Në kohë kumtesh të cilat nuk do ti donim!

 


Në kohë kumtesh të cilat nuk do ti donim!

 

Dritëro Agolli në vitin 2005: “Ismail Kadare është i vetmi shqiptar që duhet të jetë kandidat dhe që duhet ta fitojë këtë çmim prestigjioz…”

Ismail Kadare 2017 (me 4 janar): “Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm në vlerat dhe në dramën hijerëndë të letërsisë shqiptare. …”

 

Shkruan: ENVER S. MORINA

 

Në ditët e mbajtjes së edicionit të 13- të te Festivalit të Filmit Shqiptar në fillim të nëntorit 2012 në banesën e tij takojmë shkrimtarin Dritëro Agolli.

Shkëpusim një fragment (të pabotuar) nga kjo bisedë që ka të bëj me personalitetet e aktrimit shqiptar:

Dritëro Agolli: “… E kam njohur Sandër Prosin. Ishte aktor i mirë. Ka qenë aktor serioz. Ai u hodh nga shkallët… Ishte i trishtuar. Me ankthe. Depresiv por ishte njeri me kulturë dhe njeri shumë i mirë. Edhe i talentuar. Disa role i lonte shumë bukur. … Sulejman Pitarka pastaj. Ishte nga më të kulturuarit. Sula ishte edhe publicist. Kur ishte i ri ka shkruar edhe poezi, pastaj dramën “Familja e peshkatarëve”. Është bërë edhe film. Ishte pedagog dhe filozof e dramaturg. … Kadri Roshi ishte i talentuar. Kishte talent të madh. … Ndrek Ndrek Luca i lonte disa role shumë mirë. Ishte nevrik. Pastaj Robert Ndrenika. Ishte aktor shumë i mirë. Rikard Ljarja. …”

Mos prisni se dikush mund të bëj vetëvrasje për turbonacionalizmin tuaj të shfrenuar duke fyer dhe sharë të kaluarën. Edhe këtu serbet prijnë në afrinë me shtetin. Dikush tjetër për ligjet dhe jo çdoherë për mirëqenien e tjetrit. Në Ballkan rendi ciklik sillet rreth vetes.

Jam “strehuar frikshëm” në vitet 1952 – 1972 atëherë kur në skenën politike, kulturore ndërshqiptare ishin vitet më të mbyllura dhe më të errëta! Kohë ngrirjeje! 33 projeksionet filmike artistike të kinematografisë që i mbaj nëpër duar dhe më kalojnë nëpër sy nuk gjen as në një çështjen e Kosovës!

Agolli hyn në këtë periudhën njëzetvjeçare, e konsiderojmë si koha e parë, periudha e parë e kinematografisë shqiptare me tre filma, skenarist në filmin e Viktor Gjikës “HORIZONTE TE HAPURA” (1968) dhe dy vepra të Agollit të ekranizuar, në të parin si bashkëskenarist me Viktor Gjikën “I TETI NE BRONX” (1970) dhe në të dytin nga shkrimi-reportazh për nënën heroinë Pashako që i kishte dhënë dy fëmijë LNÇ-së me skenar e regji të Viktor Gjikës “YJET E NETEVE TE GJATA”.

Në  vitet më të hershme, sidomos në vitët 70- ta e 80-ta sa më përkushtim i shikonim filmat e Kinostudios në TVSH! Në veçanti aktorët e rinj. Si emër edhe Ndriçim Xhepën. Përkushtim para veprës së tij. Të enjten ishte i pranishëm për herë të parë në “Zonë e Lirë”. E përcolla për orë. Ndoshta edhe prita të flas për vdekjen e Dritëroit që kishte ndodhur vetëm disa orë më parë, apo nga arsyeja se me çfarë sensi njerëzor e përkujtues foli për vdekjen e disa personave në ditën e përvjetorit të ditëlindjes së tij. Por një gjë e tillë nuk ndodhi edhe pse

Në mesin e filmave që ka interpretuar, dy janë të bazuar në veprën e Dritëroit (“Njeriu i mirë” dhe “Tomka dhe shokët e tij”). Dy miq, njëri jeton ën Zvicër e tjetri në Prishtinë, në vazhdimësi me sugjerojnë të lexoj veprën e Dritëroit “Arka e djallit”.

Janë tri momente të tjera që më provokojnë, tri qëndrimet dhe veprime të përmasave madhështore të Agollit:

Në qershor 1991 në Kongresin X të Partisë së Punës, sa më finesë dhe “heshtje” prej intelektuali “priste” reagimet e të tjerëve në sallën e Kongreseve, kur ai kërkonte reforma të thella në PPSH;

Në fillimvitin 1992 Agollin do ta vizitoj një nga personazhet e tij në apartamentin e tij në Tiranë: Sali Protopapa. Takimi më të do të mbetët një nga çastet më të ndritshme për të nënkuptuar kontekstin e krijimtarisë fiktive të arketipit në letërsi e film (Sali Protopapa) në kohën e socrealizmit dhe realitetit të viteve të luftës (Sejfi Protopapa). Nga kujtimet është thënë kanë pirë “më keq” se në film! Sejfi Protopapa në vitin 1972 do ta vizitoj Kosovën por jo Shqipërinë;

Dritëroi në vitin 2005 është propozuar nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për të qenë kandidat për çmimin “Nobel”. Është thënë se ai nuk ka pranuar një nominim të tillë me arsyetimin e vet Dritëroit se “Ismail Kadare është i vetmi shqiptar që duhet të jetë kandidat dhe që duhet ta fitojë këtë çmim prestigjioz.”

Gjatë mbajtjes së Festivalit të 11-të të Filmit Shqiptar në vitin 2000 në Tiranë (isha me prof. Masar Stavilecin dhe Bujar Tafën), në përpjekje për të takuar Ismail Kadarenë hasim në Dritëroin. Shkurtazi! Dymbëdhjetë vjet më pas, po me shkasin e njëjtë qëndroja në Tiranë, mbahej edicioni i 13-të i Festivalit të Filmit Shqiptar, në librarinë “Agolli” njihem me Artanin. Këmbëngul që të më bëj të mundshëm takimin me prindin e tij, me shkrimtarin e njohur, qoftë edhe shkurtazi. Të nesërmen Artani më dha lajmin që e prisja me vite: të pret në mbrëmje. Dhe për orë të tëra bisedojmë për shumëçka, e në veçanti për rrjedhat e kinematografisë shqiptare, për letërsinë dhe filmin, për skenarin, etj.

Intervista u botua në “NACIONAL” në nëntor 2012.

Po e mbyll këtë shkrim me fjalën, mendimin e shkrimtares Flutura Açka:

“Pusho në paqe, Dritëro, bard i poezisë shqipe!

Sot iu anua kulmi strehës sonë të letrave. …”

 

5 shkurt 2017

(Prishtinë)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *