PREJ ATIJ CASTI

PREJ ATIJ ÇASTI…

Nga Rudina Merkuri

Prej atij çasti,
orgjitë e marrëzisë njerzore dalin,
statujat shkrehin botet e padukshme,
i varin ne nje peme te virgjer,
Pa çukitje zogjesh.
Ka mbjellje,
Vjelje ne vaj ledhatar,
ka zjarr lisash ne pasqyra bolero.
Mirazhe te fshehura,
Ne dhome me shigjete te harkuar,
gure te zmeralte,
Te mbledhur ne bilete non stop,
sy misterioz,
Ne thyerje gjumi,
te varur nga prehri AFERDITE..

 

 

MOHIMI…

Ne nje teritor,
u shfaq mohimi,
etje monstruoze,
e bijes,
Nga lindi vellai perendimi.
U dalldisen frymerat,
Nga gjiri qumesht-ndjellesh,
u shfaq pendimi,
u cmenden arterjet,
Nje mije here u deshirua fara,
E te nesermen gjak i shprishur.
Foli dhe kujtesa,
Ne nje cark ngrehine,
I morren identitetin,
e quajten mohim…

 

 

 

 

SI NJE USHTAR I PABINDUR…

Mendova i lodhur sot ne fushe,
Braktisjen e kolonive,
Si nje ushtar i pabindur,
Kafshoj udhet e largeta,
Akullin qe godet si thike prehistorike,
Dhimbjet e mia.
Gjithe shkretetirat e gjurmeve te gjakut,
I nenshtrova,
Qe vulen i vetem ta vija.
Ushqeva dhe pikat,
Fijet me te padukshme,
Qe ulurasin ne trurin tim.
Pastaj i ngujuar ne shtepine e mallit,
Hap kujtesen,
Qe dhe zukatjen e nje mize te zboj.
Me keni zili ju qe shtriheni nen toke,
Jam gjalle,
Mbi lotet e kabareve fallco,
Mbi te qeshurat mediokre,
Mbi fundin e nje termeti ne rrenje gjaku.

 

 

 

JETOJ

mbi ajrin “sos”,
Puth nokdaut,
Çastin e lumtur.

DIKU MEMORJA FLISTE…
Une jam fryma,
qe percelloj fytyren tende,
Jam kurmi yt i fshehur,
ngelem vajza jote e trembur,
Guri yt i embel.
E ti,
ti qesh i lumtur nen jorgan,
Se dashuria trazonte,
Shtratin-magji ne nate,
Kish zbritur shkallet,
Djerse e buleza ne asfalt,
Kish ngecur ne memorje,
Nga shiu i baltosur ate nate.
Nga dyer e dritare,
Metamorfozat u fryne,
Ish prek imazhi i botes,
tronditje e orgji..

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *