Përktheu ,Arjan Kallço. Tregim dhe poezi.

Memoria është për njerëzit që e meritojnë atë
FRANCESCO BELLUOMINI lindi në Viareggio në vitin 1941 dhe jeton në Lido Kamaiore, Itali. Ka shkruar shumë vepra poetike, numëron rreth 15 në karrierën e tij mes të cilave mund të përmendim Sytë e Gubias, Në hirin e brigjeve, si dhe një sërë romanesh si Hiri i hequr, Në thatësirën e barit, Dritarja mbi det. Shumë shkrime të tij janë botuar në antologji, periodikë dhe revista të specializuara. Është themelues dhe president i Çmimit letrare Kamaiore.
Një poet në morinë e spuntove e që më pas shndërrohet në vargje, një vend të veçantë ia kushton memories së vet, jetës dhe historisë së tij, në çdo hap që hedh në jetë, me fitoret dhe dështimet e veta, me të mirat dhe të këqiat. Në jetën e tij, ashtu si dhe në jetën e çdo njeriu, i gjithë rrugëtimi i sjellë në vargje, përveç se kronikë besnike e realitetit, është histori dhe kjo histori në vargje, mban vulën e kohës në të cilën autori jeton. Dhe kjo do të quhej me të drejtë histori, si historia e ditarëve që, edhe pse kanë kaluar shekuj, përsëri na mahnitin me ngjarjet, personazhet dhe gjithë ato copëza ngjarjesh që gërshetohen me jetën e njerëzve të tjerë që na rrethojnë. Pas kaq kohësh ende na befason pasuria e datave, e atyre detajeve, herë të shumta, herë të vagëta dhe për më tepër shenjat që ato lënë tek ata që jetuan me to, që i ideuan dhe realizuan, pavarësisht nëse luajtën rol pozitiv, ose rolin për të cilin synonin. Por momoria merr karakter më të gjerë, kur në mes vargjesh fshihen edhe miq, njerëz që vërtet e meritojnë të kujtohen nga shoqëria, sepse me jetën e tyre japin shembuj konkretë, sesi duhet jetuar jeta, sesi duhet dhënë kontribut për progres dhe zhvillim, por më e rëndësishmja, sesi duhen zhbiruar të vërtetat e mëdha të historisë së një kombi, duke i dhënë mundësi vetë historisë të jetë sa më e drejtë me të gjithë njerëzit, për rolin dhe vendin e tyre. Por vargjen marrin peshën e kohës, kur ndër to gjejmë ideale të mëdha për kombin, për të ardhmen gjithnjë dhe më të bukur, më të drejtë dhe dinjitoze, ku secili ta gjejë pasqyrën e vet me të cilën të shihet çdo ditë. E për autorin tonë disa emra personalitetesh nuk mund të mos jenë pjesë e ditarit të tij, pasi janë ata që i dhanë shtysa vetë artit dhe kulturës, shkencës dhe jetës. Në penën e tij kalojnë poetë, miq, aktorë të një hsitorie të kulturës që edhe sot flasin për kurajon civile, për pjesëmarrjen e padiskutuar në ndryshime epokale, për mençurinë që i udhëhoqi dhe që duhet të na udhëheqë edhe ne sot. Nuk besoj se ka njeri të dashuruar me kinemanë dhe të mos e njohë të madhin Pazolini, kontributin e tij, saktificën, vërtetësinë me të cilën guxoi të fliste dhe burracakërinë e atyre që, pas skutave të errëta të së keqes, thurrnin fate tragjike për të. Kanë kaluar vite, por përsëri jeta dhe puna e tij janë drita e çmuar që na tregon se një shoqërie mund t’i japësh pushtetin që meriton, por edhe që nuk meriton. Nëse i ke dhënë të dytën, atëherë detyrimisht duhet të prersësh vlerësimin, reagimin dhe gjykimin. Pra, poeti me këto poezi kërkon të sjellë në vëmendjen e të gjithëve ata njerëz që vërtet e meritojnë mirënjohjen e njerëzve, të kombit. Poeti Beluomini e di detyrën e vet si qytetar, si poet dhe si njeri që në morinë e njerëzve duhen përgjedhur pikërisht ata që janë formuesit e ndërgjegjies sonë, ku disa ide të mëdha iluministe të marrin gjithmonë kuptim dhe të kenë gjithmonë jetë. Ky është një cikël që vetë autori më propozoi që ta sillja në gjuhën shqipe. Shpresoj që të gjithë t’i kuptojnë dhe shijojnë mesazhet e tij të qarta, të rëndësihme dhe të forta. Arjan Kallço

1.
Ah, sikur të kisha mundësi
të këputja një lule
në kopshtin e ndaluar për Amelian*,
ta largoja nga mërgimi i gjatë
pas epopesë familjare.
E pashë më parë sesa ushqimin,
Si macja që më pas e kërkonte
Me mjaullima nga sipër, sepse tasi
Ishte bosh. Të mund t’i flisja për forcën
E vargjeve të saj me gjuhën therrëse
Aspak femërore dhe për zërin
Në ngjirjen e fonestizmit francez.
Shpresoj ta kujtojë atë botë
Koprace, e cila pak i jepet
Atij që nuk sjell pajë të rastit, por
Uroj ta kënaqë këtë lule
Si dedikim të përjetshëm me homazhe.
* Amelia Rosselli – poete italiane
2.
U largove…por agu lindi i qartë
Lindi dhe një diell pa lotë.
Një fakt që na bashkon, asnjë lëshim
Ashtu si lufta që bashkë po bëjmë.
Historia, e pakicës, nuk i përfshin
Tabogët, të paftuarit e fjalës:
GjysmëOlimpi i ka duart me kallo
Ato që nuk djersiten në sallone.
U largove duke lënë shpatimin prej letre
Ironinë tënde që dhemb, menefregizmin tënd
Të njeriut mes njerëzve. Nuk të prisnin
Dhe tani mos i prit të përtejshmit e jehonave:
Këmbanat për ne bien vetëm për vdekje.
Kush e di përse bota, cilat arsye
Rrafshimi i shkallëve…
Një lidhje e rënduar nga pesha ime
Nga njerëzit, nga turpi i qënies sime
I patundur, por nuk na duhet vdekja
Që ta prishim miqësinë.
*Dario Belecas – poet italian
3.
Pa shiko – miku im – sa pështjellim
Nga lodhja në zërin tonë
Sapo imazhet e dukshme
E braktisin pritjen e njerëzve.
As edhe në debatet e përbashkëta
Nuk i kthyem shikimet tona agjëruese
Duke preferuar djallin e pranishëm
Sesa atë farë nsotalgjie kokëfortë.
Mes të gjitha ilaçeve të dhëna
Kënduam për agoninë e të sëmurit
Duke e zbukuruar me shpatime dytehëshe
Lidhjen e ngushtë të hapësirave.
*Isak Singerit – shpikës amerikan
4.
U shndërrua në pluhur dhe rrecka
Jetësia e trupit me goditje kamzhiku
Prej duarve të nxjerra mhilli, të dytat
Të atyre që, në heshtjen e të poshtërve
Zërit tënd ia mbyllën gojën me bërtitje.
Nuk i gjykova, as i gjykoj ato gjeste
Me motive kryqëzatash, viktimën
Pafajësi të vrasjes së supozuar.
Nuk e gjykova, as e gjykoj afshin
E poetit prej vdekjes sublime, drejt
Tharjes së lules në 1001 nëtë
Natyrë grabitqare prej vampiri
*dedikuar P.P.Pazolinit
5.
Kujtoj tek njeriu besnik që njoha
Krenarinë e partizanit të vjetër
Dhe fjalë që nuk dhembin i kushtoj
Të mbledhura në çastin e ndarjes,
Edhe pse i prirur dhe me edukatë.
E di sesa rrjedh uji nën ura
Dhe sa rebel ishte mjerimi
Pasi e gjithë jeta kaloi
Qysh kur pashë dritën në telashe.
Në furinë e shpalosjeve të kuqe
U preh duke pritur dhe e përgjakur nëna ime,
Që lutej vafteve dhe luftonte;
E gjitha ishte një thirrje e mijëra zerave
Mes djersës dhe grushteve të mbyllur
tek më lindtte.
Por hapësira e qëndrueshme e krenarisë
E shën on njeriun e artit, poetin
I pazbutur kurrë me sonete romane
Dhe intelektuali pa keqardhje,
Pa peshën e ndarjeve ideologjike.

Dhe në largimin e tij shoh atë akull
Që e ftoh zërin e poetit
Që e braktis respektin tim
Mes vlerash që e mbështjellin pasionin,
Pas mohimit e imja është apatia
Që e ashpër dhe e qartë poshtë nesh
Dergjet përgjithmonë.
*Antonelo Trombadorit – gazetar, kritik
Kur na largohet një mik
Më fal – miku im – kur nuk e shpreh
Me dhimbjen që ka marrë fund braktisjen e
Tokës prej trupit tënd e nëse harxhoj
Gjithçka për vajzat e tua, për Rafaelën,
Por edhe për vajzën e vogël
Pavarësisht se lek kam pak.
Për ty Alberto nuk janë të nevojshme
Fjalët e lamtumirës : historia jote
Tre pesëvjeçarë të udhëtimit tënd aventurë
Në Kamaiore, esetë e tua, poezitë e tua
Humanizmin e njeriut në lidhje
Me botën për zënkat e zjarrta
Do ta ndalin fikjen e fanarit
Të emrit tënd. Ashtu siç mbetesh
Plot jetë tek kuptoj ditët e mia,
Në ato të fshehura nga skoriet
Pushtuese me përditësi të pakuptueshme.
Këtë natë karrikja mbetet bosh
As nuk shkuam si zakonisht në lokal
Ver ën e bardhë fshehurazi
Por nuk përhumbem hapash të hapave të mi
As mënyra e kujdesshme që t’i shafq.

Përktheu Arjan Kallço