Arsimi në Shqipëri! Nga Borlinda Bardhi.

Arsimi në Shqipëri

Nga Borlinda Bardhi

Qysh kur rilindasit shqiptar shkruan tekstet e para të mësimit të gjuhës shqipe në fund të shekullit të nëntemdhjetë e në vijim, arsimi shqiptar ka shprehur identitetin dhe kulturen europiane të kombit tonë.
Mijëra mesues atdhetar, pedagogë dhe profesorë të shquar kanë vënë shpirtin e tyre pas cdo shkronjë dhe fjale të gjuhës shqipe.
Ata kanë hedhur themelet e arsimit shqiptar në kushtet e përndjekjes së perendorisë osmane, më vonë në kushtet e pushtimit të rëndë serb në dy të tretat e hapsirave shqiptare, pushtimit fashist në kohën e Luftës së Dytë Boterore dhe me vonë në rrethanat e ideologjizmit të skajshëm të shkollës nën regjimin komunist, i cili kishte shpallur parimet e marksizëm-lelinizmit si busul orientues të arsimit.
Arsimi në Shqipëri ka pësuar ndryshime në varësi të rrethanave politike të kohës duke shkeputur shpesh vijimsinë dhe origjinalitetin e themeluesve të tij. Po kështu në varësi të politikave të ditës, kanë ndryshuar jo rrallë edhe qellimet kryesore të edukimit të tij duke iu shmangur kështu synimit të tij kryesor, edukimit kombëtar, me frymë europaine.
Misioni patriotik i arsimit në Rilindje, u vijua me një arsim utiliar të orientuar mirë sipas praktikave perendimore në kohën e Monarkisë shqiptare.
Pas ndryshimeve të imponuara gjatë Luftës së Dytë dhe makthit fashist për një përendori të tretë të Romës hyllia në të cilën ra dhunshëm edhe Shqipëria, u pasqyrua e impnuar edhe në arsimin e kësaj kohe. Përhapja e arsimit shqip në të gjitha trojet etnike shqiptare ishte i vetmi zhvillim domethënës i kësaj periudhe, zhvilim i cili do të kishte ndekim në këto hapsira edhe për shumë dekada më vonë.
Arsimi gjatë perudhës së socializmit iu përshtat politikave të Partisë Komuniste të krijimit të njeriut të ri, me botëkuptim proletar. Ky arsim ndërsa vinte në pikëpyetje arritjet e mëparshme të arsimit shqiptar, u kundërvihej me mburrje praktikave të shkollës perendimore. Stili pedagogjik lindor u përpoq t’i ndërronte temperamentin arsimit dhe pedagogjisë shqiptare, edhe pse hasi në rezistencën e fortë e substratit perendimor shqiptar. Shkolla lindore, me ashpërsinë dhe kufizimet e veta natyrisht që la gjymë në arsimin tonë.
Natyrisht që pas ndryshimve demokratike të 22 marsit 1992, arsimi në Shqipëri u depolitizua, duke u kthyer në shtratin e vet natyror, edukimin.
Kriteret përjashtuese ideologjike për një numër të caktuar kundërshtarësh politikë, që ishin përcaktuese përgjatë 50-vjetëve të regjimit totalitar ranë, duke e bërë shkollën si një mundesi për të gjithë, të hapur dhe si një mundësi reale, pavarësisht besimit politik.
Sido që në rrethana të veshtira ekomonike dhe pa infrastrukturen e nevojshme, arsimi iu rikthue praktikës më të mirë perendimore si një tregues i fortë i identitetit tonë europian. Gjatë këtyre 23 vjetëve të fundit ky arsim ka njohur shumë reforma bazuar në programet e qeverive që kanë alternuar pushtetin, shpeshhere duke e demtuar atë dhe vijimsinë e këtyre reformave. Pavarësisht kësaj, në thelb këto reforma kanë synuar promovimin e vlerave dhe praktikave evropiane, të bashkëpunimit, të tolerancës, të kompetencave kyçe dhe të vlerave të tjera perendimore.
Gjatë këtëyre 23 viteve të fundit një pjesë shumë e madhe e studentëve shqiptarë kanë studiuar dhe vijojnë të studiojë jashtë vendit, janë hapur shumë shkolla ndërkombëtare në vend dhe arsimi privat konkuron me atë publik bazuar në vlera dhe risi.Kurrikula arsimore bazohet në vlerat më të mira perendimore dhe shumë tekste janë përshtatur nga angishtja apo gjuhët tjera të rëndësishme. Kjo u ka lejuar studentëve shqiptarë të jenë të barabartë në marrjen e njohurive shkencore me bashkëmoshatarët e tyre në Europë dhe SHBA.
Kohët e fundit miratimi i një ligji të debatueshëm për Arsimin e Lartë, sido që përbën një përpjekje për të përmbushur standardet europiane, ka lënë pas shumë mosbesim në qarqet akademike dhe studentore.Fakti që ky ligj ka ngjallur shume pikëpyetje për të ardhmen e arsimit publik dhe favorizimit në mënyrë të njëanshme të arsimit të lartë privat, ka bërë që studentët të protetsojnë herë pas herë para selisë së qeverisë.Por arsimi shqiptar po ballofaqohet edhe me sfida të tjera.Levizja e popullsisë dhe migrimi i brendshëm, ka patur për pasojë boshatisjen e shumë shkollave në zonat e thella rurale në veri dhe në jug të vendit. Rënja drastike e numrit të nxënsve ka imponuar hapjen e klasave kolektive, duke nxjerr në pah edhe mungesën e mesuesve të specializuar. Biles edhe mungesën fare të mesuesve më arsim përkatës. Shumë femijë, sidomos vajza, kanë braktisur shkollën në ciklin e lartë të sistemit parauniversitar, për shkak të distancave të largëta të shkollave 9-vjecare apo të mesme dhe mungesës së sigurisë.Në shumicën e objekteve shkollore në vend mungon sistemi i ngrohjes, kapacitetet e nevojshme mbajtese dhe baza laboratorike. Ky fenomen shënon një regres të arsimit tonë. Procesi i integrimit në BE dhe marrëveshjet e arritura për anëtarësim janë tregues të qartë edhe për institucionet tona, për angazhim të përshpejtuar në drejtim të plotësimit të standardeve dhe të përshtatjes ndaj kërkesave paraprake për anëtarësim. Edhe pse arsimi ynë nuk paraqitet në kuadrin e kushteve formale për anëtarësim në BE, sërish, për t’u integruar, konventat e ndryshme në fushën e arsimit paraqiten si standarde të domosdoshme.