Petrit Demaliaj… “Rrëfimet e Nënkolonelit e Inxhinierit Shqiptar dhe Ëndrra Amerikane” nga Violeta Mirakaj.

Petrit Demaliaj… “Rrëfimet e Nënkolonelit e Inxhinierit Shqiptar dhe Ëndrra Amerikane”

Një libër i shkruar nga Maximillien de Lafaytte

“Autori ka shumë njohuri për vendin tonë, dhe për historinë, po nëpërmjet bashkëbisedimeve të shumta me personazhin tonë, ndalet konkretisht. Të bie në sy se që në faqet e para të librit paraprijnë –Shqiptarë me famë botërore.”

Violeta Mirakaj
New York, 25 janar 2016

Rikthimi dhe kësaj here në vendlindjen, në Shqipëri, takimi me familjarët, miqtë dhe gjithçka që na lidh me këtë vend ishte si gjithëherët një terapi për trupin dhe shpirtin… Muaji Nëntor e Dhjetor, muaj të fundvitit ishin të ngarkuar me plot aktivitete sa artistike – sociale etj.. në Tiranë.
Më ra rasti të jem në një promovim libri, midis miqve ushtarakë të të afërmëve të mi. .. Kurreshtja ishte e madhe, jo vetëm për faktin e titullit të librit – “Petrit Demaliaj; Rrëfimet e Nënkolonelit e Inxhinierit Shqiptar dhe Ëndrra Amerikane”, po dhe se këtë libër e kishte shkruar, një autor jo shqiptar, një i huaj, Maximillien de Lafayette, i cili njihet si autor prodhimtar, dijetar dhe një nga mendjet më të ndritura të kohëve të sotme, në New York dhe kudo në botë. Autori është një nga gjuhëtarët më të njohur botëror, (të gjuhëve të vjetra si summeria, akkadia, assyrian, aramaic, latin, ugaritic etj. dhe atyre moderne) si dhe një historian i qytetërimeve të lashta,por edhe i historisë së Francës e Amerikës. Ai është i njohur ndëkombëtarisht për ekspertizën e tij në historinë dhe gjuhët e civilizimeve të lashta dhe për studimet social – juridike të Lindjes së Mesme, sidomos për ligjet fisnore, sistemet sociale krahasuese dhe ligjet e Islamit. Ka shkruar e punuar për 9 Enciklopedi në 25 gjuhë – shtrirë kjo në 50 vite në kohë.Që nga viti 1960 librat e tij janë lexuar prej rreth 120 milion lexuesish nga e gjithë bota. Është në 220 Bestsellers, gjë që e konfirmon amozon.com..etj
Maximillien de Lafyette, ky filozof e mendimtar i shquar shkroi në anglisht – “Petrit Demaliaj Way- What Imigrants Must Know before They Come to America” , pra libri -Rrëfimet e Nënkolonelit e Inxhinierit Shqiptar dhe Ëndrra Amerikane , u perkthye nga Robert Kodra si dhe botimi e redaktimi nga Agustin Gjinaj.
-“Ky libër është shkruar në formatin e një serie intervistash që kam bërë me N/ Kol. Demaliaj, gjatë qëndrimit tim në Manhattan, New York. Nuk desha të ndiqja formatin tradicional të kujtimeve, për shkak të aspekteve të pazakonta të raporteve e takimeve që kam pasë me të, për gjatë dhjetë muajve”, shprehet vetë autori…
(Vargjet nga Emma Lazarus jane në faqen e parë të këtij libri)
Jo si kolos prej bronzi i famës greke,
Pushtues, këmbëhapur nga bregu në breg.
Këtu e larë nga deti, në prg muzgu do të qëndrojë.
Një grua e fuqishme me pishtar, flaka e të cilit,
Është rrufe e pritur, dhe emri i saj,
Nënë e të ikurve. Me pishtarin në dorë,
Me vështrim drejt brigjeve të largëta.
Në botë shpërndan mirëseardhjen.
Sytë e saj të butë e urdhërojnë.
“Mbajini tokat e lashta dhe historitë e lavdishme!”
Qan ajo me buzë të heshtura.
“Më jep të lodhurit, të pikëlluarit e tu,
Njerëzit që duan të marrin frymë të lirë.
Të pashpresët që mbushin brigjet tuaja.
Dërgo, të pastrehët, të hedhurit nga stuhia.
Unë ngre dritën, pranë derës së artë!”

Vazhdon me- Ëndrra Amerikane… Aseti më i çmuar!
Ëndrra Amerikane simbolizon vendosmërinë, djersën e punës, lotët, gëzimin, dhimbjen, shpresën dhe domozdo SUKSESIN!
Ëndrra Amerikane nuk i përket vetëm njerëzve që kanë lindur në këtë vend. Ajo i përket njerëzimit dhe sidomos emigrantëve, të cilët i shtuan një dimension më tepër bukurisë, kreativitetit, fuqisë dhe statusit të Amerikës në kaq shumë nivele.
Petrit Demaliaj është shembull i shkëlqyer për këtë. Ai erdhi në Amerikë duke kërkuar lumturi e siguri për familjen e tij. Në fillim nuk ishte aq e thjeshtë për të, nuk ishte ajo që priste të shihte dhe të bënte ne Amerikë. Ai e nisi jetën në një apartament të mbushur me buburreca. Inxhinieri mekanik brilant dhe ish nënkoloneli në Forcat Ajrore shqiptare duhet të punonte si pjatalarës, në ndërtim, majë tarracave e çative, duke ngjitur pesha të rënda nëpër ndërtesa, pa pushim, derisa shpina e tij nuk mbante më. Por ai pati vendosmërinë dhe asnjëherë nuk i humbi shpresat te vetja dhe te ajo që Amerika mund t’i ofronte.
Ja si shprehet Petriti : “ Dhimbja, shpirtërore apo fizike qoftë, është vetëshkatërruese në qoftë se nuk dimë se si të merremi me të. Dhimbja mund të na ndriçojë dhe edukojë nëse ne e pranojmë, e kuptojmë dhe arrijmë ta kapërcejmë. Dhimbja nuk duhet nëmur e mallkuar, por duhet mësuar prej saj. Kjo është e vetmja mënyrë për ta ndier të lirë trupin dhe shpirtin tonë nga barra e dhimbjes. Kjo është ajo çka më mësoi jeta në Amerikë.”Pra kush i shmanget lodhjes, nuk është njeri i aftë. Dhe duket sikur thotë se shpresa është mjeku më i mirë që të ndihmon të mëkëmbesh, të përballosh vështirësitë dhe të ecësh përpara.
Autori ka shumë njohuri për vendin tonë, dhe për historinë, po nëpërmjet bashkëbisedimeve të shumta me personazhin tonë, ndalet konkretisht. Të bie në sy se që në faqet e para të librit paraprijnë –Shqiptarë me famë botërore.
Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Heroi Kombëtar,ku theksohet se vepra dhe figura e Skënderbeut kishte përmasa dhe rëndësi evropiane.
Nënë Tereza (1910- 2003), Humaniste. Në një faksimile e një letre të shkruar nga Nënë Tereza: “Unë e kam në zemër popullin tim shqiptar”
Ismail Kadare ,Shkrimtar- Si një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore…etj
Aleksandër Moisiu : (1879 – 1935) Aktor. Ai llogaritej si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanfolëse.
Xhon dhe Xhejms Belushi, Aktorë. Xhejms Belushi lindi me 15 qershor në 1954 në Çikago dhe është aktor i shquar. Ai mburret me prejardhjen shqiptare. Në një intervistë të dhënë ZDF( Radio Televizion Shtetëror Gjerman), ai ka thënë se – “kur, isha në vendlindjen e babait, nga të gjitha anët shikoja si në pasqyrë, figurën time, të gjithë më dukeshin të njejtë si unë.”

Kjo parantezë bën që ky autor i huaj, njeh historinë dhe e vlerëson kombin tonë
Libri vazhdon në mënyrë kronologjike me miqësinë që lindi midis autorit dhe Petrit, gjë që rezultoi me kërkesën e Maximillien de Lafayette që të shkruante libër mbi jetën dhe përpjekjet e tij në Shqipëri si dhe realizimin e Ëndrrës Amerikane këtu në New York. Dhe duket sikur thote se- njerëzit e mirë njihen lehtësisht nga përparësitë e shumta të fjalës e të veprimit dhe nga virtytet e tyre.
Sot, Petrit Demaliaj është në gjendje të shkëlqyer. Ai ka një histori suksesi në të gjitha kuptimet dhe në të gjitha standardet. Ai zotëron ndër të tjera prona dhe një apartament.Puna është magneti që tërheq gjërat e mira dhe se me punë njeriu ia del çdo gjëje dhe rrit vlerat.
Qëllimi i domozdoshëm i këtij libri është ,që emigrantët të cilët nuk janë familjarizuar me mënyrën e jetesës amerikane, duhet të përgatiten para se të vijnë në këtë vend. Me rrëfimin e përpjekjeve, vështirësitë e para, pra nga përvoja e Petritit dhe e familjes së tij, në një farë mënyre ndihmon emigrantët të pakësojnë vështirësitë e tyre veçanërisht të momenteve të para kur vijnë në SHBA. Autori është përpjekur të rrokë anët më pragmatike dhe të japë këshilla, të cilat mund të ndiqen dhe përvetësohen lehtë nga emigrantët, tregon se si mund të përballojnë situata të papritura, si dhe pse ata duhet të jenë të gatshëm për t’u përballuar me skenarë nga më të ndryshmit, si të besojnë për të kaluar vështirësitë dhe si të shmangin probleme të panevojshme. Pra shembulli i ngjan një leksioni ku mund të lexojmë të gjithë dhe se fati ndihmon me ndjenjat e pergatitura.
Jeta e familjes Demaliaj, nuk mund të shikohet e shkëputur nga jeta në vendlindje. Theksohet krenaria për origjinën trashëgimia familjare dhe ajo shqiptare. Arsimimi për oficer dhe inxhinier, karriera ushtarake, miqësia etj. duket sikur na thotë më shumë dashuri për njeriun, më shumë dashuri për jetën, për punën, më shumë dashuri për kulturën, më shumë dashuri për atdheun. Duke shfletuar librin “ Rrëfimet e nënkolonelit e inxhinierit shqiptar…” duket sikur rrëfen se jam realist dhe idealist, jam realist, sepse njoh realitetin, jam idealist, sepse mendoj dhe jam optimist për të ardhmen. Petriti diku shprehet, pasi ka shpalos jetën shqiptare . “Në 11 janar 1946, Enver Hoxha deklaroi Republikën Popullore të Shqipërisë, duke drejtuar vendin në një rrugë tiranie, izolimi dhe keqmenaxhimi, që zgjati afërsisht gjysmë shekulli. Ai e mbajti Shqipërinë të mbyllur në vetvete për 45 vjet duke e izoluar nga bota e lirë. …Hoxha qëndroi në krye të vendit për një kohë të gjatë, por më në fund statuja e tij u rrëzua në sheshin “Skënderbej”, në qendër të Tiranës më 20 shkurt 1991. Sistemi komunist ishte shumë i vështirë për shqiptarët,përveç atyre që ishin në pushtet.Të gjithë shqiptarët mendonin të largoheshin nga Shqipëria, drejt Europës perëndimore apo Amerikë…Unë nuk kisha më frikë. Nuk kisha frikë të rrezikoja dhe të shkoja kudo në botë. Tani çdo gjë është e hapur për mua, mendja, shpirti, kurajoja,kufijtë, si dhe të gjithë mundësitë e reja, nëse di ku t’i gjej dhe si t’i ndjek. Amerka ishte bileta ime.
Gjithmonë kam besuar se i përkas gjithë botës, një universi të ndërtuar mbi lirinë, drejtësinë e vëllazërinë. Por nuk bëra ndonjë bujë të madhe për këtë sepse doja të mbroja familjen time.”
Kalvari i vështirësive të vitit të pare,bëri që dhimbja ta mbyste, frika t’i pushtonte shpirtin,jo sepse për atë që mund t’i ndodhte atij vetë, por sepse mendonte për fëmijët dhe gruan e tij të mirë ,Xhixhin. “Dhe se kur ke një familje për të ushqyer dhe paratë nuk fitohen lehtë, e gjithë jeta të shkërmoqet para syve…”shprehet Petriti. Paraja është e shenjtë, sepse është ekuivalentja e punës sate, produkt i aftësive në rrugë të ndershme,dhe për të arritur deri aty duhej shumë sakrific dhe mundime…“Dhimbja ishte duke më vdekur mua….. dhe unë nuk i tregova askujt.”
Petriti dhe familja e tij mbijetoi, fëmijët i morën arsimim të mire, duke i qenë mirënjohës Amerikës dhe veçanërisht Znj. M.Ruffino, një grua e mrekullueshme e cila i dha shpresën e parë në këtë vend.Pra kur rasti troket te pragu i derës duhet të jesh gati. Dhe vetë ky rrëfim tregon se-njeriu është i lumtur, i gëzuar, i hidhur, i lodhur, por me shpresë në jetë.

Violeta Mirakaj

New York 01/25/2016

Cliquez pour Répondre, Répondre à tous ou Transmettre

Envoyer