Këtu kam qënë gjatë gjithë kohës,Nga Elle Frederix.Perktheu nga anglishtja: Detiona Germizi

Këtu kam qënë gjatë gjithë kohës

Nga Elle Frederix

Perktheu nga anglishtja: Detiona Germizi

Ai e kishte pritur këtë. Ai gjithashtu kishte shpresuar për të, por akoma ndjeu një farë keqardhje. Ajo e kishte mbajtur veten. Përsëri. Ja tek ulet e vetme, në një restorant të klasit të lartë, e veshur me fustanin e saj të shkurtër të zi, të preferuar.
Kevin-i dalloi refleksin e saj në një pasqyrë dhe pa psherëtimën që doli nga goja e Catherin-ës dhe rregulloi flokët ndërsa u mbështet në karrige duke mbyllur sytë.
Ishte koha të bënte lëvizjen e tij.
Para se ajo të vinte re prezencën e tij pas saj, e kapi mbrapa qafe, gishti i tij i madh duke e ledhatuar poshtë veshit të majtë. Ndjeu pulsin e saj që rrihte, pa një buzëqeshje që përshkoi fytyrën e saj ndërsa u kthye të shihte mbi supe. Kevin-i bëri një hap anash saj dhe vështroi si buzëqeshja e saj u zhduk.
Duke iu shmangur prekjes së tij, ajo ngriti zërin. ”Cfarë bën ti këtu?”
Kevin-i vetëm i hodhi një vështrim të dhimbshëm, pastaj duke tundur kokën i tha, “hajde, le të ikim.”
Catherin-a ngriti supin dhe ktheu kokën nga ana tjetër. “Mu hiq sysh, nuk kam nevojë të më ruash”.
Ai hodhi shikimin te dy shishe të boshatisura uji që ndodheshin para saj dhe nxori kuletën që të linte pagesën në tavolinë. Më pas qëndroi aty për një moment, duke e vështruar atë në majë të kokës. Mendja e tij si zakonisht nuk ishte ne gjëndje as ta linte dhe as ta vazhdonte debatin e saj. Nëpër dhëmbë, tha, “po ke, dhe kësaj here po bëj gjënë e duhur”
Në një mënyrë a një tjetër ai e kishte ndjekur atë që kur ishin fëmijë dhe ajo gjithmonë e kishte kundërshtuar këtë gjë . Edhe pse ajo si një vajzë e pa rritur mirë që i pëlqenin lojërat e djemve, ose si një mjelmë në të cilën ishte kthyer tashme, gjithmonë kishte futur kokën në telashe dhe ai e kishte nxjerrë prej tyre. Megjithese deri shpejt, shpresonte që ajo e kishte parë atë jo me shumë se një vëlla të madh të besdisshëm, ai kurrë nuk e kishte konsideruar atë motër.
Problemi I Kevin-it ishte se sa herë që ishte përpjekur t’i tregonte asaj si ndihej, ishte tallur dhe si rezultat ajo kurrë nuk e kishte besuar.
Ai u përkul duke tërhequr karrigen e saj nga tavolina, muskujt e krahëve të tij duke u tendosur.
Ajo nuk reagoi ndaj tij. Në të vërtetë, Catherin-a ishte kokëfortë dhe u përpoq që të ngulte këmbë, por pas një debati te shkurtër, kuptoi që ishte e kotë. Duke psherëtirë e lejoi atë që ta ndihmonte dhe e ndoqi jashtë restorantit. Ecën pak pa folur, por Ai nuk kishte problem të lexonte mendimet e saj. Ajo kishte një fytyrë shprehëse dhe ai kishte vite që e përkthente.
Ndërkohë ai po hapte derën e pasagjerit të makinës. ”Hajde, futu Brenda.”
Ajo u shkeput nga ai dhe më pas u kthye, ngriti kokën, e vështroi atë në sy, duke mos thënë akoma gjë.
Kevin-i ndjeu ti dridheshin buzët. ”Cfarë? Akoma e nxehur me mua?”
Ajo mbështeti vithet në anë të makinës së tij dhe tundi kokën. Një pamje e trishtë në fytyrën e saj. ”Nuk jam e nxehur me ty. Jam e nxehur me atë cfarë bëj, jam e nxehur me veten time ose të paktën e pa kënaqur me veten” Zemra e tij u drodh ndërsa lotët filluan të rridhnin në faqet e saj. Cfarë nuk shkon me mua Kevin? Pse është kaq e vështirë për mua të gjej dikë i cili do të kujdeset për mua të paktën njëherë dhe jo të mendojë vetëm për veten e tij. Dikë që të kuptojë cila natë e javës është nata ime dhe cila është nata me çunat?”
Duke bërë një hap përpara, ajo mbështeti trupin e saj te i tiji, duart e saj rreth belit të tij, njëra anë e fytyrës së saj qëndronte pranë fytit të tij. Mjekra e tij u ul poshtë dhe me kujdes ai e mbështeti mbi kokën e saj. Ndërsa krahët e tij e rrethonin në shenjë rehatie dhe mbrojtje. Lëvizjet e tyre ishin të rrjedhshme dhe të natyrshme sikur të kishin qëndruar ashtu që shumë kohë më parë.
Catherin-a mërmëriti nëpër dhëmbë, “Nëse më bën ndonjë lojë ose tallesh, betohem që do të të kafshoj”
Kevin-i e kapi pas koke, e shtyu mbrapa dhe e puthi në ballë. “Nuk do të ishte hera e parë, apo jo? Dakord, nuk ka lojër,a as shaka, eja futu në makinë. Cdo gjë do te shkojë mirë, të premtoj”
Duke e kundërshtuar, Catherin-a tha, “ja ku kam makinën time”
Duke I ledhatuar lehtë kokën ai tha.”Kotele, të thash të hysh në makinë, tani futu.”
Duke u shkëputur nga duart e tij, gati duke mjaullitur si macja që sapo e quajti. i tha. “Mos më quaj mua ashtu dhe sa herë të kam thënë? Ti nuk je shefi im”
Duke qeshur, ai u përgjigj. “Nuk jam i sigurtë, por më kujtohet që ishe gjashtë vjec herën e parë që e ke thenë”
Duke kundërshtuar,me duar të kryqëzuara te kraharori dhe duke u shkëputur nga ai tha. “Gjithshka për të mirën time”
i dëshpëruar Kevin-i tha.”Mirë, nuk desha ta bëj këtë këtu, por nuk po më lë zgjidhje tjetër,” dhe në ato momente e mbështeti te makina duke përdorur peshën e trupit të tij për ta mbajtur, duke lejuar atë të ndjente një anë të dëshirës së tij dhe duke ditur që duhej ta bëntë të kuptonte qëllimin e veprimit” Pasi mori frymë thellë, ai tha. Ti je bërë pjesë e jetës time që kur ishe gjashtë vjece dhe unë isha tetë. Kështu që mund të them me bindje të plotë,nuk ka asgjë që s’shkon me ty, Ket. “Dhe bëri një pauzë” Doja të të dërgoja te parku afër vendit ku kemi jetuar kur ishim të vegjël. Isha 14 vjec kur për herë të parë të thash, dua të martohem me ty dhe ndodheshim në atë vend. Që prej asaj kohe të kam thënë katër herë dhe secilën herë ndodheshim në atë park. “Ai ndjeu që iu shpeshtua frymëmarrja dhe dëgjoi zërin e saj që dridhej ndërsa thoshte” Të thash nuk ka lojëra. Ti persëri po tallesh me mua.”
Kevin-i bashkoi ballin me të sajin “E dashur asnjëherë nuk jam tallur por ajo cfarë ndjej për ty më frikëson. Kështu që sa herë që jam përpjekur të ta them qëllimisht bëja të dukej si shaka por kam qënë serioz edhe kur isha 14 vjec. Cdo herë isha aty me zemër në pëllëmbë te dorës për të ta ofruar ty.” Catherin-a ia vendosi duart në kraharor dhe e shtyu duke e parë në fytyrë. “Cfarë po thua?”
Kapërdiu lëmshin që i ishte mbledhur në grykë. “ Mendoj që nuk të kam thënë akoma. Apo jo? Të dua Cat. Dua të bëhesh gruaja ime dhe madje kam menduar që ndoshta edhe ti me do”
E goditi mbi supe dhe duke e parë në fytyrë bërtiti dhe tha. “Budalla. Sigurisht që të dua. Pse nuk ma ke thënë asnjëherë?”
Duke qeshur, Kevin-i tërhoqi dorën e saj dhe e vendosi mbi trupin e tij. Duke afruar gojën drejt saj i tha. të kam kërkuar të martohesh me mua që kur isha 14 vjec. Cfarë don më tepër?