Pjesë të përkthyera nga vëllimi me tregime “ I ka jeta” i autorit turk Cüneyd SUAVI! Nga Endrit Dardha.

Pjesë të përkthyera nga vëllimi me tregime “ I ka jeta” i autorit turk Cüneyd SUAVI ( Xhynejd Suavi )
Jeta e autorit
Xhynejd Suavi u lind në vitin 1948 në Adapazar ku përfundoi dhe Arsimin e Mesëm. Më pas kreu Akademinë Shtetërore të Arteve të Bukura që sot njihet si universiteti “ Arkitekt Sinani” me “diplomë nderi” dhe filloi punë si asistent në universitetin “Sakarja” ku më vonë do të merrte titullin “profesor” . Është i martuar dhe babai i tre fëmijëve. Ka filluar të botojë që nga viti 1982 në revistën ”Fitorja“ dhe më pas spikati me librin me tregime “I ka jeta” që do të mbetej si më i njohuri dhe do të përkthehej në disa gjuhë si në atë Koreane , Gjermane, Arabe, Hollandeze etj; sikurse mjaft tregime prej tij janë përkthyer në Anglisht , Rusisht , Tartarisht , Shqip, Maqedonisht, dhe në gjuhën Uzbeke , etj.
Libri i tij “40 gram buzëqeshje“ dëshmon se autori spikat edhe në fushën e satirës , duke u pëlqyer veçanërisht nga të rinjtë, sikurse me një sërë veprash të tjera në fushën e Teologjisë dhe Filozofisë. Ndërsa vepra e tij më e fundit , tashmë që është edhe pjesë e stafit Akademik të universitetit “Mehmet Vakëf Fatih Sulltan, u kushtohet veçanërisht zonjave të reja dhe titullohet “Ndihmë ! U dashurova” .

Fjala e autorit
Kur më pyesin se çfarë shkrimtari jam, jap një përgjigje të tillë:
– Nuk jam “shkrimtar”, “nuk mund të shkruaj”. Sepse shpesh , ngaqë tronditem e përmallohem , për muaj të tërë nuk mund të shkruaj as edhe një rrjesht të vetëm . Madje , shpesh më ndodh që me sy të njomur , në letrat e qullura prej lotëvë të mia papritur “gjej” disa tregime . E, megjithatë , asnjërit prej këtyre tregimeve nuk u dal për zot. Falë zotit , ato tregime që më janë shpërfaqur sheshit, duke përcjellë mirësi e njerëzillëk, më kanë mahnitur , sepse , me sa duket , nuk janë gjurmë të hartimeve të gjimnazit, por copëza jete që mezi presin të dalin në dritë.

Tregimi 1
“Shiltja”
Kur isha i vogël , sa herë që ngrihesha nga krevati, shikoja shummë jastëqe e shilte poshtë në dysheme.
-çrrëmujë! – I thosha nënës .
– U rrita, u martova dhe para ca kohësh jam bërë babai i një djali .
Im bir duket se më ngjan mua gjithandej , sepse natën bën gjumë të trazuar saqë ,
ndonëse tashmë ka mbushur 5 vjeç në kulmin e gjumit , në orën dy pas mesnate, rrezohët nga shtrati.
-Prandaj, kur lexoj suren Fatiha për nënën time të ndjerë , menjëherë shtrij jastikë të butë poshtë , anash krevatit , ku fle vogëlushi im.

Tregimi 2
Zemra e nënës
Një djalosh donte një vajzë zemërgure dhe dëshironte të martohej me të. Por vajza i vinte një kusht të frikshëm përpara:
-Dua ta mas dashurinë tënde, – i tha , – prandaj duaj të më sjellësh zemrën e nënës tënde që të ushqej qenin tim. Djaloshi u çudit përballë këtij kushti makabër që po i rrëqethte qimet e kokës, pastaj pas një ngurimi të gjatë i mundur nga ndjenjat , vendosi ta vriste nënën e vet . Nëna e tij , ndoshta ngaqë I realizohej dëshira nuk e kundërshtoi më të birin . Dhe fëmija pasi e vrau, e vendosi zemrën në një shami. Djaloshi teksa po vraponte për ta çuar në vend dëshirën e vajzës , u pengua në një gur në rrugë . Vtë ra në një anë , ndërsa zemra që ishte brënda shamisë fluturoi në anën tjetër. Nga dhimbja e shpirtit, dashur pa dashur, I rreshqitën prej goje fjalët : – “Ah nënushja ime !” Ndërsa nga zemra e nënës që tashmë gjendej në pluhur , por ende e paftohur, u ndje një zë tjetër :-Shpirti im , a mos u vrave ndokund?!

Tregimi 3
Shitësi i qumështit
(Ngjarja e mëposhtme u jetua me 17 Gusht në termetin e Sapanxhas. Por kjo nuk u shkruajt nëpër gazeta.)
Një burrë i moshuar , i tejkërrusur , po transportonte 2 gjyma të mëdhenj me qumësht :
– E solla qumështin, – bërtiste ai,- Qumështin , qumështin që dëshironit për të vegjëlit tuaj! Në atë çast një burrë duke dalë nga çadra i bërtiti: Ke luajtur mendsh . Duke u marrë me të vdekurit e të plagosurit do të fitosh para ?! I moshuari , me sytë e mbushur lot , ia ktheu –Nga termeti humba 4 nipër . Për ata e mola këtë qumësht ndaj, desha ta jap për ta pirë foshnjat që kanë mbetur gjallë .

Përktheu: Endrit Dardha