Me rastin e botimit të përmbledhjes më të re me poezi të Çun Lajçit “Përftim n’andrra t ‘thyeme

Me rastin e botimit të përmbledhjes më të re me poezi të Çun Lajçit “Përftim n’andrra t ‘thyeme “

 

NJË LIBËR RUGOVE

 

Nga Smajl Smaka

 

 

Çun Lajçi, pos si aktor- gjithnjë e më shumë po dëshmohet edhe si poet i një ndjeshmërie e përceptimi të hollë dhe i një artikullimi të admirueshëm poetik,  që janë veçori të mjaftueshme ta rendisin atë në rradhën e krijuesve të mirëfilltë të artit letrar.

Bota poetike e Çunit mbështetet kryesisht në gjeografinë e Malsisë, më konkretisht të Rugovës kreshnike , si një  hartë e saj gjeografike me  gurrat e cemta, shenat, përrockat, lumenjt, shkrepat, gjollat, ograjat, ,brigjet,lakoret , grykat, gropat , lugjet ,kreshtat, pllajat, shpellat , rrënjët, fierin, pishat, çetinat, hartinat , tbanët, kullat, shtrungat, rudinat, tufat, barinjt ,njerëzit e saj , fyejt, retë ,qiellin, fajkonjt, por edhe e  anës së ashpër të saj – dimrit të  cemtë, breshërit , dëborës, fërfellësës, stuhisë, shtrëngatës , akullit ,ulurimës së  ujqërve.

Poeti  është  i joshur ,i mahnitur dhe i frymëzuar  me Rugovën , siç thotë:

” E bukur je Rugovë / e dhimbshme deri në palcë “, ose

“Rugovë, e mbi kryet tim  bukuria jote e qielli”.

“Unë s’iki nga trungu…e flas me gjuhën e rrajës”.

“Rugovën shpend me dy krena n’luleballë e kena”

.Në  një poezi të këtij libri thuhet: “ Më thanë laj faqet  n “gurrën e Dashit/N’ daç më pa/Asht ujë i përziem, me  gjak”.

Disa poezi të kësaj përmbledhjeje  janë me motive fëmijërie e djaloshare  të autorit ,si një biografi e tij :

“ ecë kam maleve, e tan jetën la jam prrojeve “

… “e katrriseshim thepave si cjepnit”

Çuni,pra  edhe në poezi do e mbetet me këmbungësi , me mburrje  e lrenari të theksuar rugovas tipik. Poezi ,  me motive e shpirt  Rugove. Libër i Rugovës, do ta quaja .

Poeti është frymëzuar  nga pamjet  e mrekullueshme, nga peisazhet  panoramike rugovase , si dhe nga eposi lahutar kreshnik e nga këngët foklorike për  bëmat e figurave madhore të Rugovës e më gjërë në mbrojtjen e pragut  të shtëpisë e të  çdo pëllëmbe të Atdheut, të palcës e të substratit kombëtar,  në roje të kufirit e të  Atdheut,   deri në vetëflijim, gjatë tërë historisë  deri te dëshmorët e luftës së fundit.

Vlen për t’I veçuasr  vargjet nga poezia  kushtuar dëshmorëve të  Rugovës, të luftës së fundit :  Ju shoh, flas me juve e ju më ikni shikimit /_Plaget, gjak kullue, s’më leni t’ua lidhë / Kohë s’kemi,më thoni,e kohën e kemi barot/Po u dogj ajo ,flakë i del atdheut,/ Rugovën shpend me dy krena n ‘ lulëball e kemi/ Krahët ia falim e pak na duket jeta!

Çun  Lajçi si poet dëshmohet  si njohës i mirë i lirikës popullore, i folklorit, duke qenë një si vazhdues i   linjës poetike të Fishtës,Camajt, Shkrelit, i frymëzuar nga ajo gurrë e pashterrshme poetike ,duke i përdorur me mjeshtëri e më vend fjalët, figurat poetike , por duke mbetur gjitnjë i vetëvetishëm.

Një tërësi në vete përbëjnë shqetësimet e poetit për rrudhjen, për  tkurrjen e hartës së Vendit, frika nga humbja e pjesëve, e gjymtyrëve  të Atdheut  me vendime politike të krerëve të vendit.

“Tokë më falë s’kemi”E s’ do t’i  humbim tokat tona” ”M”a sjellë bukën, huten e qefinin”. .”Me mbrri /Në majen e Prehtë, N’ Murgash me mbrri / Diku Moknave nji vorr me kërkue / A mbrrij nuk di, / Por m’u nisë Smajlovicës / Shallin e Sakut më kërkue”.   Po e veçoj edhe një strofë nga poezia  N’ Çakorr nisni më kja : ”Alia me Jakupin tue pritë Kadri Bajrin/bajrak  kufini ishin ba / Hej / Nëse shkoni n”Guci/ thanë,/ N”Çakorr ndaluni  nismi me kja”

Janë për t’u veçuar edhe poezitë përkushtuese, të cilat ua kushton heronjve e personaliteteve të këtyre anëve e më gjërë ,që nga Jakup Ferri, Sak Faslia, Jashar Haxha, Zhukë Haxhia, Ker Sadria ,Azem Bejta, Demë Al.i Pozhari, Ndue Perlleshi, për të vazhduar me presidentin dr. Ibrahim Rugova, Azem Shkreli, Ismail Kadare, Bajram  Kelmendi,  Ali  Podrimja, Mirko Gashi… Çuni ua ka marrë dorën shkruarjes së poezive të këtilla përkushtuese. Këto poezi dalin të sinqerta dhe të realizuara poetikisht.

Disa poezi janë me motive jete  mërgimtarësh tonë ,si “Varri n”Atdhe” : “Të gjata i patem rrugët / E pafund udhëtimet / Ne shqiptarët më duar n’ gjepa /

Po e mbylli këtë vështrim  me vargun e Çunit kushtuar dëshmorit por edhe të gjithë dëshmorëve  ”Lirisë iu bëmë farë”.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *