ATDHEU I COPËTUAR

Opinion nga Flamur Buçpapaj

 

Në përgjithësi shqiptarët janë  njësoj kudo, të mbetur rrugëve dhe shteteve të  tjera. Ata s’munden asnjëherë  të formojnë shtet dhe komb. Ngado që ta nisësh historia shumëshekullore flet negativisht për ne.

Pse gjithmonë ne humbim ose kemi humbur? Cilat jane arsyet ? Janë biologjike, racore, kulturore, etnokulturore, fetare apo…? Si duhet ta lexojmë të kaluarën e  paraardhësve tanë?  Ta lexojmë me krenari, me mburrje…, heroike……Apo të themi realisht që prej kohës së Skëndërbeut ne s’kemi fituar asnjë betejë me askënd, s’kemi shkruar gjuhën tonë shqipe deri vonë, s’kemi krijuar akoma shtetin tonë kombëtar. Jemi të vetmit që universitetet i  kemi bërë pas Lustes se Dyte Boterore. Shkolla, spitale, ushtri etj, që i përkasin një shteti, i kemi formuar realisht vetëm gjatë periudhës sw Monarkisw dhe asaj socialiste, pra krejt vonë…

Ne themi jemi të lashtë,themelues të krishtërimit, e kulturës perëndimore etj…Por jemi dhe ata që u bënë të gjithë myslimanë muhamedanë dhe u identifikuam me  turqit osmanë, saqë në të gjitha statistikat thuhet që 70% e popullsisë janë “muhamedanë myslimanë,” ndërsa pjesa tjetër, “katolikë latinë” dhe “ortodoksë grekë”…Pra në hartat e kohës s’përmendet fare që janë shqiptarët dhe se fenë na e sollën me forcë të huajt dhe se ne jemi vetëm shqiptaro –ilirë. Si ka mundësi që ne pranuam me aq lehtësi  të mos shkruanim shqip, të mos krijonim kulturën tonë letrare dhe gjithçka që i përket një kombi  …por deri vonë, në fjalorin tonë kishte shumë  fjalë turke, sjellje turke dhe deri aty që të harrojmë që jemi shqiptarë, thjesht shqiptarë dhe jo turq, latinë ose grekë.

Çdo pasojë ka një shkak?…Në këtë rast do thoja që shqiptarët rendin pas pasurisë,  gradave, etj. Mjafton të themi që ka pasur 38 kryeministra nga Shqipëria  në Perandorinë Osmane dhe po të shikosh asnjëherë dhe askush s’ka investuar qoftë një mijë lira turke në Shqipëri, por ata janë shndërruar në turq të devotshëm, nw mercenarw, duke harruar menjëherë origjinën dhe emrin që kishin dikur… Si ka mundësi që këta shqiptarë kanë vepruar kështu? Ata kanë çuar trenin në Beograd, kulturën dhe gjuhën serbe i kanë lejuar me kohë, bile edhe pavarësinë ua kanë njohur shumë më herët se neve. Nacionalizimi i tyre ka qenë shumë stoik dhe në shumicën e rasteve në dëmin tonë… Gjithashtu edhe greket, nuk janë myslimanizuar. Ata kanë bërë luftë deri në fund, për kombin e tyre.

Dashuria jonë shkoi më shumë se duhet për turqit, grekët, latinët etj…Pak vepra janë shkruar në gjuhën shqipe, duke përjashtuar disa priftërinj patriotë të cilët më shumë me iniciativën e tyre dhe me dëshirën e tyre kanë shkruan në shqip… Ku ishim në 1912-tën ..kur Serbia i shpalli luftë Turqisë?

Serbia në këtë kohë kishte një forcë ushtarake me tre armata  dhe disa grupime operative: armata e parë  të cilën e komandonte princi trashëgimtar Aleksandri me 132 mijë veta, armata e dytë me 76 mijë veta dhe e treta me 25 mijë veta.

Pra Serbia mobilizoi 286 mijë trupa dhe 555 armë artilierie. Ndërsa armata turke e Vardarit arriti të mobilizojë  65 mijë ushtarë…  Të gjithë e dimë me sa lehtësi pushtoi  Kosovën dhe Shqipërinë.

Në të njëjtën kohë  qeveria greke ishte e formuar shumë mirë ushtarakisht. Ajo shfrytëzoi kohën  dhe krijoi çetat e andartëve. Ajo shpalli  luftën e shenjtë  për çlirimin e Maqedonisë e të Epirit (Çamerisë) dhe i shpalli luftë Turqisë me dy armata: Armata e Thesalisë me 100 mijë ushtarë e  cila kishte për qëllim të merrte Selanikun, Manastirin, pastaj drejt veriu Janinën, Çamërinë dhe Shqipërinë Jugore deri në Shkumbin ku do të takohej me ushtrinë Serbe.

Edith Durhan në veprën “Lufta për  Shkodrën” shkruan: “Malësorët  ato ditë ankoheshin dhe ishin të zemëruar  më shumë,… kishin kërkuar ndihmën e malazezëve, por e kishin kuptuar menjëherë se Mali i Zi i konsideronte më shumë të pushtuar sesa aleatë. Ata kishin shpresuar se flamuri shqiptar do ngrihej në Tuz dhe deklaronin se kishin derdhur gjakun e tyre kaq herë në Deçiç dhe jo ta merrte këtë Mali i Zi…”

Ata na tradhëtuan dhe tani malazezët nuk flasin gjë tjetër veç sllavizimit me forcë. Malazezët i detyruan me forcë të mësojnë serbishten, pavarësisht që shqiptarët luftuan për dy vjet krah tyre kundër turqve.

Mali i Zi, ky fëmijë i përkëdhelur i Evropës, më 1912 vazhdonte të ishte vendi malor i varfër, gjithmonë në kërkim të tokave pjellore. Në vitin 1877 kishte një sipërfaqe  prej 4.7 mijw km2, por fati dhe Evropa i njohën krahinat shqiptare të Podgoricës, Gucisë, Plavës, Rugovës, Kolashinit, Nikshiqit, Ulqinit etj. Pra i dhanë  edhe sipërfaqe detare nga i yni edhe liqen nga i yni. Georges Castellan në veprën e tij “Histori e Ballkanit”  shkruan i strukur në malet e tij në  Malin e Zi. Nw fund tw luftrave Ballkanike sipwrfaqia e Malit tw Zi arriti nw 14 mijw km2 nw kurriz tw tokave shqiptare.

Ishte një kuriozitet  politik dhe social në Europën e shekullit XIX. Në fillimin të këtij  shekulli  ai numëronte 100 mijë banorë të ndarë në 36 fise dhe të vendosur  në 246 fshatra, të shumtat fise shqiptare të sllavizuar, por të përkrahur nga  Evropa, si edhe nga nacionalizmi i tyre i sëmurë dhe shovinist, ata edhe serbët morën tokat më të mira shqiptare. Ata  nuk e patën problem edhe se u vranë shumë shqiptarë, saqë vetëm në luftën e Bërdicës në Shkodër, Dimitrie Tuçoviç shkruante: Në Bërdicë, Shkodër u vranë sot  1300 ushtar dhe 39 oficerë serb dhe për ketë duhet të japë dikush llogari.

Por më qesharakja është lënia jashtë trungut të tokave shqiptare shumë toka të cilat sot janë nën ish Republikën Socialiste të Maqedonisë… Bile dhe sot shqiptarët s’kanë asnjë të drejtë shtetformuese. Puna ka arritur deri aty që presidenti i këtij vendi të dalë  hapur kundër platformës shqiptare, siç e quan ai qeverinë  LSDM dhe partitë shqiptare atje.

Me pak fjalë, deri sot trashëgojmë mungesë bashkimi, mungesë vëllazërie, kombi, shkolle, arti dhe kulture  origjinale. Ne s’kemi fenw tonë, jemi të shpërndarë mbi 10 milion në pesë shtete. Kemi nxjerrë heronj, kryeministra, guvernatorë, aktorë, inxhinierë të cilët kanë shkëlqyer jashtë Shqipërisë dhe kanë bërë pak  ose asgjë për atdheun e tyre…Dhe se në krye  të shqiptarëve kanë qenë përherë shqiptarë të shitur tek të huajt… dhe se kanë zbatuar platformën për një Shqipëri të dobët përherë në kriza… dhe që të mos i trazojnë kurrë ata që morën krejt lehtësisht tokat me të mira nga trualli ynë…

 

 

 

2.

Edhe sot e mbaj mend, sa të varfër kemi qenë nw socializwm, hanim bukë misri dhe herë – herë, jo ..Si na damkosi Partia Komuniste, sepse babai ynë lidhi miqësi me armikun më të madh të Partisë Komuniste, Tahir Hoxhën e Gashit….Si mbijetoi vëllai ynë i madh Skënder Buçpapaj, që e çuan punëtor në ndërmarrjen Rruga- Ura e lanë pa shkollë edhe pse ihste njw nxwnws i shkelqyer, por e quajtën armik. Por ai me fuqi mbinatyrore doli i pari kudo, në poezi, nw prozë nw publicistikw, nw mësuesi. Ai ia doli t’i mundë gjithë coftinat e Tropojës e më gjërë dhe fitoi duke bërë emër të paharruar jo vetëm në Shqipëri. Ai ka punuar drejtor i përgjithshëm i RTV publik shqiptar…… Ai së  bashku me prindërit tanë na rritën ne fëmijëve të tjerë më të vegjël edhe ne ia shpërblyem.  Ne dolëm të parët në mësime, në art dhe kulturë. Ia shpërblyem duke e dashur Shqipërinë dhe duke sakrifikuar çdo gjë për të.

 

3.

Mbaj mend që isha në krye të lëvizjes studentore në Shkodër, sepse në fillim mua më përjashtuan nga shkolla për biografi të keqe..dhe u detyrova të shkoj në fshat përsëri. Gjimnazin e vazhdova në Fierzë, dy orë me këmbë larg nga shtëpia. Kur ishte shi, s’kisha çizme, kur ishte borë, s’kisha pallto, xhup ose doreza  për duart. Dhe së bashku  me bashkwfshtarin tim, plakun Hamez Doçi shkonim bashkë çdo ditw unw në shkollë, ndërsa ai në punë. Mbaj mend që pyllin e bukur të Xanit e prenë për ta bërë tokë buke.Unë e kuptova që isha armiku i partisë dhe se nuk do të bëja përpjetë kurrë me këtë sistem.Por koha erdhi për t’u hakmarrë, në Shkodër në vitet 1989 -1991 dola në krye të studentëve  për të rrëzuar sistemin.E çliruam Shkodrën ideologjikisht. Mbaj mend që në mars, prill, maj 1991 fillova lëvizjen tjetër për ta bërë universitet, ish-Institutin Pedagogjik të Shkodrës. Mbaj mend se si me shumë korwektesw, ish-ministri i asaj kohe Maqo Lakrori më dha fjalën që menjëherë  sapo të sillni kërkesën ligjore do t’ua miratoj dhe ashtu u bë. Me datë 28.05.1991 mora në dorë vendimin për Universitetin e Shkodrës të cilën e  çova në sekretarinë e Institutit Pedagogjik.\ Por për të arritur deri këtu bëmë grevë dyjavore dhe ia arritëm qëllimit.

 

4.

Lëvizja kundër sistemit komunist i pati fillimet te ne, në Institutin Pedagogjik në Shkodër. Duhet t’u kujtojmë spiunët e sigurimit të shtetit të cilët më ngjiteshin mbrapa kudo. Demostrata e 13 dhjetorit filloi nga Instituti Pedagogjik në Shkodër. Studentët nga dhoma ime e konviktit “Zdrale” dolën të rreshtuar dhe parakaluan përmes qytetit deri në auditorin numër 1. Në krye të tyre, sic e dinw tw gjithw studentwt e Shkodrws dhe mediat kombwtare dhe nderkombwtare, isha unë dhe jo një farë I.S që gënjen nëpër faqe online. Atij të gjithë i ruheshim se ishte spiun. Kujtohu I.S  se Kolin Gjoka, ka folur vetëm një herë në auditorin numër 1 dhe s’është dukur më..dhe aty s’ka qenë Xhemal Dymylja….Po kam folur dhe unë. Kjo ka qenë hera e parë që ne bënim protestë ku unë bëra thirrje për paqe, jo dhunë…Por në auditorin numër një më 13 dhjetor, në kemi kërkuar takim me Xhemal Dymylen dhe ai s’ka ardhur… S’ke qenë ti dhe as sigurimsat e tjerë. Pas këmbënguljes sime, ai kërkoi një përfaqësi studentësh, në katin e dytë, tek auditori i biologjisë dhe aty u bë takimi. Dhe ti, as të tjerët s’u  dukët për ditë të tëra në konvikt…Kujto se fjalimin  kundër Xhemal Dymyles dhe Byrosë Politike të KQ të PKSH e kam mbajtur unë. Quaje fjalim pasi ishte thirrja e parë kundër Enver Hoxhës, në zemër të sigurimit dhe Byrosë Politike të KQ të PKSH, ushtrisë dhe policisë të cilët kishin mbërritur në Shkodër dhe në Institutin Pedagogjik, atë ditë. Fjalim tjetër ka mbajtur edhe studenti i historisë Gazmend Shehu nga Dibra. Pas përplasjes sonë aty, jashtë Institutit Pedagogjik kishin mbërritur qindra banorë të Shkodrës, kuptohet antikomunistë , të lidhur me ne. Filloi demostrimi te rruga “Enver Hoxha” ngjitur me Institutin Pedagogjik…

Në krye ishin përsëri studentët tanë, Lida Sula dhe Arben Çeliku…Studenti Nazmi Peka u arrestua dhe falë protestave tona doli shpejt…Unë ika nga Shkodra për në Theth, por sapo mbërrita në konvikt me datë 18 dhjetor brenda radhëve tona lajmëruan sigurimin dhe na arrestuan me qindra forca policore dhe blinda ushtrie…më arrestuan mua dhe me torturuat deri në prag të vdekjes. Më dërguan në reminacion, dhe si për çudi ju liderët s’u dukët më as te spitali dhe as te konvikti… Por ju bashkë me studentët nga qyteti s’u aktivizuat më dhe më e keqja as pedagogët  e  Institutit  sepse ishin komunistë, kundër nesh…Dhe me ironi thonin se po shkoni mbrapa filanit e filanit, studentë të dobët etj… Po më vonë neve na u bashkua Xhovalin Kolombi, profesor Agustin Shqalsi, Menduh Derguti më pak…

Kaq sa shumë u lodhët, sa iknit për të mos prishur biografinë, kur më shihnit mua në qytet. Kishit frikë të më jepnit dorën dhe jo të më flisnit…Kur shkova te shtëpia e një lideri të parlamentit, të mëvonshëm i thashë që të formojmë PD-në për qytetin, ai më tha: Shiko djalë, po erdhe më të padis. Nuk jam me PD –në  unë …

Po ashtu dhe shumë të tjerë nga Shkodra që shkruajtën më vonë se kanë bërë namim, ca Fonsa coftina që nuk erdhën as në grevën e urisë së studentëve të vitit 1991 që e kryesova unë, askush s’u duk…Por falenderoj Zërin e Amerikës që më bëri intervistën e parë kundër komunizmit dhe zotin Elez Biberaj, intervistuesin tim të parë. Por s’mund të harroj dhe ish ambasadorin amerikan Rajerson që erdhi dhe u takua me mua dhe studentët grevistë. Ai ishte një burrë shumë i lartë dhe antikomunist…që do t’i mungojë gjatë Shqipërisë dhe Ambasadës Amerikane këtu.

Babai im Mehmet Bubrreci, antikomunist i vërtet që s’u pajtua deri ne vdekje me komunizmin , prej tij unë dëgjoja çdo natë Zërin e Amerikës, zërin e lirisë së asaj kohe dhe për çudi në mitingun që bëmë për fitoren e rezultateve që bëri greva jonë mikrofonin e mori para meje Pjetër Arbnori dhe të tjerë që s’kishin ardhur fare tek ne për të na parë dhe s’e kishin çarë kokën çfarë ne po bënim aty…Dhe pas kësaj nën kryesinë time, si lider i PD-së së Institutit Pedagogjik dhe unionit studentor, morëm ish -Komitetin e Partisë së Punës së Shqipërisë për studentët, morëm konvikitin numër 2 ndertesë të re, morëm kaldajat dhe një investim për konviktin e Zdrales, sepse nuk jetohej më në ato kushte… Nëse ka dikush fakte të tjera të vinë në ballafaqim. Pra nëse unë gënjej, jam gati për ballafaqim. Por unë s’po ua përmend emrin disa të tjerëve që ishin spiunë të sigurimit dhe vinin me detyrë dhe jo për demokraci….

Kur unë u largova nga  Universiteti lashë shumë gjëra mbrapa që kanë mbetur edhe sot. Asnjë arritje tjetër s’ka më …. Por për çudinë  time asnjë s’më përmend më aty… Xhelozia arrinw infinitin… Shumë herë kur gazeta RD shkruante per mua…”liderët” po ju themi varnin turinjtë dhe nën zë thonin: s’është e vertetë. Duke mos guxuar të përballeshin me mua publikisht bënin rolin e sigurimit dhe në  PD kundër meje…

 

5.

Por çudia vazhdoi dhe kur unë fillova punë në Shërbimn Informativ. Xhelozia arriti majat…Të gjithë ata që më njohin e dinë mirë  sa ju përkushtova çështjes kombëtare aty. Si u shkollova përsëri në një akademi shumë prestigjoze sigurie….Dhe se në kulmin e pjekurisë sime profesionale  ish-kryetari i asaj kohe çonte informacione pafund të gënjeshtërta te presidenti i asaj kohe me lloj-lloj shpifjesh, të cilat çuditërisht i botonte Zëri i Popullit të nesërmen. Pra informacion i vinte nga kryesia e SHIK-ut dhe nga ai sh kryetari i saj, i vdekur tashmë…..qe s’e meriton t’ia përmend emrin… Armiqësia e tij ndaj meje s’kish kufi …Me pushuan katër herë nga puna, brenda disa ditëve si komisar policie jo vetëm në Tiranë…!!!

Më kujtohet si më këshilloi ish i burgosuri politik Xhahid Xhaferri i vetmi antikomunist në atë organ … Që më tha të ruhem nga këta…Ruaj dhe sot shumë respekte për të… Po në kundërpërgjigje, unë mora çertifikatën e pastërtisë nga komisioni …”Mezini,”  ku vërtetohej që s’jam spiun i sigurimit dhe agjenturave të tjera… pra i firmosur në mënyrë zyrtare nga SHIK-u i asaj kohe dhe kandidova për deputet  në vitin 1996 në Shkodër  e mora në raundin e parë 6850 vota, gjë që e vërtetoi me proçesverbalin e KQZ  së asaj kohe.

Hakmarrja vazhdoi me pushimin nga  puna të Skënderit nga drejtor i RTV –së  publike me plagosjen e Mujos në vitin 1997 në mes të rrugës nw Tiranw, për shkak të shkrimeve të tij antikomuniste. Mujo është bashkëthemelues i Partisë Demokratike dhe personazh i Lëvizje Studentore Antikomuniste të Univeristetit të Tiranës, bashkëthemues i RD-së dhe Tribunës Demokratike, poet, prozator, publicit dhe fitues çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Mujo bashkë me Bardhyl Ukcamën, qenë të deleguarit e parë zyrtarë të PD-së, në lëvizjen antikomuniste të Universitetit të Shkodrës nw dhjetor 1990. Bardhi dhe Mujo kanw shkruar pwr kwtw levzije.

Ndërsa njeriu me pseudonimin Doku s’u duk fare në mbrojtje, bile festonte me shokët e tjerë largimin e Skënderit nga puna, se tani u hap rruga  për rrëzimin e malokut të madh S.Berisha. Po ashtu në mënyrë  të beftë Berishës ia hoqën mbështetësit e pwrbetuar  si komandantin e e gardës Halit  Gjeçin akademik, specialist, pedagog në fushën e sigurisë kombëtare. Po ashtu mbështetësit e tjerë nga Tropoja i hoqën dhe mbeti vetëm presidenti me ish kryetarin e SHIK-ut, që në mënyrë amatore dërguan 30 shikas nga veriu në Vlorë ku gjysma e tyre u vranë. Natyrisht unë i quaj heronj dhe martirë të demokracisë. Gjaku i tyre shkoi kot, sa asnjë institucion s’mban emrin e tyre, asnjë rrugë apo shkollë s’e mori emrin e tyre pas vdekjes. Por unë gjej rastin ta quaj hero…Lek Çokun me shokë që vdiqën duke mbrojtur institucionin shtetëror të SHIK-ut Vlorë… Unë po ju kujtoj dhe i shkruajta sot këto gjëra thjesht për disa njerëz që sot marrin rol të paqëm në kthimin e demokracisë në Shqipëri, gënjejnë hapur, saqë mua  s’më duket vetja që kam qenë as në dhjetor ‘90, e as nw  PD… Pandaj i shkruajta këto minikujtime..Por jo me qëllim tjetër, sepse është populli i Shkodrës dhe Shqipërisë ai që më njeh mirë dhe më ndjek kudo…

6.

 

Atdheu im i copëtuar  me duket se e trashëgon në mënyrë  genetike, pabesinë dhe tradhëtinë vëllazërore, sepse gjithmonë në krye të tij erdhën njerëzit e gabuar nga hiçi,  tradhëtarë në shërbim të Serbisë dhe Greqisë… sa gjynah të vjen me këtë Shqipëri kështu të varfër se 100 vjet, pa rrugë, pa ura, pa shkolla, pa spitale, pa ushtri, pa aviacion, pa marinë ushtarake detare!!!

Dhe sot pas njëqind vjetësh kemi përballë një Serbi dhe Greqi shumë të organizuar nga ana ushtarake dhe politike..Dhe sot Serbia ka blerë  mig 29, armë, tanke M-86, rraketa me rreze të shkurtër e të gjatë veprimi, rraketa tokë –tokë dhe tokë-ajër, blinde të vetëkomanduara dhe me një raport 3 me 1 me ushtrinë tonë të sotme… Dakord, jemi vend  i NATOS, por pse ne s’kemi aviacion si Greqia vend i Natos i cili bëri stërvitje në buzë të kufirit tonë? Me çfarë do të  matemi me Serbinë nëse ajo sulmon Kosovën… nëse  Nato nuk ndërhyn, do ta lemë të bëjnë përsëri masakra atje…Apo ta mbrojnë  FSK-ja vetëm me automatik dhe kaq.

Si ka mundësi  që një shteti s’i lejohet Ministria e Mbrojtjes dhe s’i hiqen vizat me BE?

Si ka mundësi BE  kjo lidhje e krishterë s’na pranon ne dhe Kosovë duke na vënë lloj-lloj kushtesh që as vetë ata s’i kanë? Çfarë ka më shumë Rumania, Polonia, Bullgaria se kombi ynë shqiptar?  Në asnjë aspekt  ekonomik dhe shoqëror s’janë më lart, thjesht janë të  krishterë dhe vëllezër fetarë me udhëheqjen e BE-së. Si ka mundësi  që presidenti i një kandidati për BE-në tenton të mos japë mandat një tjetri ish Maqedonisë LSDM të formojë  qeverinë. Po se nuk duhet gjuha shqipe dhe integrimi i shqiptarëve në atë minishtet folklorik, sajim i BE dhe Rusisw. Pra Dardania sot Kosova  është përpara sfidave si para 150 vitesh e këtej.

 

7.

Tani doli demarkacioni dhe asosacioni…Shkurt duhet të  falin Veriun e Mitrovicës, minierën e Trepçes, miniera më e madhe  e plumbit dhe zinkut në Evropë duhet  ta marrin përsëri serbët.

Duhet të lejojmë që të ndahet Kosova duke ju dhënë pavarësi serbëve të veriut..dhe pas një referendumi të ndahen nga Kosova… Duke nxjerrë teorinë e shkëmbimit të territoreve s’bëhët gjë tjetër veç ndarje e Kosovës,  e cila  s’është anëtare e  OKB-së, s’është shtet ..dhe një ditë të bukur sapo Rusia të forcohet dhe më shumë të pushtojë në mënyrë të shpejtë krahinën e vet, siç e quajnë serbët Kosovë –Metohi.

Nga ana tjetër, Kosova patjetër duhet akoma t’i falë  tokë Malit të Zi… me të ashtuquajturin demarkacion të cilin në mënyrë të detajuar po e paraqes si më poshtë me harta dhe kufij, ku kanë qenë dhe në kohën e ish Jugosllavisë etj. E gjithë kjo se Rusia është prezente aty dhe tani të frymëzuar nga kjo Mali i Zi  patjetër që do të rritet prapë në dëmin tonë, gjasa që kanë për të ndodhur vërtetë.

Se ne shqiptarët, kombi shqiptar dhe jo kosovar s’i duam serbët dhe ndonjë analist beogradas shqipfolës.

Do të ulim kokën prapë dhe do të firmosim, sepse dhe ata që do të firmosin janë shqiptarë, s’janë serbë, por do shesin tokë këtë herë në emër të integrimit dhe në s’mund t’ju themi që s’janë shqiptarë.

Pra gjenetikisht kemi shitur gjithmonë atdheun tonë …. Dhe unë vazhdimisht gjej firma shqiptarësh në këto shitje … Pra s’mund të vazhdoj më shumë studimin se  i bie që ne jemi shumë të këqinj për njëri- tjetrin dhe tokën tonë dhe si nacionalist qytetar  nuk po i përmendim më shumë kombasit e mi paraardhës e këta të tashmit, se bie erë e keqe. Veçse po e sqaroj demarkacionin aq sa di unë.

 

Pas luftës së dytë botërore në ish -Jugosllavi u caktua një komision për përcaktimin e pikave kufitare, ku komisionit i printe Milovan Gjilasi. Ky komision ishte në nivel federal dhe ishte kompetent në përcaktimin e vijave federale.

Komisioni u caktua nga politbyroja e Komitetit Qëndror  të PK-së së Jugosllavisë më 11.06.1945, ndërsa u formua 19.06.1945 nga kryesia e Avnoj. Kryetar u caktua Milovan Gjilas njeri i besuar i Titos ku sipas tyre hartat më të besuara ishin hartat topografike. Këto janë hartat e vitit 1948 -65 ku janë përdorur nga komisioni.

Harta të prodhuara nga Instituti i Gjeografisë Ushtarake dhe të publikuara në Enciklopedinë e Jugosllavisë.

Kosova sipas këtyre hartave humb 8890.5 ha ndërsa fiton 761.2 ha.  Bilanci i shkëmbimit territorial është

8229.3 ha negative për Kosovën.

Duke analizuar pellgun e lumit Bjelluha si një kompaktësi morfologjike dhe hidrike, terren i cili mbetet jashtë Kosovës që vërtet është  pellgu kryesor i Lumbardhit të Pejës. Ky pellg ka shtrirje veriore në mbi 45%

që është për gjërësitë e mesme gjeografike veriore, një lartësi mbidetare, konsiderohet një pasuri e madhe.

Pellgu është i izoluar nga ana e Malit të Zi dhe ka dalje nga ana e Kosovës përmes një gryke të ngushtë, afër Kuqishtës. Nga analizat e bëra dhe rezultateve të fituara, mund të përfundohet se:
• Ka probleme dhe paqartësi në vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi;
• Vija kufitare e punuar dhe e publikuar në hartat topografike 1948/58/62 nga IGJU i Jugosllavisë është i saktë, metodologjikisht i drejtë, dhe se askush nuk mund të gjej asnjë vërejtje bazuar në morfologjinë e terrenit;
• Vija kufitare e punuar dhe publikuar nga institucionet e Kosovës nuk i përmbahet rregullave për demarkacion, nuk i përcjell vijat ujëndarëse dhe ka probleme të shumta identifikuese dhe në mirëmbajtje të kufirit;
• Dallimi në sipërfaqen e Kosovës mes këtyre dy vijave kufitare është 82.3 km2 në dëm të Kosovës;
• Sipas vijës kufitare nga hartat e institucioneve të Kosovës jashtë territorit të Kosovës mbesin burime kryesore ujore të Lumbardhit të Pejës;
• I shkaktohet dëm i pallogaritshëm Kosovës në aspektinn ekonomik dhe resurseve ujore.

 

 

 

9.

Në mbyllje mbetet të themi se populli ynë i prodhoi dhe i voton këta farë udhëheqje që flasin shqip në dy anët e kufirit. Kufiri me Kosovën ekziston dhe sot e kësaj dite  kufiri … Ndërsa ne si vëllazëri që shkruam dhe luftuam kaq shumë për Kosovën në vitin 2005 erdhi një sms për Berishën…nga ish kryemistri i asaj kohe i Kosovës që Buçpapajt të mos përfshihen në qeverinë demokratike, gjë që e botoi gjithë urretje gazeta që dogji Shqipërinë në 1997-tën  “Koha Jonë”… seriali vazhdon…

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *