Luftoni për të gjithë mjedisin, dhe jo vetëm për një pjesë të tij.Renato Shkulaku/Maturant

Tema: Luftoni për të gjithë mjedisin, dhe jo vetëm për një pjesë të tij
Mjedisi është shtëpia jonë, të cilin duhet t’a mbajmë të pastër, ta ruajmë, dhe ta mbrojmë nga çdo kërcënim, qoftë edhe nga vetja jonë. Këtë kulturë, ne duhet ta përcjellim tek pasaardhësit tanë, sepse në të ardhmen, mjedisi do të jetë në duart e tyre, dhe ata duhet të mësojnë si ta trajtojnë atë. Në shumë vende të botës, mbrojtja e mjedisit mbetet një pikë thelbësore, pasi ai ndikon drejtpërdrejt në jetën e çdo njeriu.
Por si i kanë marrëdhëniet njerëzit me mjedisin në Shqipëri?
Fatkeqësisht njerëzit në Shqipëri, po bëhen gjithnjë e më të papërgjegjshëm ndaj mjedisit, ku ktë shembull e ndjekin edhe të rinjtë shqiptarë. Në ditën e verës, shohim se shumë të rinj, duke mësuar nga paraardhësit e tyre, festojnë në shumë zona të Shqipërisë, duke djegur gjëra të ndryshme si goma apo mbeturina. Por për shkak të këtyre veprimeve të palogjikshme, përqindje të mëdha tymi përhapen në horizont, duke ndotur ajrin, i cili ndikon në shëndetin tonë. Kjo traditë e panevojshme dhe kryesorja e rrezikshme, vazhdon vit pas viti, dhe fatkeqësisht asnjë organizatë në mbrojtje të mjedisit, apo individë të ndryshëm, nuk kanë reaguar dhe nuk po reagojnë, në lidhje me këtë ç’ështje. Pse po heshtin ata, nderkohë që ky mjedis pak nga pak po shkatërrohet, dhe po kthehet në një “ferr” per të jetuar? Ne e kemi mundësinë të bashkohemi për ta parandaluar këtë fenomen, por realisht asgjë nuk po ndodh, dhe askush nuk po ndihet. Ne e shikuam dhe madje e përgëzuam faktin se qindra qytetarë u ngritën në protestë për parkun në liqenin e Tiranës. Shumë prej tyre u përplasën me policinë, shumë prej tyre u plagosën, vetëm për të mbrojtur mjedisin. Për këtë rast ata vepruan me trimëri të madhe, ndërsa për këtë rrezik disa vjeçar ata nuk kanë bërë as gjënë më të vogël.
A nuk është ky një problem, madje shumë herë më i madh se ai i parkut të Tiranës?
Pra akoma nuk është marrë asnjë masë si nga ana e njerëzve të thjeshtë, organizatave për mjedisin, apo edhe nga shteti. Çdo problem që i kanoset mjedisit duhet të merret në konsideratë nga të gjithë, sepse kujdesja ndaj tij, është edhe kujdesja ndaj shëndetit dhe shoqërisë tonë. Ne duhet të jemi në protestë për të gjitha rreziqet ndaj natyrës tonë, dhe jo vetëm për parkun. Duhet të luftojmë me aq forcë, duhet të jemi të guximshëm për ti përballuar dhe për ti luftuar këto sfida, sepse mjedisi është fryma jonë e përditshme, e fëmijëve tanë, e familjes, miqve apo edhe e gjithë shoqërisë Shqiptare edhe më gjerë. Prandaj ne nuk duhet ti anashkalojmë këto probleme, por duhet të mundohemi, të gjithë së bashku për zgjidhjen e tyre. Fillimisht kjo gjë realizohet duke sensibilizuar dhe ndërgjegjësuar njerëzit, sidomos të rinjtë. Sepse një i ri, nuk e di se me djegien e një gome, sa dëm mund ti bëjë shëndetit të shumë individëve, qoftë edhe të vetes së tij. Duke i mësuar këto anë negative, fëmijët sigurisht do përpiqen që ti luftojnë këto probleme dhe do kontribojnë edhe ata në mbrojtjen ndaj mjedisit. Sepse atyre do ju dhimbset jeta e shumë njerëzve, dhe absolutisht ata , por edhe shumë persona të tjerë nuk do lejojnë që me dorën e tyre t’ju shkaktojnë këto dëme shoqërisë. Gjitkush mund të kontribojë sado pak për mjedisin, redaktimi i ndotjes së tij, varet nga vetja jonë, nga bashkimi jonë, dhe ka ardhur koha që të gjithë së bashku ti themi “STOP” djegies së mbeturinave apo gomave, prerjes së pemëve, ndotjes së ajrit, të tokës apo të ujërvae. Ruajtjen dhe mbrojtjen e planetit, e ka në dorë secili prej nesh, dhe me këto “duar” , ne duhet të përpiqemi ti japim jetë atij, duke kontribuar, qoftë edhe në masë të vogël, për të.
Renato Shkulaku/Maturant

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *