Flet për “Nacional” këngëtarja e talentuar Paola Cami, këngëtarja e re, me një zë brilant

1929000_1367445366606262_6378652132320719756_n

1934734_1367444676606331_884209649531373952_n

12321516_1367444553273010_4602163386296797115_n

12928142_1367445519939580_8637549513980092261_nUnë përsonalisht muziken e kam të trashguar, sepse edhe babai im ka mbaruar shkollen e muzikës. Duke e ndjekur babain apo duke duke diskutuar me të për artin muzikor, thash pse të mos bëhem edhe unë këngëtare dhe kështu vendosa që të jem një këngëtare, natyrisht duke patur një talent të padiskutueshëm.”
-Paola sa kohë u bë që këndoni?
-Së pari ju faleminderit per mundësinë që me jepni për të dhënë intervisten time te parë dhe mund të them se kjo më vën të ndihem vertet shumë e vlerësuar. Në lidhje ne pyetjen tuaj mund të them se nuk eshte se kam shumë që këndoj në skenë, por muziken e kam pasion të madh dhe kjo më shtyn të eci përpara në karrieren muzikore.
-Këngën e keni të trashëguar nga familja apo është thjeshtë talenti juaj?
-Unë përsonalisht muziken e kam të trashguar, sepse edhe babai im ka mbaruar shkollen e muzikës. Duke e ndjekur babain apo duke duke diskutuar me të për artin muzikor, thash pse të mos behem edhe unë këngëtare dhe kështu vendosa zyrtarisht që të jem një këngëtare, natyrisht duke patur një talent të padiskutueshëm.
-Paola, megjithëse jeni një këngëtare e re ju keni një angazhim të mirë muzikor?
-Po kam pasur dhe vazhdoj të kem një jetë koncertore, të pasur jo vetem në Shqipëri, por edhe në Itali, Turqi, në Malin e Zi, Kosovë etj.
– Cila është muzika që ju preferoni të këndoni?
-Muzika që unë preferoj te kendoj më shumë është ajo popullore, qytetare.
-Klipe apo albume keni mënduar për të bërë në një të ardhme?
-Po kam mënduar të kem klipe dhe një album timin muzikor në një të ardhme.
-Falenderimi juaj për kë shkon?
-Një falenderim të vecantë e kam per Ju dhe gazetën prestigjioze “Nacional”, aq të dashur për shkrimtarët dhe artistët shqiptar, që më dhatë mundesinë e kesaj interviste. Një tjetër falenderim shkon per familjen time te mrekulleshme qe me mbeshtetë në cdo hap, por edhe per koleget qe bashkepunoj të cilët janë këngëtarë me shumë emer dhe të njohur në vend.