Votë e lirë, Shqipëri e lirë

Votë e lirë, Shqipëri e lirë

Nga Mujë Bucpapaj

Thirrja e kerëve të opozitës për mosbindje civile dhe reagim qytetar mund të dëmtojë seriozisht qëndrueshmerinë e Shqipërisë. Ky përshkallëzim i protestës së opozitës, të filluar me 18 shkurt 2017, erdhi pas injorimit që mazhoranca i bëri kërkesës këmbëngulëse të Partisë Demokratike për “Qeveri teknike,” si një kusht për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Zgjedhjet e parashikuara për 18 qershor janë vënë seriozisht në pikëpyetje për shkak se vendi mund të përfshihet në trazira sociale të udhëhequra nga opozita në përpjekje për të  imponuar masa mbrojtëse për zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

Partia Demokratike tha se doli në rrugë në kushtet kur refroma zgjedhore nuk mund të behet sipas sygjerimeve të saj, në kushtet e kërcënimve që vijnë nga prania e krimit ekonomik dhe lobeve të fuqishme financiare pranë qeverisë, në kushtet kur parlamenti vijon të jetë i mbushur me njerëz të krimit që vazhdojnë  t’i bëjnë sfidë drejtësisë shqiptare duke mos i lëshuar vendet në parlament dhe administrate, biles thuhet se jane vënë në krye të fushatës në disa zona të vndit. Për Partinë Demokratike e vetmja rrugë për të kompensuar mungesën e votimit elektronik do të ishte një qeveri teknike e cila do të mund të mbante larg votimeve paratë e krimit të organizuar dhe trafikut të drogës aq të përhapur në vend sidomos gjatë dy vjetëve të fundit.

Protestat e Partisë Demokratike erdhën ndërkohë që ambasadori i SHBA-ve në Tiranë Donald Lu, kishte paralajmëruar  se zgjedhjet e ardhshme do të vidhen. Deklaratën ai e pati bërë   në një konference të Tiranë për “Pjesëmarrjen qytetare me shoqërinë civile,” më 2 shkurt 2017.“Nëse ne, shoqëria civile, partnerët ndërkombëtarë dhe media nuk jemi syshqiponja, politikanë, gjykatës dhe prokurorë të korruptuar dhe krerë të krimit do të përpiqen të vjedhin zgjedhjet, reformën në drejtësi dhe gjithçka e tjetër në ekonominë e vendit”, u shpreh Donald Lu.

Pak ditë më vonë një tjetër përfaqësues ndërkombëtar në Tiranë dhe alarmin së investimi i parave të kanabisit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është një risk real.

Në intervistën e parë televizive që prej marrjes së detyrës, Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt, në “Tonight Iva Tare” tha se “qarkullojnë më shumë se 2 miliardë euro para të pista. Pra ekziston risku se këto para mund të përdoren për të blerë deputetë”. Ai u përpoq dy ditë më vonë se sqaronte se shifrat janë për vitin 2013, ndërkohë që shefi i antimafias italine deklaroi gjatë një vizite në Tiranë se prodhimi  i kanabisit gjatë viti 2016 “është trefishuar në krahasim me vitin 2013.” Pas kësaj opozita, duke bërë një aritmetikë të thjeshtë, deklaroi se “zgjedhjet e 18 qershorit kërcënohen  tashmë jo nga 2 por nga 6 miliradë euro.”

Kjo situatë e ka  polarizuar akoma më tej klimën politike në vend duke e bërë  edhe më përcarëse demokracinë shqiptare  dhe më konfrontuese atë.

Mazhoranca po refuzon të arrijë një kompromis me opozitën për zgjedhje të lira dhe të ndershme, cfarë do të ishte një normë për cdo shoqëri demokratike, duke deshmuar kështu arrogancë dhe demtuar potencialin demokratik të vendit.

Kjo mazhorancë nuk e ka parë asnjëherë të arsyeshme të vendosë maredhënje normale me opozitën dhe kjo e ka rritur mosbesimin ndaj saj. Shurdhëria politike prodhon vetëm konfliktualitet dhe protesta, pasi dihet tashmë se politikanët që nuk dëgjojnë zërin  e qytetarëve dëmtojnë vetën e tyre.

Pamundësia e vendit për të organizuar dhe mbajtur zgjedhje të lira e të ndershme,  edhe pas 27 vjetëve nga koha e  rënjës së diktaturës komuniste, tregon papjekurinë e demokracisë shqiptare dhe papërgjshmerinë e udhëheqësve të saj, të cilët kanë shpërdoruar besimin e popullit shqiptar dhe të miqve nderkombëtarë të Shqipërisë.

Nëse nuk gjëndet një zgjidhje e drejtë për kërkesat e opozitës, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjedhjet e 18 qershorit nuk do të mund të mbahen, reforma në drejtësi do të stopohet, vetingu nuk do të mund të arrihet dhe  klima politike nuk do të mund të qëtesohet. Ky konfiktualitet i shoqëruar me retorikë të ashpër dhe shpesh armiqësore e ka potecialin për të shkatërruar demokracinë dhe kthyer atë shumë hapa mbrapa.Tashme është e qartë se votë e lirë do të thotë Shqipëri e lirë, votë e vjedhur do të thotë Shqipëri e nënshtruar, qytetarë të nënshtruar ndaj krimit ekonomik, drogës, pushterave arrogant dhe të pashpirtë, varfëri dhe mizerje ekonomike.

Vetë demoracia është sundim i shumicës, por të një shumice të kufizuar që respekton të drejtat e pakicës, pasi të shtypsh opozitën do të thotë të shtypsh sovranitetin e popullit. Kriteri i shumicës kthehet shpesh në sundim të shumicës  absolute, si rrjedhim një pejsë e popullit bëhet jo-popull, apo popull i përjashtuar dhe detyrohet të dalë në rrugë sic bëri me 18 qershor populli shqiptar. Një popull i përjashtuar, është një popull i dëshpëruar dhe asgjë nuk mund ta ndalë, kur ai del në rrugë për të rivendsur sistemin  e drejtësisë dhe arsyes.

Askush më mirë nuk mund ta mbrojë demokracinë nga të gjitha kërcënimet se sa qytetarët e saj. Sido që ndryshimi dhe kompromisi duhet të vijë nga brenda, ndërkombëtarët dhe sidomos aleatët strategjik të shqiptarëve, sic janë Shtete e Bashkuara të Amerikës, duhet ta ndihmojnë Shqipërinë për të rigjetur kompromisin mes dy krahëve politik kaq të ndarë  dhe përcarë,  për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk thonë kotë prova e demokracisë është prova e zgjedhjeve.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *