Ditët e dashurisë jetohen me dashuri

…..Edhe pak ditë kishin mbetur… Nuk mundja të ndaja e të dalloja atë që sillte më shumë dhimbje, atë që gëzonte më shumë. Mundohesha të kuptoja se të gjitha i ishin dhuruar dashurisë, që herë fliste e herë heshte, herë trishtonte e herë gëzonte. Luftoja me ndjenjën që herë bërtiste, herë strukej e herë ngrinte krye. Dashuria rrugëtonte me dhimbjen që nuk largohej, por i ishte ngjitur nga pas duke mësuar hapin e saj, kohën e saj, e shoqëronte brenda ditëve tek mundohej të merrte fuqinë e pushtetit të saj përmes asgjësë që ofronte. Asgjëja nuk dhuronte, veç ushqente hapësirën bosh ku nuk dëgjohej asnjë tingull, asnjë fjalë, asnjë shprehje. Shpirti nuk mund të jetonte brenda boshllëkut të asgjësë, ku fjala harronte gërmën, ku gërma nuk formonte dot rrokje, ku rrokjet nuk ushqenin tingullin. Dhimbje që nuk largohej pa u dëbuar, dhimbje që nuk largohej pa fuqinë e arsyetimit….
Ditët e dashurisë jetohen me dashurinë, asgjëja jetohet brenda absurdit. Koha shkon duke lënë pas shijen e hidhur të dhimbjes që tretet në mjergullën e mendimit… Dhimbje që të largoi dashuria…..

Zana Tako

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *