Ku është dashuria! Roman nga Hysen Kica.

Ku është dashuria!
Hysen Kica
Sa ëndërra u thurën, sa dëshira të bukura dhe sa shpresa por edhe sa vuajtje, sa pritje plot ankth, sa netë pa gjumë dhe sa lotë u derdhën mbi shamitë e beqarëve apo jastëkët e vajzave! Po sa lule kamomili u këputën për të numëruar petalet e tyre “ më do, s’më do “! Sa vajza iu lutën hënës tu ndriçoje rrugën e dashurisë së ëndërruar dhe sa djem u shtrinë natën vonë në lëndina për të kërkuar yllin që shkëlqen për dashurinë e tyre! Sa poezi u thurën dhe sa këngë u kënduan duke derdhur në art shpirtin e dashurisë! Shumë jan gëzuar por edhe shumë kan vajtuar duke mbushur veprat e artit me dhimbje e me lot. Në rrugën e dashurisë u regjistruan edhe tragjeditë më të dhimshme të botës njerëzore ku spikat Romeo dhe Xhulieta shkruar nga Shekspiri dhe që u bë simboli i dënimit dhe dhimbjes më të madhe njerëzore. “ Një tragjedi të tillë s’e kishte parë kurrë jeta, ashtu si e panë Romeo e Xhulieta”.
Shkatërrimi i dashurisë është tragjedia më e dhimbshme e shpirtit.
Dashuria ka qenë dhe mbetet gjithmone një nga problemet themelore të jetës. Kan shkruar dhe kan diskutuar për dashurinë jo vetëm psikologët dhë shkrimtarët por thuajse të gjithë njerëzit që kan bërë historinë e jetës njerëzore duke mos përjashtuar as krijuesit e shkencave ekzakte apo politikanët. Flitet e diskutohet për dashurinë shpesh. Ca thonë se dashuria është problem personal, ca të tjerë thonë se dashuria është problem adoleshentësh por ka edhe plot të tjerë që e ngushtojnë dashurinë në marrëdhënien intime midis dy njerëzve me seks të kundërt.
Duke dashur të shpreh jo vetëm mendimet e mija por edhe përmbledhjen e mendimeve të njerëzve më të shquar që më janë dukur më të spikaturat në këte fushë, po mundohem të saktësoj vlerat e dashurisë, vendin që ze ajo në marrëdhëniet njerëzore, mënyrat si mund të gjejmë e ta mbrojmë dashurinë e vërtetë dhe detyrat që shtron ajo në kushtet aktuale. Shpresoj që mendimet e mija tu vlejnë atyre që ecin me symbyllur në rrugën e dashurisë, atyre që ndjehen të zhgënjyer apo të paplotësuar por edhe atyre që ndjehen të humbur e të pashpresë.
– Ç`farë është dashuria!
Dashuria është forca më e madhe shpirtërore që ruan unitetin dhe harmoninë e jetës njerëzore.Në rradhë të parë ajo buron nga besimi reciprok, vlerësimi dhe respektimi i të gjitha cilësive morale e fizike të njeriut që pritet të bëhet njeriu juaj i dashur. Asgjë e partnerit nuk duhet parë si mangësi por si cilësi individuale me të cilën duhet të pranosh të bashkëjetosh nëse kujton se e dashuron. Nuk duhet harruar kurrë se partneri mund të duket se e pranon një vërejtje por kjo bëhet vetëm për të mos prishur qejfin dhe, në rastin më të keq, për të mashtruar. Mos bëni shumë vërejtje. Vërejtjet e sikletosin shumë partnerin. Nëse ai nuk flet kjo nuk do të thotë se i pranon vërejtjet por se ju don shumë dhe nuk don të krijoje situate të pakëndëshme, por mos mendoni se kështu do të sillet gjithmonë. Po vazhduat kështu partneri do krijoje mendimin se ju nuk dini ta vlerësoni, ta kuptoni e ta respektoni. Ndoshta edhe do mendoje se ju nuk e dashuroni. Pra mos kërkoni ndryshime në individualitetin e partnerit por mendoni sa mund të bashkëjetoni me te. Nëse një djalë pin duhan apo drogë nuk do heqë dorë nga këto vese për dashurinë tuaj. Nëse një vajzë pëlqen kafshët apo priret të ekspozoje pjesët intime të trupit të saj mos shpresoni se mund ta ndryshoje me kërkesën apo se mund ta detyroni. Këtu fillon gënjeshtra dhe mashtrimi prandaj vlerësojeni seriozisht unifikimin e karaktereve para se të vendosni për dashurinë tuaj.
Dashuria është edhe përputhje e aftësive bashkëpunuese e bashkëvepruese. Ajo duket në çdo problem që të paraqet jeta duke filluar nga më të thjeshtat dhe sejcili partner duhet të studjoje me kujdes menyrën si sillet në shoqëri dhe si gjykon apo vepron tjetri. A përputhen këto sjellje me ato që do kishit zbatuar edhe ju! Mos e harroni sloganin popullor se nuk mbathet kali nëse njeri i bie thumbit dhe tjetri i bie patkoit Në dashuri ka rëndësi të madhe harmonizimi i interesave, unifikimi i mendimeve, qellimeve, veprimeve dhe dëshirave. Sa e bukur është dashuria kur të dy ndihmojnë njeritjetrin pa asnjë hile apo tendencë për tu shmangur nga veshtërsitë.
Vazhdon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *