Poezi

Për ne nuk ka kthim

 

Dielli do të lindë për botën,përsëri

Dhe yjet do bëjnë gjithandej dritë

Vetëm për fatet tona,që prapë lahen me lot

Për ne qajnë e vuajnë edhe perënditë

 

Dikur një shikim i vetëm përçonte aq shumë dashuri

Dhe zemrat tona digjeshin për puthje e përqafim

Po tani vallë, ku tretën ata sy të shkruar

Shndërruar në pritje pa shpresë pa premtim

 

Në cilin planet vajtën për të kërkuar lumturi

Dhe çrrënjosën me themel çdo kujtim të vjetër

Ku janë duart e bardha që nuk shkruajnë më për dashuri

Dhe ndoshta tani-vetëm sytë e saj, lotojnë përmbi letër

 

Sa rëndë vret vetmia në çdo cep të zemrës

Asnjë këngë më nuk këndohet,me tinguj të qeshur

Urrej gjithë netët e errëta, që vranë dritën e hënës

Dhe dëshirën për të jetuar nga shpirti kanë zhveshur

 

Ndaj, të lutem mi ruaj përjetimet e mira

Vitet që kaluam bashkë, i thurë në varg malli për ne dy

Kujto sa më gjatë kohët kur aq shumë donim njëri-tjetrin

Sepse më duket që në këtë botë paska, vetëm Një herë DASHURI

 gani qarri

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *