Kadrush Radogoshi merr pjesë në eventin letrarë të Serialit “Haven Reading Series”

Prezantimi i shkrimtarit shqiptar në manifestimin letrar kanadez

Më 26 Tetor 2016 në Edmonton, qytet me afër 1.500.000 banorë dhe kryeqytet i provinces kanadeze Alberta u mbajt njëri nga eventet letrare të Serialit “Haven Reading Series” në pjesën e parë të të cilit u prezantuan dy poetë të shquar Riçard Dejvis (Richard Davies) dhe Kadrush Radogoshi. Moderator i mbrëmjes ishte Gjon Lepard (John Leppard), kryetar i “Stroll of Poets Society”. Ndonëse me programin e sezonit Shtator 2016 – Mars 2017 ishte paraparë, që mbrëmja poetike të fillonte me prezantimin e Riçard Dejvis (Richard Davies) ky në marrëveshje me moderatorin në shenjë respekti vendosën që ta ndrronin rendin e leximit, prandaj i pari u prezantua poeti Kadrush Radogoshi, ndërsa i dyti Riçard Dejvis(Richard Davies), i cili në fillimin e performacës së tij ai bëri edhe këtë vlerësim për kolegun e tij shqiptar: Kadrush Radogoshi ishte shkrimtar i njohur shumë para se të vinte për të jetuar në Kanada. Poezia e tij ka tone romantike dhe simbolikë mitologjike me reflekse historike dhe politike. Unë identifikohem me veprën e tij: Ai është për mua poeti më i preferuar në mesin e poetëve që jetojnë në Edmonton.

Para se t’i ftonte poetët për të lexuar disa prej poezive të tyre moderatori (Mic host) Gjon Lepard (John Leppard) bëri prezantimin sintetik të “background”-it artistik të poetëve:

Kadrush Radogoshi:

  • Mori gradën magjistër i shkencave në letërsi në Universitetin e Prishtinës, Kosovë,
  • Flet shqip, anglisht, kroatisht, serbisht,
  • Ka botuar 17 libra letrarë të zhanreve të ndryshme”,
  • Ka fituar një numër të konsiderueshëm çmimesh letrare,
  • Ka qenë redactor I shumë librave letrarë dhe revistës letrare “Shtigje”,
  • Është i prezentuar në antologji të ndryshme në shqip, anglisht , suedisht, rumanisht,
  • Ka qenë kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës (2007-2009) dhe nënkryetar i saj (2005-2007),
  • Ka emigruar në Kanada së bashku me familjen në vitin 2010,
  • Ka fituar Grantin për Artistët Individualë në vitin 2014 me projektin e Romanit “Laokooni”
  • I ka të gatshëm për botim në gjuhën angleze dy libra poezishë dhe një roman.

 

Riçard Dejvis (Richard Davies):

  • Studimet i ka kryer në Universitetin e Ëinnipeg – ut në Manitoba, Kanada,
  • Kitarist dhe vokalist i Rock Bendit “Betty Plus Four”
  • Anëtar i trios përformuese poetike “Spiritus”dhe autor, aktor dhe producent i dramave “Live from Loon River”(1989) dhe “A Matter of Censorship” (1992)
  • Autor i teksteve “Inside Poetry”(1984) dhe “They Also Ërite Ëho Stand and Teach”(1985)
  • Autor i librit poetik “Negative Capability” (“Mundësia negative” qoftë si titull qoftë si përmbajtje na e kujton Bodlerin me “Lulet e së keqes”),
  • Është autor i lexuar nga pesë milionë lexues kanadezë.

 

Tri poezi të Riçard Dejvisit (Richard Davies) përkthyer prej anglishtes nga Kadrush Radogoshi:

Q I P R O

 

Ne ecim nëpër muret mbrojtëse me frenxhi

Si Othello dhe Jago

pas dyndjes së fundit

të turistëve të armatosur.

 

Ne shikojmë nëpër frenxhi,

ku dikur zgjateshin grykat e topave,

një jahte që shpon si rrufe

kaltërsinë e thellë.

 

Valët thyhen poshtë në shkëmbinj

si mendimet tona

për luftën, historinë, paqen.

Fortifikime për t’i mbajtur

armiqtë (neve) jashtë

dhe një qëllim të humbur

në të shkuarën e vdekur.

 

 

F A N T A Z I

 

Ju pyesni për ëndrrën

si një fëmijë për akullore

në cirkun e së shtunës.

 

Ju jeni i etur për kalendarë të vjetër,

orë të prishura dhe për premtimin

për ta mbajtur këndin tuaj të pastër

nga rrjetat e merimangave.

 

Ju dëshironi t’ua ritregoni

tregimin tuaj të famshëm jetësor

poetëve dhe redaktorëve:

regjistruesve të kohës.

 

Por mbi të gjitha

ju ndieni dhimbje përbrenda

për ta prekur dikë tjetër

të strehuar pranë jush

që frymon ngrohtë nëpër flokët tu

duke pëshpëritur urimet e mugëta

në qetësinë e natës së dhomës suaj.

 

 

R I S I A

Shënime drejtuar një korbi

 

Qielli nuk ka qenë asnjëherë…

Asnjëherë nuk ka qenë qielli.

 

Kurrë nuk ka qenë qielli?

Kurrë!

 

Hiç asnjëherë

s’ka qenë qielli!

 

Për më tepër

qielli që keni ëndërruar

nuk ka qenë kurrë

ajo që keni ëndërruar.

 

Dhe ajo që keni ëndërruar

nuk ka qenë asgjë më tepër

se sa qielli

duke ëndërruar vetveten.

 

Duke ëndërruar vetveten

s’ka qenë asgjë tjetër

pos qielli

vetvetiu.

 

Nuk ka qenë kurrë duke ëndërruar?

Kurrë, kurrë?

 

Asgjë më s’ka qenë duke ëndërruar

pos qiellit.

Për më tepër ëndrrën

që ju keni ëndërruar.

 

 

S’ka qenë asgjë më shumë

se sa qielli,

pastaj ajo çka keni ëndërruar

ka ëndërruar vetveten.

 

Dhe, asnjëherë më nuk ka qenë

duke ëndërruar qiellin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *