e zbathur nga dashuria,

Eja…

 

Autore #SiboraHuda

 

 

Pranvera në shi

 

Pranvera në shi,

Është e vërtetë,

Jam unë, ti dhe ai,

Ne të tre formuam pranverën në shi.

 

Pranvera në shi ,

Është e bukur, është e veçantë,

Ashtu si jemi ne të tre,

Unë, ti, po ashtu dhe ai.

 

Ne e krijuam,

Sëbashku e formuam,

E bëmë të vërtetë,

Atë ç’ka quhet Pranvera në shi.

 

Autore #SiboraHuda

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *