Shënim për librin me poezi të poetit të ri Besmir Hajdaraj: “Dallgët e jetës sime”

                                                                                

Shënim për librin me poezi të  poetit të ri  Besmir Hajdaraj: “Dallgët e jetës sime”

Poezi e kaosit metafizik

Megjithatë, të gjitha pyetjet në lidhje me metafizikën poetike nuk kanë një përgjigje të saktë dhe kjo  e bën atë një poezi të pazakonshme, biles të cuditshme, në përpjkeje për të hetuar shoqërinë dhe vetë njerëzimin dhe jetën.

 

Nga Mujë Bucpapaj

 

Poeti i ri Besmir Hajdaraj vjen nga Tplani i Krasniqes, një fshat i njohur në Tropojë, prej nga kanë dalë shumë poetë të shquar, artistë të mirënjohur dhe shkrimtarë me emër, po kaq edhe përkthyes, gazetarë, estetë dhe filozofë etj.

Besmiri dhe i vëllai Besari, janë lëvruesit më të ri të shkollës poetike të Tplanit, një shkollë autentike e njohur tashmë edhe nga kritika kombëtare, si shkollë e modernizmit dhe e formalizmit të eksperiemntuar me sukses përgjatë 4 dekadave të fundit.

Në librin me poezi të Besmirit të titulluar “Dallgët e jetës sime” ka shume poezi lirike . Një pjesë janë të shkurtra, por ka shembuj  të lirikave  më të gjata dhe mjaft interesante.

Një  karakteristikë e poezisë lirike te Besmirit është se ajo shfaqet në shumellojshmerinë e disponimit dhe emocioneve të shprehura përmes metaforash të gjetura dhe origjinale.

Këto emocione poetike  kanë shpeshherë një tendencë  të zymtësisë, që shkojnë  drejt ekstremeve të jetës dhe ballafaqimit të saj me kontraste te forta, të tilla si dashuria- vdekja, fitorja-humbja, etj.

Një nga karakteristikat më të rëndësishme të poezisë lirike te Besmir Hajdarit është shprehja e ndjenjave personale apo mendimeve të tij filozofike të drejtpërdrejta.

Shumë lirika  të Besmirit kanë cilësitë muzikore si tekste të një kënge, apo të një balade të shkurtër ku shprehen ndjenjat e tij personale për të bukuren, vajzën që ka dashur apo mikeshat e tij, të cilat mund ose nuk mund të vendosen në muzikë. Kjo është një audiencë e preferuar e poetit të ri.

 

Poezia lirike është trajtuar qysh nga Aristoteli, në “Poetiken” e tij deri nga studiuesit në ditët e sotshme, si një poemë ku poeti  shpreh ndjenjat e tij, dramën shpirtëore apo këngën e tij. Vetë poezia lirike ishte  fillimisht shoqëruese e  harpës në Greqinë lashtë, ajo ishte e lidhur me elementin Apollonian dhe shfaqet në froma të ndryshme.

Besmiri e lëvron këtë lirikë në mënyrën e tij. Në disa raste, forma dhe tema e përzgjedhur  janë gershetuar mirë, si një dashuri e sjellshme dhe aristrokrate, ku ka dashuri dhe përbetime për besnikëri, por edhe ndarje,  kur i thotë të dashurës: “është koha për të shkuar…” Ndarja dhe pritja është  një refren që  përsëritet në të gjitha poezitë me këtë temë  ose me ndryshim të vogël. Besmiri shkruan poezi lirike  me varg të lirë, nganjëherë me metër të rregullt, por kjo formë klasike përgjithësisht nuk pelqehet prej tij.

Poezia filozofike  e Besmir Hajdarit zë një vend të vecantë në librin e tij. Ajo është jashtëzakonisht inteligjente dhe e mprehtë, thellësisht fetare, por është gjithashtu e sigurtë dhe synon të jetë ironike dhe nganjëherë cinike.

Poeti përdor imazhe mjaft të çuditshme, paradokse të  shpeshta që përmbajnë mendime tejet të komplikuara.

Në thelb, poezia metafizike e Besmirit  shtron  pyetje që nuk mund të shpjegohet nga shkenca. Ajo vë në dyshim natyrën e gjërave me shumë dhimbje, ndërsa përpiqet të bëjë diferencën  në mes realitetit dhe perceptimit? Metafizika e tij poetike mbulon një gamë të gjerë temash nga ato fetare dhe të ndërgjegjes.

Megjithatë, të gjitha pyetjet në lidhje me metafizikën poetike nuk kanë një përgjigje të saktë dhe kjo  e bën atë një poezi të pazakonshme, biles të cuditshme, në përpjkeje për të hetuar shoqërinë dhe vetë njerëzimin dhe jetën.

Poeti Besir Hajdari, ka një rrugë të gjatë krijuese përpara,  ndersa  ky vëllim mendoj se  është një nisje premtuese .

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *