Ali PodrimJA POETI MERITOR I KOMBIT Shkruan: Mr. NEZIR BEQIRI

Ali PodrimJA POETI MERITOR I KOMBIT

Shkruan: Mr. NEZIR BEQIRI

Shkrimtari, poeti, prozatori, pishtari i lirisë shqiptare, kolosi i shkronjave shqipe ishi ju Ali Podrimja dhe do të jetosh për gjitherë me kombin, aty ku flitet e shkruhet e mendohet shqip. Meritorët si ju mbasë vetes lënë shumë dituri e ju ishit memorja e gjithë kombit shqiptar. Shqiptarët mbetëm pas jush me plot vargje e fjalë të urta të një vizionari largëpamësi si që ishi ju Ali Podrimja, lodhjen nuk e ndije kurrë se ishe i fortë po si çeliku e me zemër të fortë si hekuri. Mendje jote Ali Podrimja fuqi plotë meditonte jetë gjatësinë e gjitha të mirat për shqiptarët dhe shumë e ëndërroshe lirinë e Kosovës që në kohët më të vështira, Ju Ali Podrimja keni lënë testament shumë vargje diturie ku ndër të shumta poezi që sot kemi në duart tona, si vargu i juaj në rreshta të artë:“Kosova është gjaku im që nuk falet” dhe “Unë Biri yt” Po këto vargje i thurre me shumë zgjuarsi, që këto ishin si pikënisje e gjithë djalërisë për lirinë e atdheut për çlirim që mungonte plot 100 vjet në këto troje dardane.Këto vargje fuqiplot ishin dhe betimi i Ushtarëve të shenjët të lavdishmës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ju ishit si parafjalë në gjdo moment në vijat e para të frontit për fitore të reja, fjala e jote kishte jehonë anembanë Kosovës Shqiptare për lirinë, se shumë shpejt do të vije, me ju oh melosi i alfabetit të gjuhës shqipe.

Frymzimi i juaj ishte se për Kosovën nuk ka çmim, po Kosova është gjaku që nuk do të falet kurrë, kjo ishte arma kundër armikut, ishte penda e tij fuqiplote, që rriste shpresat se Kosova është dhe do të mbetët e shqiptarëve, dhe gjaku i saj jo jo nuk falet kurrë se është i skalitur lartë në flamur me shqiponjën dy krenare.
Unë biri yt
Unë biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura
T’i njoh ësndërrat, erërat e fjetura me shekuj.
Ti njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet,
t.i njoh lindjes e bardha, caqet e tua të kallura;
ta di gjakun që të vlon në gjë,
dallgën kur të rreh neteve t,pagjumta
e të shpërthejë do si vullkan
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë,
unë, biri yt.

Në këtë poezi poeti i këndon Kosovës. Ndërsa në vargjet “Unë Biri yt” këtu është një dëshmi shumë e gjallë, se unë Kosovë jam biri ytë që për asnjë moment nuk të lë vetë kjo është fortifikata e Ali Podrimës, mbrojtja e tokave e trojeve dardane se për mëmëdhen unë do të jemë unë biri yt gjitherë në mbrojtje të atdheut.Ali Podrimja është Homeri shqiptar ishte i dashur për gjitha moshat, pa dallim por ishe dhe i dashur anembanë trojeve shqiptare, ku ndër të tjera ishe udhërrëfyes i shumë nismave mbarë kombëtare.Penda jote nuk ndalej dotë po dhe atëherë, sidomos gjatë luftës së fundit të Kosovës por mesazhet e juaja nuk u ndalën së jehuari se tregimet e juaja ishin shkëndija e lirisë se ajo është shumë afër dhe ajo posa do të duket në horizont, në rreshtat e juaja poetikë e do të gjenim dhe trimërin e juaj, po si nderohet e dashurohet atdheu, në klasët e para kur ishim fëmijë si zë bilbili i kishim vjershat e juaja plot gjallëri e plot begati, për dashurinë ndaj jetës, e ndaj dijës ishin mësimet e tuaja oh Mëuesi ynë Ali Podrimja. Ali Podrimja ishte i palodhshëm, ishte fjalë ëmbël, e gojë artë, nuk kurseu nga vetvetja asgjë në të mirë të kombit shqiptar. Ali Podrimja kishte një forcë energji të mrekullushme dhe kishte një respket për gjithë shoqërinë gjithë shqiptare. Fjalët e tija ishin të ngrohta si gjdo herë që fliste mendonte shumë e fliste si një mendimtar i rrallë se fjalët e tijë kishin vendin meritor ashtu si dhe vetë ai i madhi që ishte Ali Podrimja.

Ali Podrimja ishte i pasur me një dije të rallë dhe dëshira e tij e kahmotshme, ishte që populli shqiptar të jetë sa më shumë i arsimuar sepse dije thoshte nuk ka kufi, e kufit, me pend do të shkatrrohen një ditë që qëllimi i tij ishte të mos ketë kufi ne mesin e shqiptarëve por dhe alfabeti i gjuhës shqipe të jetë në gjdo mendje të ndritur të kombit unifikues. Në këto ditë korrikut ne humbëm një poet, humbëm një letrar, një krijues, një arsimdashës, të cilën humbje shumë kohë do të shkojë e nuk do të mundemi të riparojmë, se truri i kombit na iku atëherë kur na duhej më së shumti, se punoi dhe veproi për të shijuar rritën e Kosovës, e cila po frymëzonte, po me fjalët e të madhit tonë Ali Podrimja. Ali Podrimja ishte zëri i atyre që ranë dëshmorë, që shumë e deshtën Kosovën e nuk e pritën lirinë ai thurte vargje dhe ju dërgonte të falat e populllit të tijë se Kosova po e gëzonë lirinë. Vdekja e trurit kombit e shpirtit e të madhit Ali Podrimja gjithë kombin e lëndoi, e tronditi në gjithë hapsirat mbarë shqiptare, ishte një e pa pritur që vdekja e tij është një humbje e madhe për mbarë kombin. Vdekja është një proçes që nuk ndalet por vdekja e poetit vizionarit të shqiptarisë, është një humbje e pa kopenzueshme, për mbarë letërsinë shqiptare. Ali Podrimja fizikishtë është duke munguar në mesin tonë, por do jesh në zemrat tona shqiptaree i pranishëm në gjdo pjesë të atdheut. Ju Ali Podrimja ishit një atdhetarë i pa lodhur e shumë pakë gjumë në sy kisht bër, se vetëmse kishe një kurajo e forcë e vision e qëllim që të thurrë sa më shumë vargje e të mbjellte fidane për kombin shqiptarj, aty ku nuk kishte më pare. Vargjet e tij ishin flakadan i pa shuar që rezultat i tyre na erdhi liria se ju forcuat, gjithë armatën e rinisë shqiptare me dije e zgjuarsi se si duhet mëmëdheu. Dhimbja jonë për ju do të jetë e përjetshme dhe është e pjestuar me gjithë kombin emri juaj e portreti juaj, vepra e juaj madhështore gjigante nuk do të vdes kurrë asnjëherë, por ato do të jenë për jetë të skalitura në mesin e flamurit e në idealin e kombit shqiptar. “Qoftë i përjetshëm kujtimi për ju oh Engjulli i Kombit Shqiptar, oh i madhi Ali Podrimja” Rilindasit si ju Ali Podrimja e si Naimi e Sami Frashëri nuk vdesin kurrë por rilindin përsëri në mbarë hapsirat ku aty flitet e shkruhet e jetësohet gjuha e ëmbël shqipe. Ali Podrimja veprat e juaja me vargje plot janë përkthyer në 23 gjuhë të mbar botës liridashëse, kjo është një vlerë mbar kombëtare të cilat jehuanë në Evropë e në mbar botën civilizuese se ku gjindet kombi shqiptar dhe në çfar periudhe të shtypjes përjetuan shqiptarët gjatë rrugës së tyre për liri.Ju ishit emblema e kombit ishit kolosi i letërsisë shqipe. Gjithçka që shkruajm për ju Ali Podrimja po të flasim me muaj të tër, është vetëm se fillimi për ju se ju meritoni merita të larta.Ju jeni pikënisja e gjithë lumturisë të mbarë një kombi si që është populli paqësor shqiptar. Ne shqiptarët ishim me fat që e kishim njeriun e çmuar të alfabetit si që ishte Ali Podrimja, por vepra e tij liridashëse, asnjëherë nuk do të shuhet por ajo do të rritet e rilindet, e do të lartësohet ashtu si që ishte ai i madhi me zemër e mendje, bilbili i Kosovës së Nënës Shqipëri. Në shenjë respekti për madhështorin e letërsisë së gjuhës shqipe Ali Podrimja në përvjetorin e dytë të vdekjes së tij, në qytetin e bukur të Gjakovës u ngrit busti i të madhit Ali Podrimja dhe po në këtë qytet është emërtuar sheshi me emrin e poetit që do të jetë një testament i përjetshëm për gjithë kombin shqiptar. Ali Podrimja jeni pishtari i letërisë e kulturës mbarë shqiptare, vepra jote do të kujtohet gjithmonë, dija e kujtimi për ju do të na shërbej se si nderohet atdheu dhe si vdiset për atdhe për gjithë gjeneratat që do të vijnë, qoftë i përjetshëm kujtimi për ju oh Engjulli i Kombit Shqiptar, oh i madhi Ali Podrimja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *