Atëherë kur më rrëmbyen ëndrrën!Tregime nga Ermelinda Pashaj

Atëherë kur më rrëmbyen ëndrrën

Tregime nga Ermelinda Pashaj
Po bënte kohë që zhgënjimi kishte hyrë në shpirtin tim, i ulur këmbëkryq dhe s’po donte të largohej, mik besnik, më shoqëronte në çdo hap që hidhja dhe në çdo rrugë që nisja . Shpesh kryqëzohej nëpër rrugicat e mendjes duke nxjerrë mbi të një pisllëk mendimesh. Mburosën zemrën! Gjymtuan forcën! Zemra rënkon me zërin e shuar sepse dhimbja buzës ia ka plagosur fjalën, ndërsa ky rënkim tha më shumë se britma. Muret e gjymtuara nga zhgënjimi euforinë zërit ia ndalën, i cili ishte në kërkim të suksesit. Sa herë këmbët kërkonin një tjetër rrugë dhe zemra e kishte një hap larga fitoren, ai më prekte. Po, po më prekte! E thyer nga sfilitja mundohem te gjej një kthesë, të vetmen mënyrë për të flakur zhgënimin. Si për çudi rrëzohem! Fundosem në humnerën e disfatës, pa asnjë arsye. A ishte ajo dëshira për të bërë diçka të dobishme njerëzimit?! Apo ishte dashuria për profesionin ?! Mendoj se ishin të dyja , ndaj dhe zemra ishte shumë luftarake. Një luftë dështake që nuk i solli aspak dobi, por e robëroi me gjembat që lëshonte zhgënjimi. Vendbanimi im u duk se ishte ferri, sepse parajsa kishte kohë që më kishte kthyer shpinën. Zhgënjimi me vjen ngadalë dhe më pyet : -a u vrave? S’ka gjë me ke mua pranë! -vazhdon ngushëllimin . Habitem! Habitem si e merr atë guxim e më jep dorën të ngrihem prej humnerës, por më tepër më çuditi vetja, si pranoi të ngrihet perj dorës që lëshoi zhgënjimi?! Po unë ngrihem, ngrihem nga zhgënjimi dhe më pas të dy të heshtur vazhdojmë rrugën . Më vështron dhe buzëqesh , një buzëqeshje që më dithëroi rrahjet e zemrës. -Ec drejt se diçka e mirë të pret! – më flet zhgënjimi tani butësisht. – Mos u shqëteso, në këtë jetë nuk ka sukses nëse nuk rrëzohesh! –kaq më tha ai dhe u largua…

9. PO TË PRES MOTËR
Sa më mungon motra ime. Sa mall! Jo vetëm për ty, por për të gjithë kohën që kalonim bashkë. Kohë e artë. Sa doja ta riktheja vetëm për pak çaste dhe t’i ndaja me ty këto kokoshka. Jam e vetëm pranë prushit tëoxhakut e po mendoj. Jashtë është një acar i pamëshirshëm. Era, përplas dhunshëm gjethet e fundit tëmbetura tek-tuk në ndonjë degë peme. Të zverdhura nga të ftohtët ato rendin drejt tokës, në kërkim të njëstrehe të ngrohtë për t’i shpëtuar acarit të pashpirtë. Gjethet janë të vetmet që kanë pushtuar rrugët, edhe kalimtarët e fundit u larguan. Duket sikur jeta ka ndalur, edhe pse nata ende nuk ka hedhur perden e zezë. Si gjithmonë në çdo strehëz pushtetin tani e ka marrë kafeja dhe thashethemet, jane mikeshat e netëve dimrore. Ka edhe nga ata që pjekin kokoshka, si unë. Eshtë një mënyrë për të kaluar kohën apo për t’u lidhur me kujtimet. Rituali im i vjetër në çdo ditë të ftohta dimri. Dikur i piqnim bashkë motra ime, a të kujtohet?! I piqnim, i hidhnim në pjatë, uleshim pranë oxhakut dhe kuvendonim. Edhe sot të njëjtën gjë po bëj, por vetëm. Çdo kërcitje e misërit më sjell një kujtim për ty. Aroma e tij ka pushtuar gjithë dhomën, por mua s’po më tundon, s’kam dëshirë t’i provoj, me duket sikur sot nuk kanë shije. Ndoshta u mugon kripa, ashtu siç mëmungon ti mua. Po unë ty a të mungoi, me thuaj?! Motër a po i ruan kujtimet?! Janë të vetmet që na mbajnë afër në këto ditë largësie. Edhe pse larg zemra ime të ka shumë afër, i ndjen në çdo çast rrahjet e tua, po zemra jote çfarë thotë ? Teksa ngrihem dhe rrëmbej një masë kripë për t’i përkëdhelur kokoshkat, një zë i brendshëm më pyet: ti kur do të vish të kuvendosh me mua? Kokoshka po presin në vendin kur ti rrije dikur, a do vish, më thuaj?! Eh sa dua!. Sa do doja të ishe sot pranë meje. Jam e bindur se dhe zemra jote e do këtë, po s’mundet. Eshtë larg, shumë larg, në dhe të huaj. Në telefon më the se së shpejti do të vish, unë këtu jam po të pres motër. Era jashtë po vërshëllen, furishëm hapi edhe flegaret e dritares. Ti nuk erdhe t’u vendosje qepenin, ndërsa unë si atëherë edhe sot harrova. Fryma e saj e shuajti flakën duke lënë pas tym dhe hi. Nxitimthi e mbyll, por dhoma tani u bë akull, po ashtu edhe trupi im. Hedh sytë nga ora e murit, akrepat e saj shënuan dymbëdhjetë, u bë vonë . Sa gjatë qëndruam duke biseduar! Tani më duhet të fle. Ikim! Eja nesër, po të pores këtu pranë prushit të vatrës. Natën e mirë motër!