Vajza e Beyonces, fustan mijëra dollarë në stadium!(FOTO)

Beyonce e cila pritet që së shpejti të sjellë në jetë binjakë, ka ndjekur nga afër ndeshjen e ligës NBA, All-Star Game së bashku me familjen e saj.

Këngëtarja kishte zgjedhur një stil mjaft të veçantë, por nuk ishte vetëm ajo që tërhoqi vëmendjen.

Vogëlushja Blue Ivy, e cila kishte të veshur një fustan të brendit Gucci, i cili kushton gati 2 mijë dollarë, gjithashtu tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me stilin e saj.

Nga i njëjti brend ishte e veshur edhe Beyonce.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *