EDITORIAL: Historia po perseritet !!! – Nga Sabri Maxhuni Novosela

Letër e hapur Ramush Haradinajt, Jakup Krasniqit dhe Fatmir LimajtHistoria po përseritet !!!

Nga Sabri Maxhuni Novosela

O Ramush, Jakup e Fatmir, a jeni të vetëdijshëm se çka po bëni ?!!! 
Kjo vërsulje kundër miqve euro-amerikanë, shpëtimtarëve të popullit shqiptar, është vetëvrasje kombëtare !!! 
A po e dini se jeni në kurthin e konspiracionit antishqiptar sllavo-grek ?!!! 

A po e dini se historia po përseritet. Kështu ka ndodhë gjatë tërë historisë, sa herë që sadopak iu është lëshuar fryma shqiptarëve prej sllavo-grekëve, menjëherë janë nxitur që të vërsulën mu kundër atyre që kanë kontribuar, më
së shumti që shqiptarëve tu lirohet frymëmarrja !!! 

Historia po përseritet. Kështu ndodhi pas Kongresit të Berlinit (atëherë kur u shpëtua aq sa mund të shpëtohej), që arriti t’i ndryshojë vendimet e Marrëveshjes së Shën Stefanit, kur paten marrë fund territoret shqiptare, duke u pushtuar nga sllavo grekët; Kështu pat ndodhur pas tradhëtis së madhe që iu bë Kuvendit të Taksimit, kur iu hapë rruga Aleancës Ballkanike për të ardhur Ushtria Serbe deri në Durrës, Ushtria Malazeze deri në Shkodër, ndërsa Ushtria Greke deri në Vlorë. Edhe atëherë patëm intervenimin e shpëtimtarëve të popullit shqiptar, ultimatum i
Austro Hungarisë se nëse nuk tërhiqeni nga Durrësi e nga Shkodra brenda 8 (tetë) orëve, do ta bombardojmë Beogradin !!! 

Erdhi te Konferenca e Londrës, me vështirësi të jashtëzakonshme, u arrijt të shpëtohej një territor shqiptar nga kthetrat sllavo greke , Shqipëria Londineze. Kështu ndodhi me përfundimin e LDB-së kur shqiptarët luftuan kundër euro-amerikanëve, duke e sjellur pansllavizmin në Sazan, për ta bllokuar kësisoji Grykën e Otrantit !!! 

Erdhi te viti 1977, shpërtheu “Revulucioni demokratik i vonuar” u zhbë Shqipëria Londineze !!! 

Erdhi intervenimi i miqve euro-amerikan, prap u shpëtua ajo copë Shqipëri ! 

Erdhi Mbledhja e Rambujes dhe sërish miqtë euro-amerikanë u vunë në veprim për ta shpëtuar popullin shqiptar. Të gjithëve na kujtohen bombardimet për 78 ditë me radhë të caqeve ushtarake serbo-sllave, pas të cilave qëndronte si zakonisht Rusia pansllaviste, duke shpenzuar 78 miliardë dollarë për çlirimin e plotë edhe të një territori shqiptar – Shqipërinë Atlantike ! 

Dora konspirative antishqiptare serbo-sllave edhe tani, sërish në veprim: Lëvizja VV, për të devalvuar dhe shkatërruar çdo gjë !!! 

Të jeni të bindur se edhe ju Ramush, Jakup e Fatmir keni rënë në kurthin e konspiracionit antishqiptar sërbo-sllav !!! 

Mua më erdhi kërcnimi se: “Je i pari që do të dënohesh nga Vetvendosja” Ramush, Jakup e Fatmir, të jeni të bindur se edhe juve si dhe tërë popullit shqiptar po i përgatitet një dënim i madh ! 

E vetmja shpresë është Euro-Amerika.