Ku do të shkosh Ela! Tregim nga Hysen Kica

Tregim
Ku do të shkosh Ela!
Ela ndjehej shumë e lumtur me dashurinë e saj. Artani ishte djalë i mirë, e donte shume Elën dhe punonte në një autoservis për të përgatitur sa më të bukur çerdhen e arëdhshme të jetës së tij familjare. Kishin rreth gjashtë muaj që ishin njohur dhe ishin dashuruar. Dashuria e tyre ishte shumë e bukur dhe po bëheshin gati të bisedonin me prindërit e tyre që të caktonin ditën e martesës.
Ela rastisi një ditë në një supermarket me vëllaun e saj të vogël. Ai pa diku një makinë lodër, e rrëmbeu dhe kërkonte patjetër që Ela t’ja blente por asaj nuk i mjaftonin paratë. Ela mundohej ta bindëte se do shkonin në shtëpi e të merrnin paratë e duhura por vëllai nuk e lëshonte lodrën. Kur Ela tentonte t’ja merrte ai shtrihej ne dysheme dhe bërtiste me të madhe aq sa tërhoqi vemendjen e atyre që ndodheshin pranë.
– Pse ja prish qejfin djalit? – i foli një djalë mjaftë i mbajtur që u afrua pranë saj.
– Dua makinën, – tha vëllai i Elës duke e shtërnguar fort..
– Eja se ta blen xhaxhi, – i tha djali i panjohur dhe ia pagoi.
Ela u ndie e papërgatitur dhe nuk foli asnjë fjalë ndërsa djali që kishte paguar lodrën e vëllaut të saj dukej shumë i sjellshëm. E mori vëllaun e saj përdore deri sa shkuan te makina e bukur që ndodhej para supermarketit.
– Na fal, – tha Ela, – por ne do shkojmë në shtëpi.
– Paskeni një vëlla shumë simpatik, – i tha djali dhe po ju çoj unë.
– Ju falemnderit, – tha Ela. – Nuk është nevoja.
– Unë do hypi në makinë, – tha vëllai dhe hyri brenda sapo djali hapi derën.
Ela u afrua te makina luksoze, kapi vëllain e saj për krahu dhe e tërhoqi jashtë por ai u kap me forcë dhe filloi përsëri të bërtiste me sa fuqi kishte.
– Mos bëni kështu, – tha djali. – U çoj unë ku të doni vetëm mos ja prish qejfin vëllait. Po na turpëroni në mes të rrugës.
Ela u ndje shumë ngushtë. T’ja linte vëllain atij djali të panjohur ishte e pamundur prandaj hypi në makinë dhe orientoi shoferin se ku do të shkonin.
Djali u tregua shumë i mirë, i bëri komplimente Elës, e pyeti për emrin dhe i çoi deri atje ku i kërkoi ajo.
– Ju falemnderit! – i tha Ela kur zbritën.
– Mos e thuaj më ate fjalë, – i tha djali duke i shtrirë dorën. – Për mua ishte kënaqsi që bëra qejfin një fëmije.
Ela u largua pa e kthyer kokën pas dhe e grushtoi vëllain e saj sapo arritën në shtëpi por muk loja mbaroi këtu. Djali i panjohur sikur i shfaqej rastësisht përpara, e përshëndeste Elën dhe një ditë e ftoi “për kafe”.
Një botë, krejt tjetër nga bota ku jetonte Ela, u hap para saj. Pa e kuptuar ajo filloi ta pëlqente këte botë dhe ta ëndërronte. Filloi ti shmangej Artanit. Filloi edhe ta harronte dhe ta zevendësonte me bosin. Djali i ri,që po futej në botën e saj, kishte parapa masë, e dërgonte në lokale moderne dhe i blente çfarë ti pëlqente. Kujtoi se fati i zbriti nga qielli dhe rendi si e çmendur në botën e re. Artani e kuptoi se Ela po ndryshonte, iu lut disaherë që të mos e shkatërronte dashurinë e tyre të bukur, u ul në gjunjë para saj por… Mjerë kush ulet në gjunjë dhe lutet.
Ela tani kishte kaluar në një botë tjetër. Filloi të frekuentonte lokalet më të shtrenjta, të pinte pije alkolike, të pinte cigare, të vishej tepër moderne dhe të shoqërohej me një qen. Artani nuk egzistonte më në botën e saj dhe ato qurravitjet e tij e pështirosnin. Ajo i shikonte njerëzit si milingona dhe të shkilte me këmbë. I vinte keq që nuk e kishte njohur me kohë bosin dhe që kishte dashuruar ate pabuksin që e kishte emrin Artani.
Por… Një ditë Bosi kishte dërguar dy shokë atje ku e priste gjithmonë. Ata i thanë se bosi nuk ishte mirë dhe kishte dërguar ata që ta merrnin. U merakos për shëndetin e bosit dhe shkoi me shokët e tij. Për çudi bosi nuk ishte aty ku e dërguan ata.
– Ku është bosi? – pyeti Ela e merakosur se mos ishte sëmurë.
– Bosi ka shkuar në Angli, – i tha njeri prej tyre.
– Si ka mundësi! – foli Ela e habitur. – Pse nuk më paska thënë mua?
– Mos u mërzit bukuroshe. Bosi na ka porositur që të kujdesemi ne për ty. Do ta bëjmë qejfin më tepër se bosi sepse ne jemi dy.
E mbajtën Elën për dy ditë të mbyllur brenda duke e zhfrytëzuar me të gjitha mënyrat. Në fillim i propozuan me fjalë të mira që ta dërgonin edhe ate në Angli dhe pastaj i bënë presion se do hakmerreshin edhe duke i marrë vëllanë e vogël nëse bënte potere. Lumturia e pafundme e kishte dërguar buzë një gremine të pafundme.
Ela! Ecte kot nepër errësirën e thelle të natës. E vetmuar, e braktisur dhe e shkatërruar. Drita e cicares së ndezur griste terrin që e rrethonte ndërsa qeni i kishte mbetur i vetmi mik në botë. Ku vallë mund të shkonte!

Hysen Kica

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *