Gjithcka nisi rastesisht…

Gjithcka nisi rastesisht…

Nga Edona Haklaj

Ne fakt shpeshhere kam besuar tek rastesia ashtu dhe sic kam dyshuar tek ajo.Por rastesia ka qene ajo qe me ka njohur me njerez, me miq e ndoshta dhe me ka bere ti ndihem borxhlie. Kesaj rradhe rastesia ishte ajo qe i beri nje nder gjimnazit “Asim Vokshi”.

Ne nje takim ne dhjetor u njoha me dy profesorë, Zymer Neziri dhe Bashkim Lajci. Duke biseduar me profesor Zymerin, me pyeti se cfare profesioni kisha ? I thash qe jam nxenese. Me pyeti nese me pelqente te lexoja libra. I thashe qe i doja shume librat, i lexoja shume . Me pyeti “Ne biblioteken e shkolles apo ?”U stepa. Nuk dija c’ti thoja.

 

“Ne fakt, programi i librave ne biblioteken e shkolles sone eshte shume i varfer dhe le shume per te deshiruar profesor. Me vjen keq ta them kete , por biblioteka e shkolles sone nuk e di as a mund te quhet e tille kur nuk ka vepra te cilat na duhen ne per ti lexuar apo te cilat na duhen per studime.”

Nje pergjigje e tille i beri pershtypje profesorit. Me tha: “Edone merre karteviziten time dhe rrime ne kontakt.Une ju premtoj qe do bej dicka per ju.”

Ne fakt edhe kembengulja ime ishte e madhe. Doja me patjeter te beja dicka per gjimnazin tim, per vendin ku ne nje menyre nisa rruget e jetes.

Duke biseduar pothuajse cdo dite me profesor Zymerin, i dergova listen e veprave qe i kishim te nevojshme me patjeter dhe qe na mungonin, duke marre prej tij premtimin qe do i gjente , premtin te cilin e mbajti dhe i cili i finalizua. E vendosem qe te shkoja dhe te merrja librat.

Dje isha ne Kosove,ne Institutin Albanalogjik te Prishtines ku u takova me profesor Zymerin , profesor Bashkimim , dhe disa profesore te tjera te cilet pervec lodhjes qe kishin bere gjithe keto dite per te rendur pas librarive dhe shtepive botuese per te gjetur librat per ne, na priten ne nje menyre te mrekullueshme.

Ngela e habitur dhe akoma ndihem e tille.Ne priten me gjithe te mirat dhe shpenzuan minuta te shtrenjta te kohes se tyre me ne.

Ndoshta fjalet jane fukarallek dhe me fjale nuk mund ta shpreh sa falenderuese jam une vet ndaj tyre , se pari per korrektesine qe treguan ne cdo moment dhe se dyti per respektin qe me dhane. Pastaj jam teper falenderuese ne emer te gjimnazit “Asim Vokshi” , biblioteka e se cilit tashme ka dhe vepra dhe libra te cilat do i sherbejne brzave te tanishem dhe atyre qe do vijne.

Sot librat u vendoses ne biblioteke dhe une sinqerisht ndihem vertet mire qe ia arrita te bej dicka per gjimnazin.

‌Une ia dola. Profesoret ia dolen. Librat iu dorezuan bibliotekes ne prani te drejtorit Muhamet Vatoci dhe mesueseve te letersise Naime Dunisha dhe Naime Vatoci.Te gjithe kemi ne dore te bejme dicka per mire,dhe me kete rast profesoret shume te nderuar dhe te respektuar duhet te ndihen krenare qe i dhane nje mbeshtetje te forte gjimnazit “Asim Vokshi.”.Ndoshta fola gjate por une vetem di tu them faleminderit pafund profesore, faleminderit qe mbeshtesni te rinjte, faleminderit qe mbeshtesni letersine dhe cdo art tjeter. Une personalisht u jam shume borxhlie profesor Zymer Nezirit, Bashkim Lajcit, Bezgad Baliut dhe te gjithe profesoreve te tjere te Institutit Albanologjik. Kurre mos ndalofshi ne punen e rrugetimin tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *