GABRIEL GARCIA MARQUEZ CMIMI NOBEL (1972) BIOGRAFIA. Perktheu nga anglishtjaENDRIT SHTYLLA

GABRIEL GARCIA MARQUEZ
CMIMI NOBEL (1972) BIOGRAFIA

Gabriel Garcia Marquez u lind më 6 mars të vitit 1927 në qytetin e Aracataca të Kolumbisë. Pasi Gabrieli lindi babai i tij u bë farmacist. Në janar të vitit 1929 prindërit e tij lëvizën në drejtim të qytetit Baranquilla, ndërsa Marquez qëndroi në Aracataca. Ai u rrit nga gjyshërit e tij nga nëna, zonja Tranquilina Iguaran dhe koloneli Nikolas Rikardo Marquez Mejia. Kur ai mbushi 8 vjec gjyshi i tij vdiq dhe Gabrieli shkoi në shtëpinë e prindërve të tij në Baranquilla ku babai qe bërë dhe pronari i farmacisë.
Kur dy prindërit e tij u dashuruan, prindërit e nënës së Gabrielit bënë një rezistencë shumë të madhe duke mos qenë dakort me zgjedhjen që kish bërë e bija, sepse Gabriel Eligio i ati i Gabrielit nuk qe njeriu që pati përfyturuar për vajzën edhe se Gabriel Eligio qe konservator si dhe kish famën e një Donzhuani. Gabriel Eligio e fitoi zemrën e Luizës me serenata, fjalë dashurie, mesazhe, letra deri sa i ati e largoi me qëllim që të ndante ciftin. Ata luftuan për dashurinë e tyre dhe më në fund prindërit e saj sidomos babai pranoi që t’ia jepte Gabriel Eligios vajzën për grua.
Që në moshë të re Gabrieli qe pak a shumë apo aspak i lidhur me prindërit e tij dhje qenë gjyshërit ato që patën një influencë të madhe në zhvillimin e tij. Gjyshi atë e thërriste me nofkën Papalelo qe liberal veteran i luftës 100 ditëshe, ai konsiderohej një hero nga liberalët dhe gëzonte një respect të vecantë. Gjyshi i tij qe mjaft i njohur për refuzimin për të mos ndenjur gojëkycur për masakrat e bananeve gjatë vitit kur Gabrieli lindi. Gabrieli e pati cilësuar gjyshin e tij si një litar që lidh realitetin me historinë. Gjyshi cilësohej gjithashtu edhe sio një tregues i mirë i historisë . Garcia Marquez morri shumë nga gjyshi ,duke ndjekur këtu si politikën që ndiqte gjyshi ashtu dhe ideologjinë liberale. Ai në një intervistë i tha një mikut të tij Plinio Apuleo Mendoza se gjyshi im qe njëliberal, ai më brumosi mua me ide liberale duke më treguar historitë e luftës civile. Gjyshja e tij zonja Traquillina Iguaran Cotes luajti një rol shumë të rëndësishëm në jetën e tij. Gabrieli tërhiqej nga mënyra se si ajo i trajtonte gjërat në mënyrë naturale. Ajo tregonte shumë histori me fantazma dhe me parandjenja të cuditshme, gjë që vërehet edhe në romanin që Marquez ka shkruar 100 vjet vetmi. Gjë që injorohej nga gjyshi. Ajo qe burimi i frymëzimit në mënyrën se si e shihte ai realitetin. Ai realitetet magjike, pamjet supernaturale dhe të tilla si këto ai i pati adoptuar duke i përdorur në romanet e tij. Marquez filloi karrierën e tij si gazetar ndërkohë që studionte për juridik në universitet. Në 1948 dhe në 1949 ai shkroi për El Universal në Kartagjenë. Më pas në 1950 deri në 1952 ai shkroi disa editoriale fantastike plot dell me emrin “Septimus” për një gazetë lokale El Heraldo në Barranquilla. Garcia shtoi se kur shkruante për El Heraldo paguesha 3 pesos për një shkrim timin. Gjatë kësaj kohe ai u bë një anëtar aktiv të një grupi gazetarësh të cilët njiheshin me emrin grupi i Barranquillas, një shoqëri kjo që i dha atij një inspirim dhe motivim gjatë karrierës së tij të mëvonshme. Marquez punoi me personalitete si Ramon Vinyes që të cilin Marquezi e skaliti në një nga personazhet e tij në romanin e tij të famshëm 100 vjet vetmi. Në këtë kohë Marquez krahasohej me figura të tjera botërore si Virginia Ullf dhe Uiliam Faulkner. Sidomos teknika e romaneve,temat historike të Faulkner influencuan te autorët amerikano-latin. Kjo eksperiencë i dha Marquez një edukim të lartë dhe hapi rrugën drejt një prespektive unike në kulturën Karabiane. Nga viti 1954 deri në 1955 Marquez shkoi në Bogota dhe shkruante rregullisht për gazetën El Espectador të Bogotas. Ai qe një kritik filmi në mënyrë shumë konstante gjë që rriti interesin e tij për filmin. Në 1994 ai themeloi me vëllain e tij Jaime dhe me avokatin Jaime Abello një fondacion të cilin e quajti “Neë Iberroamerican journalism Faundation” qëllimi i të cilit qe ndihmesa për gazetarët e rinj që të mësojnë me mësues si Alma Guillermoprieto ose Jon Lee Anderson dhe që ti stimulojnë rrugë të reja për të bërë gazetari. Marquez edhe tani është president i këtij fondacioni. Gabriel Garcia Marquez njohu Merceds Barcha e cila më vonë do të bëhej edhe gruaja e tij, por ata do të prisnin për t’u martuar deri kur të mbaronin shkollën. Kur Gabrieli u dërgua që të punonte si correspondent, Mercedesi e priti atë që të kthehej në Barranquilla. Ata u martuan në vitin 1958. Në vitin 1959 Mercedesi bëri djalë ku ia vunë emrin Rodrigo Garcia, i cili do të bëhej një regjisor filmi. Në 1961 Marquez fluturoi drejt jugut të Shteteve të Bashkuara duke u vendosur në Mexico City. Ai donte të udhëtonte drejt këtij vendi edhe për shkak se qe inspiruar shumë nga shkrimet e Faulkner. Pas tre vjetësh më vonë cifti u bë me një djalë të dytë që u quajt Gonzalo që u lind në Mexikë. Aktualisht Gonzalo punon si grafitdisanjër në Mexico City. Leaf Storm është romani i tij i parë dhe për ta botuar atij iu desh të priste plot shtatë vjet, e cila u botua në vitin 1955. Ai e konsideron këtë roman si një ndër më të bukurit sepse qe thotë autori I mbushur plot me sinqeritet dhe plot spontanitet. Kur qe 18 vjec Marquez donte të shkruante një roman të bazuar në shtëpinë e gjyshërve kur ai pati kaluar moshën e rinisë. Gjithsesi ai e la këtë ide derisa të vinte një kohë e përshtatshme dhe përgjigja për këtë gjë erdhikur ai qe duke udhëtuar me familjen për t’I cuar ato drejt Acapulcos. Ai e ktheu makinën mbrapsht duke u kthyer në shtëpi dhe duke filluar të shkruante. Ai shiti makinën e tij që lekët ti përdorte familja e tij përaq kohë sa ai të mbaronte librin . Atij iu desh shumë kohë për ta mbaruar librin , gjë që në këtë kohë gruas së tij iu desh që të merrte ushqim me lista sepse iu mbaruan paratë. Libri u botua në 1967 dhe u quajt ‘100 vjet vetmi’. Ky libër u bë një ndër librat më të shitur dhe më të kërkuar në gjithë botën duke u përkthyer në shumë gjuhë të botës. Ky libër jo vetëm që i dha famë ndërkombëtare , por e bëri që të fitojë edhe cmimin aq prestigjoz, atë Nobel në vitin 1972.Pasi shkroi 100 vjet vetmi Garcia Marquez u kthye në Evropë, por që tani ai do të sillte edhe familjen e tij me veteqë të jetonin në Barcelonapër shtatë vjet. Popullariteti I solli atij mundësinë që të takohej me shumë personalitete të njohur të kohës. Dashuri në kohën e kolerës u publikua në vitin 1985. Kjo histori kaq e bukur dashurie që e bëri atë akoma më të famshëm u bazua në dashurinë e prindërve të tij. Ai shpjegon në një intervistë se diferenca e vetme qe se prindërit e mi qenë martuar. Kjo histori është bazuar në një histori të ndodhur në Amerikë ku 2 pleq rreth të 80-ve takoheshin gjithmonë në Akapulko.Ata kishin dalë njëherë me varkë dhe u vranë nga person që i goditi me rremat e varkës.Pas vdekjes së tyre historia që patën përjetuar ato më integroi mua që të shkruaja këtë roman shtoi Marquez. Në vitin 1999 Marquez doli se qe sëmur me kancer,por që pas një kemioterapie që ai pati bërë doli se qe e suksesshme e cila e bëri më mirë atë. Ky eveniment që ndodhi në jetën e tij bëri që aib të shkruante kujtimet e tij.Në vitin 2002b pas tre vjetësh ai publikoi “Living to tell tale’, volume i tij i parë triologjik me kujtime.Në 2000 një gazetë peruviane ditore publikoi lajmin e gabuar se Marquez pati vdekur. Një ditë më pas gazeta të tjera ripublikuan poemën e tij të njohur “La Marioneta’ që për një kohë të shkurtër u mohua nga Marquez. Në vitin 2008 ai botoi ‘Memories of my melancholy ëhores”një histori midis njën 90 vjecari dhe një konkubine që shkaktoi në Iran shumë protesta. Në maj të 2008 pati deklaruar se do të hiqte dorë së shkruari por që më vonë do të dilte një lajm tjetër ku theksohej se ai po mbaronte një roman të ri që fliste për dashuriqë akoma s’I kish dhënë një emër e cila pritej të botohej në fund të vitit. Gjithsesi agjenti i Marquez deklaroi për gazetën Tercera se autori pra Marquez muk kishte gjasë të shkruante përsëri.

Përktheu nga anglishtja
ENDRIT SHTYLLA