Jeta e nje njeriu

“Jeta e një njeriu”

Para pak kohësh mora në dorë një nga antologjitë më voluminoze të poezive të poetit italian Giuseppe Ungaretti me titull “La vita d’ un uomo”, “Jeta e një burri”, por që mund të interpretohet edhe “jeta e një njeriu”. Pasi në italisht shpesh herë me fjalën burrë nënkuptojnë njeri.

Nga gëzimi e fotografova dhe e hodha në rrejt. Mjaft miq me në krye kushëririn tim, poetin Vladimir Muça, më kërkuan që të shqipëroja ndonjë poezi. Jo se në shqip nuk ka asgjë të përkthyer nga ky autor nobelist, por sipas disave tek ato përkthime, shumica e tyre nuk kishin arritur të përthithnin madhështinë e fjalës magjike të Ungaretti-t. Nuk mund të flas për shqipërimin apo shqipërimet e mëparshme, pasi me Ungaretti-n unë jam takur në gjuhën e tij dhe për reaksion nuk mund të gjykoj askënd. Me dëshirë dhe me frikë u ula të këndoja në shqip diçka nga Ungaretti; shpresoj të jem në lartësinë e duhur dhe ata që nuk e kanë ndjerë atë më parë, të mund ta ndjejnë ashtu siç unë e ndjeva në gjuhën e tij. Këtë rruzar me poezi po e hap me poezinë “1914-1915″ sepse kjo poezi më preku shumë thellë. Jo mua personalisht por pohimi përfundimtar i kësajë poezie prek tim bir. A do e pohonte edhe ai të njëjtën gjë?

 

” 1914-1915″

 

 

Të vështrova, Aleksandri,

e thërmueshme mbi themelet e tua fantazmagorike

të më kthesh në kujtim

në një përqafim të nderë drite.

 

Nga pak ishe arratisur e nuk ndjeva keqardhje

për algën që ngadalashëm vjell detin tënd,

që sekseve shqetësime ferri u trashëgon.

As të pafundëmen e të shurdhtën hënëplotë

të mbrëmjeve zhuritëse që të pushtojnë,

as, në mes të qenëve kuisës,

poshtë një tende të pustë

dashuri e gjumi të gjatë mbi tapetë.

 

Jam i një gjaku tjetër dhe nuk të humba,

por në atë vemti anije,

më tepër nga ç’përdoret u kthye mallëngjyeshëm

shgënjimi që ti je, e huaj,

e imja vendilindje.

 

Në atë kohë, sa e çuditëshme ishe, Itali,

e më ngjasove me një mbërmje më të verbër

nga të lënat ditë verbuese.

 

Por dyshimi, e dehura ngjyrë prej perle,

siç ndodh në orët e stuhisë

u duk ngadalë ndër kufijtë,

Dhe sa kish nisur të gjarpëronte

që agimi nga kohë frynte mbi prush.

E qarta Itali, më në fund i fole

të birit të emigrantëve.

 

Shikonte për herë të parë malet

të përhershëm në sytë dhe ëndërrat

e të gjithë të vdekruve tuaj;

Zukatëse i dëgjonte zërat e apasionuar

në të granitëtat gryka;

i zbuloje të pyllnajëshme natën tënde;

currila të ndrojtura uji,

pasqyra ktheshin të krenareve origjina;

Borën shihte për herë të parë

në të fundmet fidane tashmë të mprehtë

që qëndisnin dritën e majave

dhe lidhnin bisedat e gjëra

mes vreshtave, ndonjë selvie, ullinjëve,

lumjetë e kasolleve të përhapura,

në qetësinë e arave të mbjella

poshtë poshtë tek horizontet e oqenave

të përgjumura në peshkatarët e  velave,

gufuar, të gatëshme në një gji lojcak.

 

Më zgjoje në gjak çdo moshë tënden,

më shfaqeshe e sertë, njerëzore, e lirë

e mbi tokë më e bukura jetë.

 

Me mirësinë fatale të mijëvjeçarëve

duke folur në çdo drejtim,

atdhe i frytshëm, rilindje fisnik,

i denjë që njeriu për ty të flijohet me dashuri.

 

1932

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Shën Martini i Carsos”

 

Nga këto shtëpi

nuk ka mbetur

veçse

ndonjë flegër muri

 

Nga shumë

që më ngjasonin

nuk ka mbetur

edhe aq shumë

 

Por në zemër

asnjë kryq nuk mungon

 

Dhe zemra ime

është vendi më i gjymtuar

 

27 Gusht 1916

 

 

 

 

“Hije”
Njeri që shpreson pa prajshëm,
e lodhura hije në dritën e pluhurt,
e fundmia ngrohtësi do largohet papritur
e do endesh i padallueshëm…

 

1927

 

 

” Univers”

 

Me detin
ndërtova
një arkmort
freskie

 

24 gusht 1916

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

“Një pëllumb”

 

Për të tjerë ullinj një pëllumb dëgjoi.

 

1925

 

 

 

 “O natë”

 

Nga i bollëshmi ankth i mëngjesit

zbulohet pemishtia.

Të dhimbëshme rizgjime.

 

Gjethe, motra gjethe,

ju dëgjoj në rënkime.

 

Vjeshta,

vdektare ëmbëlsi.

 

O rini,

kaluar nga pak është ora e shkëputjes.

 

Qiej të lartë të rinisë,

kërcim i lirë.

 

Tashmë jam i shkretuar.

 

I kapur në këtë kthesë mallëngjimi.

 

Por nata përhumb largësitë.

 

Oqeaniket qetësi,

yjore fole iluzionesh,

o natë.

 

1919

 

 

 

“Ushtarë”

 

Qëndrojmë si

në vjeshtë

mbi pemë

gjethet

 

1918

 

 

“Kthjelltësi”

 

Pas shumë

mjegulle

një

e nga një

sbulohen

yjet

 

Frymëmarr

freskinë

që më lëshon

ngjyra e qiellit

 

Ndihem

imazh

kalimtar

 

kapur në një rreth

pavdekshmërie

 

1918

 

 

“Mallkim”

 

Mbyllur mes sendesh vdektare

(edhe qielli i yllëzuar do përfundojë)

Përse  gjakoj Hyjin?

 

1916

 

 

 

 

 

“Përjetëshëm”

 

Mes një luleje të këputur e tjetrës së dhuruar

i pashpjegueshmi hiç.

 

“Mëngjes”

 

Ndriçohem

me pafundësi

 

26 janar 1917

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *