Çamëria si ngërç i diplomacies. Nga Hyqmet ZANE.

Çamëria si ngërç i diplomacies

Nga Hyqmet ZANE

Krijimi i Shoqatës Çamëria 25 vjet më parë, ishte një ogur i mirë për të ardhmen e çështjes çame si problemi më i patrajtuar dhe më flagrant në shkeljen e të drejtave të njeriut. Që nga pohimi i parë nga Ramiz Akliaj që ishte President në takimin me Micotaqis më 13 janar 1991, tre ditë pas krijimit të Shoqatës Çamëria se “çështja çame është nëj problem që qëndron, por ka kohën e vet që do të duhet të trajtohet” e më pas tek lideri i demokracisë Sali Berisha pas fitores së 22 marsit 1992 që tha në konfetrencën e shtypit se “çështja çame është e drejtë e vëllezërve tanë dhe në do i këtrkojmë qeverisë greke kthimin paqësor në pasuritë e tyre pa ndryshim kufijsh…..” e deri tek qëndrimet e fundit të Edi Ramës që në një takim ndërkombëtar në Skoci pohoi se “çështja e të drejtave për minoritetin grek është në funksion të reciprocitetit edhe ëpr të drejtat e komunitetit çam” (pak a shumë), hapur janë qëndrime të drejta në parim, por jo në realitet.
Këtë që them e mbështes në ecurinë e një trajtimi aspak dinjitoz dhe aspak kombëtar ndaj një komuniteti që doli nga diktaura me një shpresë të madhe për zgjidhjen e çështjes çame që kishte kaluar një periudhë të gjatë jo vetëm të genocidit grek, por që përjetoi edhe genocidin komunist më hidhur se kushdo tjetër, sot ndodhet edhe në një udhëkryq. Ecuria e Shoqatës ka pasur dritë-hijet eveta në raport me pushtetin që ka qenë në Shqiëpri, por edhe për mungesë të përfaqësimit poltik në parlamentin shqiptar.
Më duket se çështja çame mendohet dhe shtrohet për zgjidhje jo si një “utopi” deklarative, por duhet shtruar si një program konkret, i studiuar me faza dhe afate që në fund shteti shqiptar të arrijë në një synim në fillim minimal, më pas afatmesëm me qëllimin e arritjes së synimit optimal të çështjes çame, duke ruajtur natyrisht në “xhep” synimin maksimal.
Por ajo që mua dhe shumë e shumë analistëve na duket se ngërçi më i madh në çështjen çame qëndron në trajtimin diplomatik që nuk ka fare moral diplomatik dhe që i ka dhënë çështjes çame një stopim ose një sotrollatje rreth vetes si me thënë “ku ishe, asgjëkundi, çfarë bëre, asgjë”.
Nuk mbaj mend një ministër të jashtëm në këto 25 vjet që të ketë folur gabim në lidhje em problemin çam, po aq sa nuk mbaj mend ndonjë ministër të jashtëm që të ketë folur ndonjëherë në Athinë ballë për ballë homolegëve grekë për çështjen çame. Mungesë diplomacie, mospasje e paltfiormës së çështjes kombëtare, mungesë e kurajos politike apo mosnjohje e çështjes dhe tulatje para presionit grek? Në tërësi qëndrojnë të gjitha, por mua më duket se ka edhe një lloj hipokrizie në sjelljen me çështjen çame.
Mendoj se në lidhje me këtë problem mbarëkombëtar shqitpar nuk ka asnjë platformë zgjidhjeve nga pala e diplomacisë shqitpare po aq sa edhe brenda vetë komunitetit çam që ka mbetur në një hallakatje të padëshiruar, por të jetuar në ëkto 25 vjet. Asnjëherë nuk i është kërkuar llogari ndonjë ministri të jashtëms e çfarë ësht bëërë me traktatin e miqësisë Shqiëpri-Greqi kur nga pala greke janë realizuar të drejtat dhe nga pala shqitpare janë mohuar tërësisht kërkesat për të marrë ato të drejta që janë legjitime dhe që në fund të fundit janë të saksionuara në një traktat që çuditërisht nuk gjeti asnjëerë zbatim real për palën shqipare. Përse, lind pyetja? Ka apsur mosdëshirë, dashakeqësi, nënshtrim pa kushe para presionit grek apo mungëse e sjelljes diplomatike? Të gjitha bashkë kanë përbërë atë që quhet “ngërç diplomatik”.
Përkudnër këtij realiteti diplomatik anemik dhe të pazot, por edhe me një dozë t ëkonsiderueshme jo dashamirëse, ka një komunitet çam që ka pritur kaq gjatë për drejtësi dhe që kërkon drejtësi dhe rikthim të së drejtës ndërkombëtare, po aq sa ka edhe një Shqoatë Çamëria që ka një mision fisnik në një kohë jo simpatike për politikën shqitpare dhe veçanërisht për diplomacinë e këtij vendi me shunë tërheqje dhe pavendosmëri në respektimin e biletaritetit në marrëdhëniet me Greqinë.
Niciativa politike e PDIU që në themelin e saj ka drejtësinë, unitetin dhe integrimin, duket sikur ka gjithashtu një ngërç përballë pjesëmarrjes në qeverisje dhe fruteve reale ndaj saj. Hapur duket se ashtu siç janë sjellë qeveritë e njëpasnjëshme me çështjen çame, ashtu janë sjellë edhe diplomatët e ndryshëm në krye të Mistrisë së Jashtme ndaj vetë misionit në respektim të traktateve që vetë i kanë firmosu për t’i zbatuar.
Përpjekjeve politike të PDIU po i nëpërkëmben jo vetëm hallet e komunitetit me të drejtin e tij për konsiderim se realisht ka mbetur në pikë të hallit, por më keq akoma po i nëpërkëmbet edhe vetë ngërçi diplomatik që nuk ka kuroajon të flasë jo thjesht për mediaticitet, por të shkruar dhe të dorëzuar zyrtarisht palës greke që gjithënjë kërkon të drejtat e minoritetit si një lojë për të mbyllur gojëne diplomacisë shqitpare. Nëse kryeministri Rama i përplasi ën fytyrë Vangjel Dules sjelljen e tij në shërbim të interesave greke, gjithçka ka mbetur në stadin e shkëmbimit të replikave dhe nuk ka asnjë paltformë qeveritare apo diplomatike për trajtimin e çështjes çame me seriozitet dhe përgjegjshmëri zyrtare.
Çështja çame nuk është çështje varrezash apo ca marërdhënieve shkëmbimi qeveritar, por është një problem shtetëror me paltformë dhe startegji, kërkesa dhe afate të realizuara, me dyanshmëri repspektimi të të drejtave dhe bërja reale të marërveshjeve. Aq më tepër kur ka edhe një Rezolutë për çështjen çame që me keqardhje duhet thënë që kryediplomati i sotëm, por edhe ca para tij nuk e kanë lexuar fare atë dhe këkrkesat e saj, nuk kanë hedhur një rardhë në letër ëpr ecurinë e zbatimit të saj e jo më të flasin jo vetënm në Trianë por edhe në Athitë se është një Rezolutë që është miratuar në Parlamenin shqiptar dhe që është detyrim institucional dhe shtetëor. Mbetja në një situatë pritshëmrie dhe lënia pezull e gjithçkaje në lidhje me kërkkesat e komunitetit çam më duket se flet më shumë për sabotim dhe mashtrim se sa për dëshirën e mirë për të vënë pikat mbi “i”.
Nëse historikisht grekët kanë mbetur stoik në portat e Athinës, ne shqitparët nuk jemi as në pragun e portës së shtëisë dhe kushdo që vjen na hyn në oborr dhe hedh valle dhe një ditë na thonë se kjo është shtëpia ime dhe ti autoktoni duhet të dalësh prej këndej. Kështu bënë me Çamërinë grekët duke e zaptuar me trastëne lypsit. E njejta situatë është edh tani në Shqiëpri se grekët po e marrin jugun e Shqiëptrisë me varret e ushtarëve të vrarë si pushtues që po na i kthejnë në heronjtë e kohës sonë me qëllimin e madh të zaptimit të ashtuquajturit Vorio-Epirit.
Atëherë, ku shkuan fjalët e një presidenti shqitpar 25 vjet më aprë, ku është deklarata e një lideri që ende ka forcë në Paerlamentin shqitpar, ku kanë ëprfudnuar fjalët e një kryeministri që bën lojra fjalësh dhe në fund ata q ëe pësojnë janë shqitparët e Çamërisë që mbeten si në pikëne fillimit të demokracisë.