LOTËT NË SYRIN E NJË MIKJE…

Tregim nga Hyqmet Hasko
Në takimet me të, shpesh vëreja se befas e humbiste fillin dhe sikur zhytej në një minibotë të fshehtë, rrethuar me një kuarcë mbrojtëse, të cilën nuk e depërtoje dot. Qëndronte ashtu në një soj mëdyshje, mes dëshirës për të folur, për të hapur zemrën dhe frikës së keqkuptimit…
Sytë e saj të ujshëm seç kishin diçka të amullt, që endej në kufijtë e ireales, trupëzuar në atë trishtimin e veçantë, që i vizatohej në fytyrë, në trajtën e një pikëpyetje. Dukej se bënte një përpjekje përtej të zakonshmes për të ruajtur konturet e normalitetit, që shpesh shthurej nga pikëzat e lotit.
Natyra e saj e butë, fine dhe delikate kontrastohej nga një lloj ngurtësie, shoqëruar me një tik nervor, që jepte shenjë e mezi dukej në konturimin e asaj fytyre të ëmbël dhe të dashur…
E kisha takuar disa herë në evemente të ndryshme, kishim pirë dhe ndonjë kafe e qemë fjalosur si miq të mirë…Gjithmonë dukej sikur donte ti ikte diçkaje, një pjese të vetes që konturohej në trajtën e një dhimbje ulëritëse. Rrekja për ta fshehur këtë ndjesi alarmi nuk e ndihmonte dot, përkundrazi ia nxirrte më në pah vuajtjen e brendshme.
Ajo që më bënte përshtypje të vazhdueshme, sa herë uleshim me të dhe flisnim për gjëra nga më të ndryshmet, ishte fakti se mikes sime loti i qëndronte në bebëz pa u tharë e në çdo fjalë që thoshte ajo lotonte, pambarimisht lotonte, dhe pse në pamje të parë ajo të jep përshtypjen e një femre të fortë dhe gazmore…
Kjo gjendje e saj më pati bërë shumë përshtypje dhe sa herë qeshë shtyrë të gërmoja brenda saj, por kisha hequr dorë nga ndjesia e intimitetit që është i shenjtë për gjithkënd dhe muret e të cilit mund të thyhen vetëm nga ai ose ajo që ndihen të mbështjellë me trajtat e tyre.
Ashtu me takt, si kalimthi, e kisha pyetur disa herë nëse mund ta ndihmoja për të zgjidhur ndonjë hall a shqetësim që ajo mund të kishte…Ajo më vështronte butësisht, thellësisht, sikur donte të pinte në sytë e mi dhe gjithçka e kthente në qeshje dhe përsëri i mbusheshin sytë me lotë, sa që të jepte të kuptoje se i kishte lotë gëzimi.
-Jam nga ato gra, -më tha, që qesh dhe qajë vazhdimisht, e kam psikologjike dhe nuk i shpëtoj dot këtij “kompleksi” brenda meje, -u mundua më kot të justiikohej, pasi dhimbja e saj ishte më tepër se e lexueshme…
Sytë e saj seç kishin një vështrim të dielltë, por dhe me një hije reje, që ishte gati të shpërthente në një shi lotësh…
Mbas disa takimesh miqësore, më së fundi ajo pranoi të hapej.dhe të më tregonte një histori që vërtetë më bëri të ndihesha pak i trishtuar dhe unë.
Në jetën time, vazhdoj bisedën mikja ime, kam dy fëmijë që i kam rritur me shumë mundime…si të gjithë të tjerët Ajo u mundua ta fuste rrjedhën e rrëfimit tek të shumtit që vujane vazhdimsht në rritejn e fëmijëve.
Im shoq u vetëvra apo e vranë, këtë nuk e kam marrë vesh asnjëherë. Ende sot e gjithë ditën dilemat në lidhje me këtë më mbajnë peng ditën dhe natën, duke më rrotulluar në darët e një karuseli engimash që nuk kanë të sossur. Unë kam bërë përpjekje të vazhdueshme të mësoj të vërtetën, por deri tani kam dalë e pa aftë që të marre vesh rreth misterit të vdekjes së tij. Kjo gjë më ka lënë një plagë të rëndë dhe nuk ndihem e rehatuar deri sa të vdes dhe unë.
Syte e saj filluan të lotojnë si një shi që bie në qiell të hapur. Ajo
qëndroj pak në heshtje, bëri një pauzë, nuk foli, por dhe unë nuk desha ta ngacmoja, doja që ajo të qetësohej.
-Më fal, më fal!- shpërptheu në lotë, më kapi dorën dhe e mbajti disa sekonda në dorën e saj. Ndieja se dridhej e tëra dhe po më dhimbsej. Një hall a brengë e madhe duhej ta mbante këtë grua në këtë gjendje ankthi, shoqëruar me atë vesë të pavullnetshme të lotëve që s’kishin të sosur…
I gjithë lokali po na shikonte dhe unë fillova të ndihesha pak keq, por nuk e dhashë veten. Fundja jemi njerëz të gjallë dhe loti është pjesë e ekzistencës sonë, bile e pjesës më të ndjeshme të saj.
Një kamamriere solli një gotë ujë dhe një fasoletë për t’i fshirë lotët…Ajo më hodhi mua një vështrim të rreptë, sikur isha unë shkaktari i atyre lotëve.
Mikja ime e kuptoi situatën në lokal dhe më kërkoi falje me zë të lartë…
-Më fal, -tha ajo, më fal që të bëra dhe ty të ndihesh keq për hallet e mia…-Të falenderoj shumë për durimin që ke ndaj meje. Pastaj iu drejtua kamarieres, të cilës i tha se nuk isha unë fajtori i lotëve të saj. Kamarierja më vuri dorën në sup, buzëqeshi dhe u largua me një hap të lehtë, duke tundur vithet.
Tjetra mbeti me sytë në bosh, në një soj dileme. Lotët në bebëza vazhdonin ta tradhëtonin fytyrën e saj të paqtë, të rrethuar me një aureolë drite.
Pasi u duk sikur e mblodhi veten disi, ajo vazhdoi:
“Vajzën e fejova me atë që deshi vetë,-ndërroi muhabetin mikja ime…dhe pse unë nuk desha në fillim, se për dhëndrrin flisnin keq…Por ime bijë nuk u tremb nga opinioni i qytetit, sepse këmbëngulte për atë, pasi e donte. Sot ajo është e lumtur dhe ka dy fëmijë si drita…
Bisedën tonë e ndërpreu një telefonatë nga përtej detit Adriatik. -Nëna mirë je ti?! Jam Mishela…
-O o o zemra e nënës! Mirë është nëna, po ti mirë je…
-Mirë jam nëna, por më ka marrë malli shumë për ty…Kur do flemë bashkë…
-Do vij nëna të të marrë dhe do flemë gjithmon bashkë, zemra e nënës…
-Nëna…unë të dua shumë… të kam xhan…shumë xhan!
-Unë të kam shpirt dhe dritë të syve, shjpirti im!…
Mikja ime po fliste me mbesën e saj, por lotët i kullonin çurkë. Ajo mbeti disi në mëdyshje, sikur pati harruar diçka të rëndësishme për të thënë. Mbas bisedës, iu deshën disa minuta që t’i pushonin dhe ajo ta merrte veten.
-Këtë e kam rritur vetë, ia nisi rishtas ajo, tani është pesëvjeçe, vazhdoi bisedën mikja ime…Është një fëmijë mrekullor, jo pse është mbesa ime. Nejse, tjetër gjë desha të rrëfej…Most ë bezdisa?!
-Jo, të lutem, fol. Unë po të ndjekë me shumë vëmendje…
-Po e filloj nga fillimi, mbase një ditë do të duhet për të bërë ndonjë tregim,- foli dhe buzëqeshi mikja ime.
-Ndoshta,-ia ktheva unë buzëgaz, duke e vështruar me mirësi.
Unë u përqëndrova dhe fillova ta dëgjoja me shumë vëmendje.
…Djali im që në moshë të re dashuronte një vajzë…me origjinë Arumune ose çobankë, siç i themi ne…Ajo ishte shoqe me vajzen time.Pas një kohe të gjatë dashurie, djali vendos të ma tregojë të dashurën e tij. Ma solli në shtëpi.Të them të drejtën, unë i pata thënë që mos të ma sillte dhe të shkëputej nga ajo, se nuk përkonte me traditat tona. Nga natyra jam disi konservatore dhe nuk mësohem kollaj me të renë. Më pëlqen tradita dhe bëj gjithçka për familjen, njerëzit e mi dhe miqtë.
Dashuria e djalit më pati shqetësuar dhe këtë nuk ia fshihja më as vetes dhe as të tjerëve. Nuk e di, por unë jam mësuar me një kulturë ndryshe dhe kisha frikë se nusja, duke qenë me një kombësi tjetër dhe me një fe tjetër nuk do përshtatej ose do të hidhe vickla, gjë që unë nuk e duroj dot. Por djali e solli dhe nuk i mori parasysh thëniet e mia. Dashuria ka ligjet e veta, nuk pyet për asgjë përveçse për dashurinë. A nuk thotë ai poeti i madh: “Nuk dashuronim as unë as ti, por dashuronte Dashuria?!” Nejse, me dashjen apo pa dashjen time, nusja erdhi dhe ndodhi ajo që unë nuk e prisja. Nuk e di por që në monentin që e pashë më hyri në zemër ajo vajzë. Ishte perri e bukur, e magjishme në pamje, në sjellje dhe veprime. Që në momentin e parë, filloi të vinte vërdallë dhe bëri të gjitha punët e shtëpisë pa asnjë droje. Në një çast, e tërhoqa djalin veç dhe e pyeta nëse i kishte thënë gjë që unë nuk doja që ajo të futej në jetën tonë. Djali buzëqeshi, më puthi në faqe dhe doli jashtë.
Nusja vazhdonte punët. E vështroja tinëz dhe më rrëmbushej shpirti nga emocionet. Nuk ia falja vetes për atë frymë paragjykimi, por nënave iu falet…Iu falet gjithçka. Duan më të mirën e mundshme për bijtë e tyre.
Djali solli dy shishe verë dhe i vendosi në tavolinë.
-Mama na sajoni ndonjë gjë të shpejtë se sot do pimë nga një gotë verë …
Unë u hutova fare, pasi ai nuk pinte asnjë lloj pije, bile as koka-kola. Së bashku me vajzën që dashuronte djali sajuam diçka të shpejtë dhe filluam të pimë nga nje gotë verë…
Unë e pi verën shumë, por atë dite ajo më dehu, ndoshta më dehu nusja me hirin, fisnikërinë dhe orgjinalitetin e saj femëror. Si gjithë djemtë e tjerë, djali iku në Itali,,,Zoti e bekoi dhe fati i eci e ai zuri një punë mjaft të mirë dhe më vonë e bënë përgjegjës të një fabrike…Na mori dhe ne.
Dhe ne filluam punë e u rregulluam shumë mirë.
Nusja mbeti shtatzënë dhe priste nga dita në ditë të lindtëte, ndrëkohë që unë ndodhesha në Shqipëri…Dajli më njoftoj që të nisesha urgjentisht, se ai ishte në punë dhe nuk mund ta ndihmonte të shoqen.
Atë ditë që unë shkova në Itali, ajo kishte lindur…Shkova me vrap në spital dhe pa pyetur për rregullat e mora në krahë mbesën…Ishte një ndjesi e pa provuar kurrë, ndihesha sin ë qiell të shtatë, sa nuk flutorja nga gëzimi…Unë i kam dashur fëmijët e mi, por dashuria për mbesën e pasalindur po më çmendëte…Nuk mund ti përshkruaja ato ndjenja ngazëllimi që më çonin peshë në ato çaste magjike.
Nusja e djalit bëri lindje normale…Bebja e pa për herë të parë dritën e diellit, pra erdhi në jetë, më 30 janar 2010 e mbas tre ditësh erdhi në shtëpi…Nuk di sit a shprehë atë botë që më dallgëzonte hovshëm në shpirt, teksa në darkë po e lanim vajzën bashkë me të ëmën e saj, nusen e djalit tim.
Vura re me dhimbje se nuses i dridheshin duart, por unë mendoja se mos kishte emocione, helbete ishte hera e parë që bëhej nënë dhe kasha dëgjuar se ky process shoqërohej deri me një stres të rëndë, që vazhdonte për një kohë të gjatë, plus komplikimeve të rënda fizike në rastin më të keq.
Por ajo më qetësoi disi, duke më thënë se nuk po ndihej dhe aq mirë, ishte e këputur dhe unë i thash lere se e laj unë beben, shko të pushoshë dhe ajo u shtri në krevat, ashtu duke u dridhur dhe e mbytur në djersë.
Të nesërmen, në orën katër të mengjesit, më flet djali duke më thënë: “Mami mbaje vajzen se do çoj Oltën në spital. Dua ta çoj për ta vizituar se nuk ndihet mirë.
Ata të spitalit i kishin thënë pi një Nimesulit dhe nuk i kishin matur as tensionin, gjëja elementare që duhet të bënin. Nusja erdhi në shtëpi por prap nuk ndihej mirë, kishte dhimbje të forta, dridhje dhe një këputje totale të trupit. Vazhdonte të merrte mjekun e saj në telefon dhe ai i thoshte të pinte qetësues…Por asaj i ishte çarë një venë në koke dhe i rridhte gjak, por mjeku nuk e kishte konstatuar, duke bërë që gjendja e saj të përkeqsohej dnjeshëm.
Në këto rrethana, .lajmëruam Ambulancën, që erdhi dhe e mori, e çuam në spital, po ajo kishte pasur tension të lartë dhe bëri vdekje klinike që në shtëpi…
E çuan në një spital të Ankonës, ecjejake të pafundme, këshilla, receta, trajtime të pafundme, por gjendja e saj mbetej statike, ashtu e shtrirë në atë shtrat fatal, në pamundësi për tu ngritur më.
Në spitalin e Ankonës na thanë se duhet ta vemë për tre ose pesë ditë në gjumë dhe do ta zgjojmë prap, por ajo ra në koma të përhershme dhe nuk e zgjuam dot më, për fajin e atyre mjekëve të pa përgjegjshëm, që nuk dinin të bënin punën e tyre dhe, në vend të mjekimit të saktë, i dhanë ilaç për ta vënë gjumë, i dhanë mbidozë dhe ajo mbeti përjetë e shtrirë, në një palëvizshmëri që m’i shkallmon muret e shpirtit kur e sjell ndërmend.
Ajo heshti dhe me hodhi një vështrim të pjerrët, sikur donte të më maste me intuitën e saj femëore sa sa kishte ndikuar ky rrëfim në botën time emocionale. Unë ndihesha si i shokuar nga rrëfimi i saj.
Ajo heshti për një copë herë dhe ashtu në atë grimasë heshtje, të shoqëruar me atë trishtimin që ia pati veshur qeripkët me mjegull, mu duk si një përmendore dhimbje.
Mu duk si një Kuti Pandore, e cila tani që qe hapur, shpërndante në ajrin përreth misteret e një trazimi të pacak.
Sytë e saj të butë si kadife qenë bërë krejt të ujshëm dhe ajo as që u trazua më për të fshirë lotët, që ashtu çurk i zbrisnin nga qerpikët e gjatë dhe ende të bukur, në buzë e mjekër, duke përshkuar rrugën e dhimbjes së një gruaje me botë të pasur, mikes sime të mirë, e cila në rrugëtimin e saj në jetë, për fat të keq, pati humbur një pjesë të dashurisë së saj të çmuar, një pjesë të vetes…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *