VALLEZIM ME SHIUN.Ese nga Gjenovefa Myratj Ferrari

VALLEZIM ME SHIUN

Ese nga Gjenovefa Myratj Ferrari

Këtë shi të butë që bie mbi mua,si të jetë mantel i qiellit, që derdhet mbi tokë e lë të më lagë, dhe kënaqshëm vallëzoj nën ritmin e tij lozonjar.
Ndoshta, njerëzit habiten me mua, por qëllimi im ky është, ti bëj të habiten me këtë shi që më deh, si të kisha përpara një gotë me verë.
Nuk di çdo të ishte më mirë; vera pranë një oxhaku të ndezur, o’ ky vallëzim që bën ta ndiej trupin tim, sikur të jete brënda një orgazme. Çdo të bëja vetëm,edhe pse pranë zjarrit që ngroh ?
Ky shi, për mua vlen më shumë se zjarri, sepse gjithë dufin tim me atë nxjerr sot. Nuk futem nëpër bare o lokale, të dehem, dehjen ma sjell shiu, kur mbi trupin tim rrëshket, si ajo anija e vogël kur peshkatari e shtyn mes detit, dhe varka niset edhe pa timonier.
Sot, më duket se ekzistoj më shume, se dje, më shumë se e ardhmja.
Të djeshmen e njoh ! Nuk më dhuroi lumturi, të ardhmen nuk e njoh, dhe nuk dua të di, por e sotmja është për mua, veç lumturi.Shiu është gjithçka për mua; më largon egoizmin, çdo dhimbje, tradhëtinë dhe pastron shpirtin nga mugëtira, që e ka mbuluar.
Shiu është jetë, është vetë dashuria, flas me zhurmën e tij, dhe çdo tingull më përshkon trupin, me atë që, ka rënë në dashuri. Edhe mes baltës,shiun e dua,edhe mes errësirës, me të vazhdoj dhe vallëzoj. Nisem atje, ku ai ka burimin, dhe zhytem edhe më thellë për mos të dalë.
Vështroj qiellin, ku kam shkuar, nuk është vëndi i duhur për mua, ndaj me rrjedhën e shiut zbres përsëri, dhe humbas shtigjeve,atje ku dashuria, nuk është e ndaluar,atje ku bashkë me shiun,mund të dëgjosh zërin e ndonjë trumcaku, i cili kërkon të fshihet, o’ të përshëndesë çdo udhëtar.
Mbase thjesht, edhe ai si mua, i gëzohet këtij shiu, si të ishte muzika, që zërit të tij i ngjan.
Mes shtegut të lagur ecur…shkelur mbi gjethet, ndjeja se si këmbët fundoseshin mes baltës,kurse unë, edhe pse bërë qull nga ky shi, djersija sikur; mbi mua të derdhej zjarr,dhe jo shi që po më lan.
“Të jetë djersë” ?! si ta kuptoja, fytyrën fërkova me pëllëmbët e mia, ndjeva se ato duar, ishin krejt të zëna.
Një dorë tjetër i mbante, shtrënguar.
Dhe mes shiut, nuk isha më e vetme. Vallëzimi, të kishte sjellë pranë meje, edhe pse nuk shihja fytyrën tënde, tek trupi yt u mbështeta, për të mos rrëshkitur nga balta, që shiu i butë, kishte krijuar.
E hutuar,që të gjeta mes këtij shtegu, ti më more prej dore,dhe më dhe kurajo,edhe pse shiun e kisha më të mirin shok Por, kur ai të sjell pranë një tjetër shok, ndihesh vetë i dytë,dhe mes shiut ecën pa frikë.
U përskuqa nga prekja jote,nga shiu nuk kisha ndroje, ndaj kërceja pa pushim por,tani që ty kam pranë meje, më duket sikur trupin duhet ta mbuloj,me një vello të bardhë.
Ngjitemi shtegut të dy, pa menduar shiun që na lan, edhe ti, si mua, shiun e ke bërë dëshmimtar, dëshmimtar të një lumturie,që duhet ta ndajmë bashkë.
Të palodhur deri në majë të kodrave, gjithë këtë rrugë nuk e kisha menduar,kisha dalë thjesht të vallëzoja mes shiut,dhe jo të kisha pranë një dashuri, që vec në ëndrra kisha guxuar ta merrja pranë. Për fat të mirë, këtij shtegu mu bëre bashkëudhëtar, dhe do arrijmë deri në majën më të lartë, dhe mes shiut të butë, do mbledhim drutë e pyllit, dhe do ngremë një altar.
Nga fjalët e mia, zemra jote u ngroh,nuk prisje që unë të isha ëndërr, si edhe ty, ndaj pa hezitim më puthe,dhe pikat e shiut na u futën deri ,në shpirt.
Nuk ndjejmë lodhje. Jemi si dy pupla, të lehta, që fluturojnë edhe mes furtunës dhe nuk pyesin për shiun, që i bën të mos njihen, kur para pasqyrës të shikojmë trupat tanë.
Dashuria dhe shiu; na solli mbi këto maja, ku çdo gjethe e rënë në tokë, parajsës i ngjajnë. Ndaj largojmë ngurimin prej nesh,dhe puthemi si fëmijët e pa faj.
Isha aq e hutuar, sa nuk munda të ndieja, që shiu kishte heshtur të binte mbi ne, aq sa,dhe nuk munda të ndieja, që në vënd të kodrës, para syve të mi, shtrihej një lëndinë plot lule,si të kishte ardhur pranvera . “Çfar ishte gjithë kjo bukuri, kush ma solli ketë parajsë shiu, që më liroi nga qielli ku ai buronte, o’ ishe ti dashuri, që mbolle në çdo hap një lule, dhe bëre që të arrija mbi këtë altar,si një nuse veshur me ngyrat e dëborës, o, ishte vetë ëndrra, që për ty thurr për natë”…!?
Gjenovefa Myrtaj Ferrari
Janar 2016-Itali

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *